Skenderbeu

Sabri Godo BTI0078

New product

Përshkrim i shkurtër

Roman historik, ndryshe nga të tjerët, i shkruar nga i mirënjohuri Sabri Godo, që tregon historinë e heroit tonë kombëtar. Romani përshkruan trimëritë e luftës 25-vjeçare kundër turqve, por edhe ndjenjat e tij, çfarë mendon ai, mënyrën e komunikimit me të afërmit, ushtarët, trimat shqiptarë, dashurinë për Shqipërinë. Një roman që këtë figurë kaq të lartë kombëtare e afron më shumë me ne, e bën më njerëzore dhe më të afërt.

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Tirana Times
ISBN9789995684761

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

"...roman historik për Skëndërbeun, që hyn në rradhën e romaneve më të mira të shkruar në gjuhën shqipe deri më sot, jo vetëm në sajë të kulturës së gjerë historike të autorit dhe të përkushtimit të jashtëzakonshëm të tij ndaj historisë kombëtare, ndaj ngjarjeve dhe figurave të saj të mëdha, por edhe në sajë të konceptit të tij të veçantë historik. Sabri Godo e shkruan Skënderbeun e tij për ta bërë të qartë atë që është e paraqitur e mjegulluar; për ta kthyer së mbari atë që, si e thotë vetë, është paraqitur së prapthi dhe për ta bërë të shumëkuptueshme atë që është thjeshtësuar kuptimisht...ai e hulumton të vërtetën historike duke shfrytëzuar dokumentet - aty ku dokumentet nuk mungojnë; duke përdorur fiksionin - aty ku dokumentet nuk janë lënë dhe duke e përdorur me dhunti të rrallë magjinë e fjalës - si në rastin e parë ashtu edhe në rastin e dytë. ...në romanin e tij Skënderbeu, si edhe në romanet historike të të gjithë shkrimtarëve të mëdhenj, do të gjejmë histori të mjaftueshme sa t'u besojmë atyre që thuhen dhe mjeshteri të veçantë stili aq sa atë histori të bëjë kuptimisht dhe artistikisht të paharruar. ...Sabri Godo i kthehet historisë së Skënderbeut jo vetëm për ta treguar dramën e madhe historike të popullit të vet, të popullit që ka bërë shtëpinë në udhëkryqin mes Lindjes e Perëndimit, aty ku janë përplasur qytetërime, besime, interesa dhe pushtues të ndryshëm, por edhe për të rigjetur atë që ne bashkëkohësve, nuk na i lejonin politikat dhe ideologjitë sunduese: liritë, vlerat, idealet, domethënë arsyet për Shpresën që e kishim ndaj të ardhmes, që ka filluar të gdhijë." Rexhep Qosja

Data sheet

ISBN9789995684761
Published year2010
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitmbi 18-vjeç