Elena Kocaqi EKO0005
New product
Ky libër rrokë rrugëpërshkrimin nga Troja e lashtë deri në ditët tona të banorëve që jetojnë në trevat e sotme të shqiptarëve. Libri ndërtohet mbi studimin që autorja ka bërë në lidhje me rrënjët e shqiptarëve, të cilët kanë lënë gjurmë në historinë botërore. Autorja i shikon shqiptarët si krijuesit dhe drejtuesit e perandorive të mëdha, që nga Aleksandri i Madh, Perandoria e Romës, e Bizantit dhe Osmane.
This product is no longer in stock
Shtëpia Botuese | Emal | |
| ISBN | 9789928041036 | |
Shqiptarët kanë dhënë kontributin e tyre për krijimin e disa shteteve moderne si të Egjiptit, Turqisë, Greqisë, Rumanisë, Italisë etj." "Shqiptarët janë gjyshërit e kombeve dhe gjuhëve të Europës si dhe krijuesit e qytetërimit më të lashtë etnik evropian dhe nuk meritojnë të trajtohen siç janë trajtuar, sidomos në shekullin e XX.
Bota duhet të dijë të shfrytëzojë dhe të kanalizojë aftësitë e shqiptarëve në drejtimin e duhur, për të kontribuar për të mirën e njerëzimit dhe, për ta bërë këtë, ajo duhet të njohë historinë e vërtetë të këtij kombi."
Në këtë libër, autorja flet për lëvizjet pellago-ilire dhe kontributin e tyre në krijimin e popujve të Evropës. Autorja flet për Mbretërinë trojane, Dinastitë trojano-dardano-albane të Evropës; për dinastinë maqedone; për Aleksandrin e Madh të Maqedonisë; dinastia e Epirit (Pirro i Epirit); Dinastia e Ptolemenjve në Egjipt; Perandorët dhe strategët ilirë të Romës; Kostandini i Madh; Perandorët ilirë të Bizantit; Kryeministrat shqiptarë të qeverisë osmane si dhe shumë figura të shquara me origjinë shqiptare.
Në realizimin e këtij studimi, autorja është mbështetur në autorët Antikë dhe të Mesjetës. Në mënyrë të veçantë ka studjuar autorët gjermanë, për të cilët thotë se janë më të besuar sepse janë pasardhës të drejtpërdrejtë të popujve pellazgo-ilirë, që lëvizën drejt Evropës, dhe janë dëshmitarë të ngjarjeve për të cilat autorët grekë nuk kanë dijeni, sepse janë më të vonë se ata.
Krijimin e popujve të Europës autorja e lidh me lëvizjet e popujve të qytetëruar të kohës që janë trojanët. Populli që doli nga përmbytja e madhe. Pasardhësit e Noes u vendosën në Europë.
Legjenda e ardhur nëpërmjet Apianit thotë se "Këtë emër (Ilir) ky vend (bëhet fjalë për Ilirinë - Linda) e mori nga Iliri i biri i Polifemit. Bijtë e ciklopit Polifem dhe Galatës të quajtur Keltë, Ilirë dhe Galë lanë Siçilinë dhe bënë sundimtar mbi fiset të cilat nga emrat e tyre u quajtën Kelt, Ilir dhe Galë" Pra, legjenda tregon se keltët, ilirët dhe galët janë vëllezër. Dhe këto vëllezër populluan Ballkanin, Anglinë dhe Francën.
Një lëvizje tjetër popullsie që ndikoi në krijimin e popullsive të Europës është ajo pas Luftës së Trojës. Heronjtë e Trojës me fiset e tyre, që shpëtuan nga shkatërrimi, u shpërngulën për në Europë. Ene Dardanidi u vendos në Itali, ku pasardhësit e tij themeluan Romën dhe më vonë Perandorinë Romake. Kurse i nipi i tij, Briti, u vendos në Angli. Por atje gjeti popullsinë, e të njëjtit gjak të tij, që kishte krijuar Albionin, siç quhej Anglia e lashtë. Kurse Briti i dha këtij shteti emrin e tij, Britani dhe ndërtoi Londrën, nën shembullin e Trojës, duke e quajtur Troja e re. Popullsia anglo-saksone përbën lëvizjen e tretë të popullsisë, që u shpërngul në Angli. "Për të qenë sa më të qartë, - thotë autorja - dyndjet e popullsive në Britani janë kryer në disa valë, por më të rëndësishmet kanë qenë dy. Së pari, dyndja dardane e shekullit të XI p.k. dhe së dyti, dyndja anglo-sake në shekullin e VI-VII të erës së re. Bashkimi i këtyre dy popullsive krijoi kombin britanik." faqe 46.
Po kështu autorja e shikon popullsinë franceze si një bashkim të popujve galë (që e morën emrin nga Gali vëllai i Ilirit dhe i Keltit), frankë (që e morën emrin nga Franko trojani 1181-1171 p.k.), të ardhur në këtë territor pas rënies së Trojës, dhe të romakëve. Ata i dhanë kryeqytetit të Francës emrin Paris për të kujtuar, princin Trojan, Parin, të birin e Priamit, që rrëmbeu Helenën e bukur dhe u bë shkas për luftën e Trojës dhe rrënimin e atij qytetërimi. Por që realisht ajo bëri dhe historinë.
Teutonët një nga fiset kryesore gjermanike, formuan kombin gjerman dhe atë skandinav.
Pra autorja konkludon se "Fiset kryesore, të cilat formuan kombin francez, anglez, gjerman, skandinav, janë frankët, teutonët, gotët, anglo-saksët, normanët, langobardët etj. Të gjitha këto fise kanë ruajtur në historinë e shkruar nga vetë ata faktin e emigrimit, se nga ku, dhe si emigruan, luftërat që kanë bërë dhe vendet ku u vendosën. Ajo që ka ruajtur një popull në traditën e tij, është shumë herë më e vlefshme, nga ajo që thonë të tjerët për të. Këta popuj që populluan Europën dhe që i dhanë botës qytetërimin më të lartë që ka njohur, nuk vinin nga pylli dhe nga hiçi, ashtu siç është thënë deri më sot, por ishin pasardhës të gjyshërve të tyre etnikë evropianë, sepse rrjedhin nga ata." f.63.
Dy librat "Albanët me famë në mijëvjeçarë" dhe "Roli pellazgo-ilir në krijimin e kombeve dhe gjuhëve evropiane", që autorja ka nxjerrë, janë me vlera për lexuesin shqiptar, për historinë e shqiptarëve dhe përbëjnë një thesar për bibliotekën e çdo shqiptari.
| pages | 225 |
| ISBN | 9789928041036 |
| Published year | 2007 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| History | Albania |
Ky është studimi i parë në Shqipëri pas 100 vitesh për administrimin e Shqipërisë nga Austro-Hungaria në Luftën e Parë Botërore. Në libër trajtohet konflikti Austri-Italia për Vlorën dhe për integritetin e Shqipërisë politike në fillim të kësaj lufte. Vlora konsiderohej për Austrinë, me e rëndësishme se e gjithë Serbia, madje quhej porti me i rëndësishëm...
Studiuesja e njohur Elena Kocaqi sjell një botim të dytë për raportin mes Shqipërisë dhe Austro-Hungarisë dhe rolit të tyre për ndërtimin e shtetit shqiptar. Përmes dokumenteve dhe arkivave vijnë të gjitha projektet dhe financimet që bëri Vjena për ndërtimin e infrastrukturës, shkollës dhe zhvillimit të vendit
Në këtë libër trajtohet roli i ilirëve në krijimin e kombeve të Evropës, si dhe roli i gjuhës shqipe në lindjen e gjuhëve evropiane. Pra katër janë tezat që diskutohen: Substrakti pellazgo-ilir i Evropës prehistorike dhe antike: Origjina pellazgo-ilire e kombeve antike evropiane duke përfshirë atë romake dhe atë para-greke dhe antike-greke: Origjina ilire...
Në studim trajtohet komplet lufta e Trojës, nga fillimi deri nw mbarim vetwm nga aspekti njerëzor, duke lënë mënjanë mitet dhe hyjnitw. Ky është studimi i parë i këtij lloji për këtë luftë në Shqipëri por nga ky këndvështrim edhe nw rang ndërkombetar.
Studiuesja Elena Kocaqi boton studimin “Shqipëria dhe fuqitë e mëdha 1817-1918”. Në fokus është roli që kanë luajtur fuqitë e mëdha në copëtimin e trojeve shqiptare. Kocaqi rendit se si këto fuqi nuk morën parasysh asnjë parim kombësie, por vetëm fetar, kur ndan territoret shqiptare. Ajo shton se fuqia që ndikoi negativisht në zbatimin e territoreve...
Studiuesja Elena Kocaqi pretendon se ky dokument qe vjen ne kete liber ndryshon historinë e shqipes se shkruar, pasi ajo merr një pozitë me te vjetër, sesa kjo qe ne njohim deri me sot.
Ky studim sjell shumë informacion të reja te pabotuar me parë. Teza e prejardhjes pellazgo-ilire ka një rëndësi te jashtëzakonshme dhe ka qenë e pranuar gjate gjithë kohës, nga autorët e huaj, por e lënë nën hije me qellim nga historiografia komuniste shqiptare.