Aurel Plasari DK0057
New product
"Karta europiane e identitetit të shqiptarëve": edhe kështu mund të titullohej ky libër për nga rëndësia kultuhistorike që paraqet pozicioni i Arbërisë dhe i arbërve në veprën e Enea Silvio Piccolominit
9 Items
Shtëpia Botuese | Botimet IDK | |
| ISBN | 978 9928 136 31 2 | |
Karta europiane e identitetit të shqiptarëve: edhe kështu mund të titullohej ky libër për nga rëndësia kultuhistorike që paraqet pozicioni i Arbërisë dhe i arbërve në veprën e Enea Silvio Piccolominit, veçan te De Europa e tij, por edhe në pjesën tjetër të saj. Një aventurier I madh, siç e ka cilësuar ndonjë historian i Kishës duke ia përgojuar të ritë? Apo një papë I madh, siç e kanë quajtur historianë të tjerë? Pa dyshim një humanist emërmadh dhe i pari që ripohoi unitetin shpirtëror të Europës me përfshirjen në të si të pjesës së saj perëndimore, edhe të asaj lindore, çfarë e zhdukte tendosjen e dikurshme mes Lindjes dhe Perëndimit duke e riaktualizuar konceptin Europë e duke i dhënëpërmbajtjen e re tanimë politike.
| pages | 470 |
| ISBN | 978 9928 136 31 2 |
| Published year | 2015 |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
Libri "Skënderbeu - Një histori politike" është vlerësuar më 2018 me Çmimin Shkencor Ndërkombëtar të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë për studimet më të suksesshme për Gjergj Kastriotin – Skënderbeun në Vitin Mbarëkombëtar kushtuar figurës dhe epokës së tij.
Në qendër të kësaj sprove është procesi kompleks që shndërroi emrin e një krahine të ngushtë të fasadës adriatikase, të lokalizuar në atë që sot është Shqipëria e Mesme, në një emërtim territorial etnik.