Gjergj Kastrioti Skënderbeu - jeta dhe vepra View larger

Gjergj Kastrioti Skenderbeu - jeta dhe vepra

Kristo Frashëri BDI0425

New product

Përshkrim i shkurtër

Autori e ka konceptuar hartimin e kësaj monografie mbi jetën dhe veprën e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, të lidhur edhe me paraqitjen e burimeve historike dokumentare të shek. XV, dokumentet bashkëkohëse të heroit, që fillojnë me kohën e Gjon Kastriotit dhe mbarojnë me vdekjen e Skënderbeut. Monografia është vëllimi i parë i kolanës që ndiqet nga nëntë vëllime me burime dokumentare, (vëll. 2-10), të cilat botohen për herë të parë.

More details

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9789928292001

4 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

29 other products in the same category:

More info

Përse ky konceptim, me shtrirje kaq hapësinore dhe vëllimore të veprës? Cila është arsyeja që hustoriani Frashëri nuk u mjaftua si zakonisht me citime e referenca të këtyre burimeve dokumentare në faqet e monografisë së tij, por i paraqiti të gjitha ato në vëllime shqoëruese? E thënë ndryshe, pse e pa ai të nevojshme shoqërimin e monografisë me botimin enkas edhe të burimeve dokumentare historike, siç e kemi sot përpara? Përgjgigjen e ka dhënë vetë autori, i cili nënvizon: “Për ta shpëtuar Heroin dhe luftën epike të shek. XV nga kritikat që u bëheshin dy biografëve kryesorë korifenj të tij, Barletit si panegjirik dhe Biemit si falsifikator, më lindi pyetja qysh në vitet ’50 të shekullit të kaluar, nëse mund të trajtohej një histori e Skënderbeut dhe epopesë së tij, duke u mbështetur vetëm në burimet dokumentare bashkëkohore të heroit, pa shfrytëzuar veprat e dy biografëve të diskutueshëm të lartpërmendur”.

Për të realizuar këtë detyrë, autorit iu deshën disa dekada që të mblidhte gjithë materialin e mundshëm dokumentar të shek. XV të sistemonte burimet dokumentare në origjinal dhe në përkthimin shqip, të cilat janë deri në nëntë vëllime. Burimet përbëhen nga akte shqiptare dhe të huaja, perëndimore dhe lindore, të vjelura nga arkivat e Venedikut, Raguzës, Romës, Napolit, Milanos, Barcelonës, Parisit, Ankarasë dhe Stambollit. Ky material, kryesisht kancelaresk, ploësohet me kronistët osmanë, ata bizantinë dhe italianë të shekullit të XV. Ai pasurohet gjithashtu me shkrime memorialistike dhe me letërkëmbime të disa personaliteteve shqiptare dhe të huaj, të gjithë bashkëkohëtarë të Heroit.

Data sheet

Lloji i botimitHardcover
pages759
ISBN9789928292001
Published year2019
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
I ri1