Irene Vallejo A-000705
New product
BOTART sjell në shqip “PAPIRUS - Shpikja e librave në botën e lashtë”, një nga titujt më vlerësuar në botë, nga autorja spanjolle Irene Vallejo. Libri hidhet në treg më 21 prill 2021. Parapaguaje që tani. Libri vjen tek ju sapo të dalë nga shtypshkrimi.
479 Items
Shtëpia Botuese | Botart | |
ISBN | 9789928341266 | |
Viti i botimit | 2021 | |
LIBRI QË LINDI MES MOTIT TË KEQ
Në një nga ato kujtimet e parapëlqyera të fëmijërisë, eci e kapur pas dorës së madhe të gjyshit tim, me kurrizin e saj të spërkatur me ato njollat e verdha që i lyen mosha.
Në krah të tij, ndihesha absolutisht e sigurt. Jo vetëm që kujdesej për mua, por kishte një instinkt mbrojtës universal dhe pa dallime. E shoh të kërrusur në rrugë, duke u përpjekur të vendosë në vend kapakun e një pusete apo duke hequr nga trotuari lëkurët e frutave për të shmangur ndonjë aksident të mundshëm.
Duke provuar nëse skelat e një godine në ndërtim ishin të sigurta. Duke mbajtur kova me ujë, që nga shtëpia, për të vaditur pemët që po japin shpirt gjatë muajve të tmerrshëm të verës së Saragozës. Gjyshi im kërkonte që largonte ato të këqija që mund të shmangeshin, donte të shpëtonte njerëz të panjohur, bimët, çdo gjë në botë.
Dëshironte të korrigjonte e të ndreqte çdo kaos. Kur kishte neutralizuar kërcënimin e një lëkure dinake prej bananeje të hedhur në trotuar, më thoshte: “E sheh? E mira nuk duket. Dikush nuk do të përplaset këtu, nuk do të rrëzohet e të thyejë këmbën. Dhe kurrë nuk do ta marrë vesh këtë”.
Ky libër flet për ata njerëz si gjyshi im. Për shpëtimtarët e padukshëm. Për shkatërrimin që dikush e shmangu me një përpjekje të heshtur. Për kaosin që mund të kishte qenë, por nuk ndodhi. Për të mirën që nuk vihet re.
Papritur, “PAPIRUS” ka mbërritur në duart mikpritëse të lexuesve në një periudhë çudirash, kohësh të zymta që na kanë sjellë në mendje brishtësinë tonë të pashërueshme.
Të befasuar nga pasiguria, kemi ndier mbrojtjen e infermierëve anonime që përballeshin çdo ditë me një virus të padukshëm dhe me frikërat e tyre. Ida Vitale shkroi: “Duke qenë se nuk i shpëton asgjëje, përpiqu të jesh ti shpëtimi i diçkaje”. Këta muaj, duke kërkuar ndonjë vegjë ku të kapemi apo ndonjë kamerdare shpëtimi ndaj angështimit, i kemi drejtuar sytë te librat, te këto sende ‒ të cenueshme ashtu siç jemi edhe ne ‒ që gjithmonë kanë qëndruar përbri nesh dhe në anën tonë, që na shpëtojnë nga çdo lloj ngujimi vetëm me lëvizjet e buta të syve dhe të duarve tona, dhe na kujtojnë se i gjithë universi mund të futet në brazdat e një faqeje të shtypur.
Të lexosh, do të thotë të dëgjosh muzikë në formën e fjalëve. Është diçka e afërt dhe e çuditshme. Ndonjëherë është si të flasim me të vdekurit për t’u ndierë më të gjallë. Është një udhëtim pa lëvizur. Është një mrekulli e përditshme. Në këto kohë mbylljeje, kemi vërtetuar se librat e zbutin ankthin dhe na shpien diku larg.
Sot vlerësojmë ‒ ndoshta më shumë se kurrë ‒ rolin që luajnë në jetët tona të trazuara nga tallazet dhe pështjellimi. Përgjatë shekujve, këto peshtafe fjalësh u kanë mbijetuar luftërave, diktaturave, thatësirave, krizave dhe katastrofave.
Utopitë brenda tyre presin ditë më të mira. Na ofrojnë vazhdimisht në faqet e tyre ‒ si krahë të hapur ‒ idetë, historitë dhe rrëfenjat që na nevojiten për të shkruar të nesërmen.
Gjithnjë kam qenë pesimistja zyrtare e familjes. Në fakt, këtë ese nisa ta shkruaj në disa rrethana personale të zymta. Dhe, në mënyrë paradoksale, kur rrethanat ishin vërtet të këqija, dezertova.
E braktisa anijen e fatalizmit në mes të stuhisë. Përqafova, shumë vite pas atyre patrullimeve tona në rrugë kur shihnim për ndonjë lëkurë bananesh, idetë e gjyshit tim në lidhje me bollëkun e shpirtmirësive të padukshme. Nuk është rastësi: ndërsa bëja përpara, germë pas germe, rresht pas rreshti në shkrimin tim, jetova në kontakt të përditshëm me njerëz të përkushtuar ndaj kujdesit ‒ profesionistë të përkujdesjes, shtylla të heshtura mbështetëse.
Në njëfarë mënyre, ata e krijuan laboratorin e këtij libri, depërtuan nëpër të çarat e imagjinatës sime. Ata ishin peizazhi im. Përvojat gjithnjë u japin formë ideve dhe, në këto rrethana, boshti i esesë anoi butësisht drejt aventurave të heshtura të shpëtimtarëve anonimë të librave.
PAPIRUS lindi i vogël, në mes të motit të keq, në antipodet e shpresave të mëdha. Më ngjall emocion fakti që është rritur falë zemërgjerësisë së atyre njerëzve të afërt e të panjohur, të atyre grave entuziaste e të fshehta. Për sa kohë qëndron i mbyllur, një libër është vetëm një partiturë e heshtur me tekstin dhe muzikën e një simfonie të mundshme. Nuk ka histori, nuk ka faqe që të regëtijë pa u përkëdhelur nga sytë e të tjerëve. Për të marrë jetë ka nevojë për interpretues që t’i bëjnë telat të dridhen, që të përshkojnë ethshëm pentagramin, që të pëshpëritin këngët me theksin e vet, që ta modulojnë melodinë sipas ritmit të kujtimeve të tyre. Të lexosh, kërkon të besosh te historia, por edhe ta krijosh atë. Letërsia, siç thoshte Ursula K. Le Guin, ofron një bashkëpunim mes rrëfimtarit dhe publikut, mes shkrimtares dhe lexueses; është imagjinatë dhe bashkëbisedim. Kështu, të shkruash do të thotë, gjithashtu, t’ua besosh veten duarve të tjera, shikimeve dhe zërave të tjerë. Dhe pikërisht aty ka ndodhur e pazakonta, ajo polifonia emocionuese e leximeve ritmike dhe me të njëjtin hap. Siç do të thoshin Blanche DuBois te romani Tramvaji me emrin Dëshirë dhe gjyshi im, ky është një libër i shpëtuar nga shpirtmirësia e njerëzve të panjohur. Falënderim pa fund për të gjithë ata dhe ato, për ty, që e mbani të gjallë këtë aventurë mijëravjeçare.
IRENE VALLEJO, gusht, 2020
***
ÇMIME
Eseja më e brohoritur e kohëve të fundit.
Çmimi “Syri kritik i rrëfimtarisë”.
Çmimi “Libraritë rekomandojnë”, në kategorinë e veprave jo të trillit.
Çmimi “Buho për librin më të mirë”, i Shoqatës Aragoneze të Miqve të Librit.
Çmime të “Romanit historik hislibris”, në kategorinë e veprës më të mirë jo trill.
Çmimi “Veprimi civil në mbrojtje të shkencave humane”, në kategorinë e veprës më të mirë jo trill.
***
VLERËSIME
“Ata libra që të zbusin, që të shtrojnë, që të imponojnë ritmin e leximit, që të ulin nervat, nuk gjenden lehtë, pavarësisht se janë aq të nevojshëm. Libri i fundit që kam zbuluar titullohet Pafundësia në fijet e xunkthit.”
Juan Jose Millas, El Pais
“Dashuria për librat dhe për leximin është atmosfera në të cilën kalojnë njëra pas tjetrës faqet e kësaj kryevepre. Jam absolutisht i sigurt se do të vazhdojë të lexohet edhe kur lexuesit e sotëm të jenë në botën tjetër.”
Mario Vargas Llosa
“Mund të jesh një profesor filolog dhe në të njëjtën kohë të shkruash si një engjëll.”
Luis Alberto De Cuenca, ABC
“Vallejo ka vendosur me mençuri të çlirohet nga stili akademik dhe ka zgjedhur zërin e rrëfimtares, historinë e konceptuar si fabul.”
Alberto Manguel, Babelia
“Një shtjellim serioz dhe i këndshëm që përshkohet nga kënaqësia e të rrëfyerit.”
Gonzalo Torne, El Cultural
“Irene Vallejo sapo nënshkroi një libër gjenial, universal, unik.”
Jordi Carrion, The New York Times
Lloji i botimit | Hard Cover |
pages | 448 |
ISBN | 9789928341266 |
Viti i botimit | 2021 |
Vendodhja e botimit | Tirane |
Gjuha | Shqip |
Tipi i publikimit | Libër |
Grupmosha e leximit | mbi 14 vjeç |
Statusi | I ri |
Numri i botimeve | I parë |
Përkthyesi | Ivzi Koçi |
Roman | Motivim&Vetëdije |
I ri | 1 |
Ky botim është një përmbledhje studimesh dhe artikujsh me rastin e 140vjetorit të themelimit të Shoqerisë e të shtypuri shkronja shqip. Në të paraqiten materiale që nga koha e themelimit të kësaj shoqërie (1879) si Kanonizma e Shoqërisë, Shkonjëzatë shqip pra alfabeti shqip (i njohur si Alfabeti i Stambollit), komisioni i të cilit përbëhej nga figura si...
: Përpjekja Shqiptare ishte një revistë e përmuajshme kulturore e botuar nga tetori i vitit 1936 deri në mars të vitit 1939. Ajo u botua në 27 numra dhe preku pothuajse çdo fushë të jetës kulturore e shoqërore të Shqiperisë së atyre viteve. Revista u themelua nga publicistët e njohur të kohës, Branko Merxhani e Petro Marko.
Morali i biznesit dhe tregtisë në 40 Hadithe është një libër në formën e një këshilluesi moral për biznesin.
Materiali i klasës së tetë është matrioshka e sipërme e kësaj kolane botimesh. Me një gjuhë më të pasur materiali shkollor shtjellon kuptimin dhe nevojën e fesë. Është feja që ndihmon njeriun që të pranojë realisht rrethanat ku jetojmë, për të mos ju nënshtruar fatkeqësive dhe vështirësive që sjell jeta e përditshme. Feja ka qenë pasuese e rregullt e...
Në kuadër të ciklit didaktik të MësimBesimit vjen vëllimi i shtatë, për klasën e shtatë të shkollës 9vjeçare. Ashtu si dhe në vëllimet pararendëse, edhe në këtë vëllim parashtrohen në përmasa didaktike themelet e besimit islam si dhe njohuria e nevojshme për to. Ky vëllim gjithashtu paraqet edhe aspekte të tjera të jetës së besimtarëve si mirënjohja,...
Në kuadër të ciklit didaktik të MësimBesimit vjen vëllimi i gjashtë, për klasën e gjashtë të shkollës 9vjeçare. Në këtë vëllim autorja jep njohuri mbi Islamin, duke u fokusuar në njohjen e mësimeve bazë, kuptimin e fjalës Islam si dhe shpjegimin e shtyllave të fesë. Libri është i ndërtuar me një gjuhë të thjeshtë dhe të kuptueshme. Më tej në libër...
Në kuadër të ciklit didaktik të MësimBesimit vjen vëllimi i pestë, për klasën e pestë të shkollës 9vjecare. Po ashtu si libri për klasën e katërt, edhe ky vëllim ruan formatin e libërrevistës. Edhe materiali brenda tij ka në kapërcyell vëllimin e katërt. Libri ka një raport të përmbysur të materialit analitik me atë grafik. Kjo vjen natyrshëm sepse kemi...
Në kuadër të ciklit didaktik të MësimBesimit vjen vëllimi i katërt, për klasat e katërta të shkollës 9vjeçare. Materiali është në formën e një reviste ku autorët i janë përshtatur moshës së kësaj klase, duke e pasuruar materialin me vizatime, skica, poezi dhe tregime në kontekstin e besimit në Zot. Teksti orientohet edhe në rritjen e vlerave për edukimin...
Në kuadër të ciklit didaktik të MësimBesimit vjen vëllimi i tretë i serisë, për klasën e tretë të shkollës 9vjeçare. Autorët kanë synuar që në këtë vit shkollor të kësaj kategorie moshe, tju mësojnë fëmijëve udhëzimet e fesë islame, të dërguarit e Zotit, mirësjelljen në shoqëri dhe në familje, miqësinë etj. Teksti është i pajisur me ushtrime zbavitëse,...
Në kuadër të ciklit didaktik të MësimBesimit vjen vëllimi i dytë i serisë për klasën e dytë të shkollës 9vjeçare. Autori me një alternim të materialit grafik me tekstin e shkruar, zbërthen në gjuhen e thjeshtë dashurinë për shoqërinë, kuptimin e fjalës Islam, kujdesin e Zotit për gjithësecilin, si dhe disa prej ritualeve bazë të fesë islame dhe kuptimin e...
Pjesë e kontributit të Fondacionit ALSAR në fushën e publikimeve dhe atë të arsimit, janë edhe botimet në seri MësimBesimi të cilat janë përshtatur për nxënësit e shkollave të ciklit 9vjeçar dhe të shkollave të mesme. Këto botime në përputhje me moshën dhe përmbajtjen, zhvillojnë në mënyrë didaktike njohuritë fillestare mbi besimin, edukimin qytetar dhe...
Në historinë e shtypit shqip, kjo gazetë njihet si një e përjavshme politike, shoqërore, kulturore, letrare, historike, me katër faqe, që u shtyp në shtypshkronjën Mbrothësia të Kristo Luarasit, me shkronjat e alfabetit të Stambollit.
Islamizimi i Shqipërisë nën Turqit vjen për herë të parë në lëmin shqiptar të botimeve dhe është një prej dy botimeve madhore të autorit mbi Shqipërinë. Ky librër është një tezë magjistrature e paraqitur në Universitetin e Bostonit në vitin 1941, por e pabotuar më parë. Ky botim shoqërohet me tekstin orgjinal në anglisht, për ti dhënë mundësi çdo të...
Kjo vepër e Prof. Dr. Mehmet Maksudo?lu, Historia Osmane dhe Institucionet vjen në ribotimin e saj të tretë në gjuhën shqipe. Qoftë për nga metodologjia, qoftë për nga analiza krahasimtare, qoftë për nga përfundimet historike të shumë elementëve të periudhës Osmane, ky libër përbën një tekst të rëndësishëm studimor në këtë fushë.
Tragjedia me tre akte Helena është një vepër letrare që falë njohjes së historisë dhe vërtetësisë së paraqitjes arrin të realizohet artistikisht.
Veprat e Hafiz Ali Korçës i përkasin fushës së gjuhës, letërsisë, publicistikës, Islamit, përkthimit etj. Në secilën vepër të tij, H. A. Korça ka arritur të paraqesë dhe të trajtojë probleme të rëndësishme që ndërlidhen me kombin shqiptar, por edhe me kulturën shqiptare në përgjithësi.
Ky libër nga profesori tetovar Metin Izeti është një shtjellim i fenomenit të mevludit ndër shqiptarët.
Ky libër dygjuhësh, shqip dhe boshnjakisht, përbëhet nga materiale të ndryshme të autorit e diplomatit të karrierës z. Shaban Murati, të mbledhura ndër vite.
Kjo vepër e njohur e rilindasve tanë të shquar, vepër e përbashkët e S. Frashërit, Pashko Vasës dhe Jani Vretos, qëndron në themelet e shqipes që njohim dhe shkruajmë sot.
Në ngjarjet zhvillimore të historisë së Shqipërisë dhe të kulturës shqiptare në veçanti ndalimi i besimit, mund të cilësohet me përmasat e një fatkeqësie në historinë tonë moderne.
Konferenca e mbajtur me rastin e kremtimit të 20vjetorit të hyrjes së trupave të NATOs në Kosovë, ka gjetur pasqyrim në botimin Shtetformimi i Kosovës dhe Shqipëria: Sfidat dhe perspektivat.
WITH OVER THREE MILLION COPIES SOLD, read the Sunday Times and No.1 New York Times bestselling, record-breaking thriller that everyone is talking about - soon to be a major film.
THE NUMBER ONE INTERNATIONAL BESTSELLER: CHOSEN AS A BOOK OF THE YEAR BY THE GUARDIAN, TELEGRAPH, SUNDAY TELEGRAPH, I PAPER, SUNDAY EXPRESS, IRISH TIMES, TIMES LITERARY SUPPLEMENT, AMAZON, AUDIBLE, BUZZFEED, REFINERY 29, WASHINGTON POST, BOSTON GLOBE, SEATTLE TIMES, TIME MAGAZINE, NEWSWEEK, PEOPLE, ENTERTAINMENT WEEKLY, KIRKUS, PUBLISHERS WEEKLY AND...
“Proza e shkurtër”, përfshin tregimet dhe novelat e shkruara nga Kadare midis viteve 1953 deri më 2009. Një pjesë e tyre janë nxjerrë nga arkivi i autorit, të tjerat nga gazeta dhe revista të kohës, nga librat me tregime e novela të botuara në vite të ndryshme, kurse pjesa tjetër prej veprës së plotë Kadaresë.
Albumi "Janaq Paço" është një botim i realizuar në kuadrin e 105 vjetorit të lindjes së skulptorit te spikatur shqiptar te shekullit te XX. Albumi ilustrohet me imazhet e veprave të artistit që ruhen në koleksionit të Galerisë Kombëtare të Arteve, Tiranë dhe nga koleksioni i familjes Paço, vepra këto që publikohen për herë të parë për publikun. Në album...
Seti me kartolina ''Albania's Byzantine and Post-Byzantine Icons'' është konceptuar të jetë në formën e një koleksioni prej 30 imazhesh me ngjyra në format kartoline (12 x 17 cm) të përzgjedhur nga veprat dhe objektet ikonografike të koleksionit të Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar, në Korçë (qytet në Shqipërinë Juglindore).
Për të gjithë që e duan PUSHTETIN, duan ta kuptojnë PUSHTETIN dhe duan të mbrohen nga PUSHTETI
Ky tekst ju vjen në ndihmë të gjithë nxënësve të klasave të treta, të cilët mund ta përdorin për leximet jashtë-klase. Botimi është përgatitur nga Nertina Nallbati dhe Floreta Kurti dhe përmban informacione në fusha të ndryshme, të cilat u vijnë në ndihmë fëmijëve për të zgjeruar botkuptimin e tyre.
Në këtë libër Mirza Bashir-ud-Din Mahmud Ahmed, parashtron dhjetë argumente nga Kurani i Shenjtë për të treguar me forcë bindëse se ekzistenca e Zotit mund të vërtetohet me siguri të plotë dhe në një mënyrë që nuk mund të hidhet poshtë.