101 legjenda per Beratin, Tomorrin dhe te tjera View larger

101 legjenda per Beratin, Tomorrin dhe te tjera

Clirim Mukli A-004432

New product

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

UEGEN
ISBN9789928033680

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Mali i Tomorit dhe ai i Shpiragut që qëndrojnë përballë njëri-tjetrit, i pari dhe më i madhi në lindje, ndërsa i dyti dhe më i vogli në perëndim, në kohë shumë të lashta, parahistorike, ishin, sipas legjendës, dy vëllezër të fuqishëm, ishin dy gjigandë. Sa ishin të vegjël ata shkonin shumë mirë me njëri-tjetrin, luanin bashkë dhe duheshin shumë, por, kur u rritën, filluan të grindeshin mes tyre, sepse që të dy ranë në dashuri me një vajzë shumë të bukur që quhej Zanë. Ditët dhe javët kalonin dhe, sa më shumë kohë që kalonte aq më e madhe bëhej grindja e tyre, sa kishte rrezik që të derdhej edhe gjak mes dy vëllezërve. Zana e bukur i dashuronte të dy njësoj dhe zemra e saj nuk po vendoste dot se kë do të zgjidhte, sepse të dy vëllezërit gjigandë po aq sa ishin të fuqishëm ishin edhe të bukur. E ndodhur në një mëdyshje të tillë ajo dëshironte me gjithë shpirt që grindja e tyre të shuhej, prandaj dhe nuk i pushoi asnjëherë lutjet e saj.

Kur pa se nuk po e pushonin grindjen, Zana iu drejtua perëndive duke iu lutur që të ndërhynin ata për të vendosur paqen mes vëllezërve gjigandë, por, në vend të paqes, plasi lufta. Tomori, i armatosur me shpatë, e goditi Shpiragun duke i shkaktuar prerje të thella në të gjithë trupin, ndërsa Shpiragu, nga ana tjetër, i armatosur me gurëhedhës...

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages265
ISBN9789928033680
Published year2019
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
I ri1