Naltimi i ndergjegjes kombetare

Át Anton Harapi FRA0087

New product

Përshkrim i shkurtër

At Anton Harapi vjen me një tjetër profil, - atë të publicistit në këtë botim. Një pjesë e mirë e artikujve të tij të botuara në revistën Hylli i Dritës, si dhe disa shkrime të botuar në gazetën Ora e maleve në vitet 1923-1924 janë përfshirë në këtë libër. Me rëndësi të veçantë është edhe fjala e tij që ka mbajtur në Këshillin e Naltë, ku vetë Harapi shpjegon arsyet se pjesë u bë pjesë e strukturave të shtetit kur Shqipëria ishte nën pushtim.

More details

14 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botime Franceskane
ISBN9789995697563

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Mendimi estetik dhe filozofik i tij vazhdon të shërbejë sot si një mënyrë për të intepretuar kulturën tonë kombëtare. Pas studimeve për teologji në Austri e Romë ai kthehet në Shqipëri më 1910 dhe shugurohet meshtar. Gjatë viteve 1912-1913 kur Shkodra qe e rrethuar nga trupat malazese e serbe ai i përkushtohet shërbesave fetare dhe njerëzore në kishën “Zoja Rruzare” në Shkodër, ku ishte edhe Kuvendi Françeskan.

Gjatë kohës së takimeve që i paraprinë pavarësisë së Shqipërisë kërkohet nga nëpunësit e Ministrisë së Jashtme të Perandorisë Austro-Hungareze si përkthyes gjatë bisedimeve që u zhvilluan mes kontit L. von Berthold dhe Ismail bej Vlorës, në mungesë morën sivëllaun e tij françeskan P. David Pepën.

Por At Anton Harapi kujtohet dhe për fatin e tij të trishtë në histori. Ne ende sot nuk e dimë ku prehet trupi i tij.

Pas hyrjes së komunizmit fati i tij ndryshoi përgjithmonë. I përpiktë me jetën shpirtërore, dhe i rreptë me trupin e tij, dashamirë me të gjithë njerëzit që takonte, qe një ndër klerikët më të ditur që e nderoi Kishën dhe atdheun me shkrime dhe vepra. Ishte një ndër katër “Regjentët” emëruar në krye të shtetit gjatë pushtimit gjerman. Pas largimit të pushtuesve duke menduar se regjimit do të rrëzohej shpejt u strehua në Plan të Dukagjinit.

Pas kërkimeve të rrepta komunistët e gjetën duke u lutur dhe i vunë prangat menjëherë. Për gati gjashtë muaj qëndroi në birucat e hetuesisë në Tiranë, duke u torturuar prej xhelatëve komunistë. U dënua padrejtësisht dhe u pushkatua mbrëmjen e 14 shkurtit në orën 18.30. Eshtrat e tij janë ende në një gropë të panjohur diku në rrethinat e Tiranës.

Data sheet

pages436
ISBN9789995697563
RedaktoriAt Viktor Demaj, At Mirash Marinaj
Published year2017
Vendodhja e botimitShkodër
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
HistoryAlbania
I ri1