Ky botim është bërë me kumtesat e mbajtura në konferencën kushtuar 140 vjetorit të lindjes së At Shtjefën Gjeçovit nga Provinca Françeskane në Shkodër, ku morën pjesë gjuhëtarë, studiues, historianë dhe akademikë të njohur në Shqipëri
Atë Konrad Gjolaj është një nga emrat që rrallë e kurrë përmenden ndër mjetet zyrtare të komunikimit; një nga njerëzit për të cilët nuk kujtohet kush kur flitet nëse pati disidencë në Shqipërinë e diktaturës. Prandaj Çinarët është dëshmia më e mirë e tij, janë kujtimet për atë çka pa, është vepra e tij e mbrame për të kuptuar sistemin komunist dhe...
Dictionarium latino-epiroticum (Romæ 1635) per R. D. Franciscum Blanchum është ribotim i plotë, autentik, i plotësuar me shënime dhe studime nga studiuesi i njohur Bardhyl Demiraj. Si i tillë, ky libër vjen në ndihmë të gjithë ata që duhet të studiojnë tekstin, por edhe raportet mes shqipes dhe latinishtes
Ky është një botim i përmbledhur biografik i At Zef Pllumit ku sjell të gjithë anëtarët më të spikatur të Urdhrit Françeskan që kanë ushtruar aktivitetin e tyre në Shqipëri. Ky botim është një vlerë edhe për rolin që ka luajtur ky urdhër për kulturën dhe historinë kombëtare shqiptare
Janë kujtime të vitit 1915. Në këto kujtime tregohet lufta që udhëhoqen malësorët në krye fratin At Bernardin Llupi, aso kohe famullitar në Palç, kundra ushtrisë malazeze që mësynte me coptue Shqipninë dhe me marrë veriun e saj. Sigurisht synonte Shkodrën. Shumë ngjarje të panjoftuna tregohen prej At Bernardin Llupit.
Kanuni i Lekë Dukagjinit është botim anastatik, duke ruajtur me besnikëri botimin dhe tekstin origjinal të botimit të parë që ka përgatitur At Shtjefën Gjeçovi. Ky është një botim luksi dhe me çmim fantastik, duke qenë njëherësh një ndër botimet më të kërkuara në treg
Ka shumë tekste të Lahuta e Malcis, por ata që duan të lexojnë botimin origjinal, ky është i vetmi. Botimet Françeskane sjellin botimin XVII i cili ka krijuar besimin e padiskutueshëm te lexuesi, jo vetëm për shkak të autenticitetit, por edhe për shkak të cilësisë dhe çmimit ekonomik
Leka ka qenë një nga revistat kulturore më të njohura në vitet '30 në Shqipëri prandaj ky botim I karakterit bibliografik sjell të gjithë historinë e saj: "1929-1944, bibliografi kronologjike, Bleni III" iu vjen në ndihmë atyre që duan të studiojnë fenomenet kulturore, shkrimet, analizat, dhe studimet që u botuan në të gjithë historinë 15-vjeçare të kësaj...
Ky është një botim i rrallë me të dhëna rreth bibliotekës françeskane, e cila konsiderohet një pasuri me vlera të jashtëzakonshme kombëtare për librat që përmban, dorëshkrimet e ruajtura dhe dokumentet me vlera të rralla historike
Provinca Françeskane Shqiptare është nga botimet më të plota që tregon historinë e misioneve të këtij urdhri që nga shekulli XIII deri në vitet 60 të shekullit të XX. Për herë të parë jepen të dhëna për rolin fetar në ruajten e krishtërimit në Shqipëri, por edhe për kontributin që dhanë françeskanët për gjuhën, kulturën dhe zhvillimin social-ekonomik të...
At Gjergj Fishta njihet pak si prozator, dhe ky botim i përgatitur nga Prof. Dr. Persida Asllani sjell përmasën e këtij kolosi të kulturës komëbtare si prozator. Në vëllimin e parë janë përfshirë të gjitha krijimet që nga viti 1899 deri 1922
At Gjergj Fishta njihet pak si prozator, dhe ky botim i përgatitur nga Prof. Dr. Persida Asllani sjell përmasën e këtij kolosi të kulturës komëbtare si prozator. Në vëllimin e II janë përfshirë të gjitha krijimet që nga viti 1923 deri në vitin1940
Ky është botimi autentik Prralla kombëtare, vëllimi I, i mbledhur prej gojës së popullit nga studiuesi, etnologu dhe historiani At Donat Kurti. Suksesi prej disa dekadash e ka bërë librin referencial për të njohur dhe studiuar krijimtarinë popullore shqiptare ndër shekuj
Ky është botimi autentik Prralla kombëtare, vëllimi II, i mbledhur prej gojës së popullit nga studiuesi, etnologu dhe historiani At Donat Kurti. Suksesi prej disa dekadash e ka bërë librin referencial për të njohur dhe studiuar krijimtarinë popullore shqiptare ndër shekuj
Konsiderohet një vepër monumentale pasi është thirrja e brendshme e ndërgjegjes së këtij vendi. Ky libër është i ndarë në tre pjesë, sipas tre ndarjeve që bëri frati i madh, dhe konsiderohet një botim luksi për bibliotekë dhe për dhurata. Vëllimi “Rrno vetëm për me tregue”, Libri i kujtimeve, pjesa e parë, përfshin periudhën 1944 – 1951. Ky libër ka dalë...
Konsiderohet një vepër monumentale pasi është thirrja e brendshme e ndërgjegjes së këtij vendi. Ky libër është i ndarë në tre pjesë, sipas tre ndarjeve që bëri frati i madh, dhe konsiderohet një botim luksi për bibliotekë dhe për dhurata. Libri “Rrno vetëm për me tregue”, vëllimi i dytë “Liria midis dy burgimeve, përfshin periudhën 1950-1967. Ky libër ka...
Konsiderohet një vepër monumentale pasi është thirrja e brendshme e ndërgjegjes së këtij vendi. Ky libër është i ndarë në tre pjesë, sipas tre ndarjeve që bëri frati i madh, dhe konsiderohet një botim luksi për bibliotekë dhe për dhurata. Libri “Rrno vetëm për me tregue”, vëllimi i tretë “Robnia e gjatë”, përfshin periudhën 967-1989. Ky libër ka dalë në...
Vitet e para të meshtarisë Atë Marini shërbeu në Kthellë, Pishkash, Bazë-afër Burrelit e Matit, kohë e zona të cilat ai do t’i shfrytëzonte për botimin pak vite më vonë të veprës “Skenderbeu simbas gojëdhanave”. Kjo vepër plotëson boshlleqet e detajet për të cilat e kishte porositur Atë Shtjefën Gjeçovi, mbi gjithë traditën popullore, toponomastiken dhe...
Ky është versioni italisht i veprës monumentale të Atë Zef Pllumit, i cili është përgatitur me parathënie të ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi. Kjo vepër ka pasur jehonë të madhe në tregun italian dhe është konsideruar si një testament për të kuptuar sistemin komunist