Ne emer te Noes View larger

Ne emer te Noes

Fatos Baxhaku A-005574

New product

Përshkrim i shkurtër

Galeria e portreteve të Arbërve dhe Shqiptarëve në shekujt XV - XIX në librin “Në emër të Noes" të Fatos Baxhakut është e madhe sa Deti Mesdhe dhe fama e tyre në kronikat e kohës.

More details

290 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Papirus
ISBN9789928325068

900 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Në këtë libër vijnë disa personazh me historite e tyre:

“Një Kaptinë më lart bëmë fjalë për bëmat, ato të vërtetat e Mami Arnautit. Mirëpo nga të gjitha prej tyre vetëm robëria e Miguel de Cervantes do të mbetet gjatë në kujtesën kolektive të Krishtërimit.

Cervantes në 1605 do të botojë Don Kishotin e Mancës, një ndër librat më të lexuar në botë, edhe sot e kësaj dite. Mami Arnaut ia la në dorëzim skllevërit e tij të shtrenjtë spanjollë mikut të tij, grekut Dali Mami.

Që nga kjo ditë e tutje arbëri nuk ka më asnjë lidhje me këtë histori. Cervantes u lirua nga murgjit e Urdhërit të Trinisë së Shenjtë përkundrejt një shpërblimi të majmë në tetor të 1580. Cerek shekulli më vonë doli në dritë legjendari "Don Kishoti i Mancës".

"Murat Arnauti mbahet mend në historinë detare të atyre anëve për një arritje vërtet të guximshme në lundrim. Ai ishte ndër të paktët kusarë të Algjerit që lundroi në Oqeanin Atlantik me galera të gatitura vetëm për ujërat mesdhetare.

Në ishullin e Lanzarot-it ai sulmon me egërsi portet Teguise dhe Arrecife. Ngjarja alarmoi Spanjën. Nën komandën e fisnikut Martin de Padilla një flotë e madhe bllokoi Gjibraltarin.

Murati u strehua gjatë te miqtë e tij marokenë, deri sa një natë me stuhi, kur askush nuk e priste, u përvodh, arriti të çajë bllokadën pa u dëmtuar aspak dhe lundroi lirshëm drejt Algjerit."

"Alush Ali Pasha-Këlliçi, armik, mik e bashkëpunëtor i shumë arbërve dhe protagonist i historisë së tyre, mbylli sytë afër 80 vjeç në 1587 në Stamboll. Jeta e tij e pazakontë u mbyll me një ëndërr të parealizuar: donte të hapte i pari kanalin e Suezit, madje thonë se punimet u bënë gati për t'u nisur.

Disa kronikanë janë të bindur se, nëse sulltani do t'i financonte punimet me të ardhurat nga Egjypti, kusari i vjetër kalabrez do ia kishte dalë mbanë të arrinte atë që Ferdinand de Lesseps kreu vetëm afër 280 vjet më pas."

Fatos Baxhaku

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages258
ISBN9789928325068
Published year2020
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
I ri1