Revista Medius nr. 9-10 View larger

Revista Medius nr. 9-10

Instituti i Komunikimit Medius A-005446

New product

Përshkrim i shkurtër

Në këtë numër të revistës Medius është ngritur çështja shqetësuese “Shqipëria, çfarë shkoi keq?” ku vijnë disa nga këto këndvështrime të ndryshimeve dhe zhgënjimeve që pasuan këto tridhjetë vjet. Këto tema janë trajtuar në këtë numër nga Fabian Zhilla, Hajrudin S. Muja, Milazim Krasniqi, Redi Shehu, Ergys Mërtiri, Ervin Hatibi, Selami Xhepa, Lulzim Hoxha, Latif Mustafa, Ardian Vehbiu, Fitim Zekthi, Xhodi Hysa, Klementin Mile, Elsa Demo, Agim Baçi

More details

4 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Shpella jonë e mendimit në këta tridhjetë vjet të ndryshimit politik ka nevojë për çlirim. Por, që të marrim shtegun e duhur për të dalë nga kjo shpellë, është e rëndësishme të pyesim: A mundëm vallë në këtë kohë të shquajmë imazhin nga realiteti?

A arritëm që ta lexojmë saktë humbjen e koncepteve të rëndësishme për jetën gjatë diktaturës: konceptin e të drejtave të njeriut, të drejtën e pronës, atë të lirive fetare e politike?

Për tridhjetë vjet munguan studimet që të tregonin se sa ishte e gatshme elita që trashëguam nga komunizmi t’i ndryshonte këto koncepte. Të ardhur nga një shkollë e bindjes dhe jo e kuptimit të lirive dhe ndërthurjes së mendimit individ- shoqëri, shumica e të zgjedhurve, edhe pse me grada shkencore dhe emër publik, dolën se ishin më së shumti “teologë” të kulturës së diktaturë, pa mundur dot t’i lëvrojnë të drejtat që vijnë nga zbatimi i ligjit apo morali i besimit në Zot.

Frika se një shoqëri që kishte humbur besimin te Zoti do e kishte të vështirë të rigjejë rrugët e gjykimit moral, duket se rezultoi e vërtetë. Fatkeqësisht, pafuqia e gjykimit me të vërteta ka lënë pezull edhe gjykimet mbi të ardhmen e shqiptarëve në rajon, të cilët janë ende pa një politikë të qartë e të përbashkët. Mjerimit të gjithanshëm në diktaturë dhe rënies së saj si ideologji shoqëria shqiptare iu përgjigj me apati. Shenjat e mëdha të dhunës, e sidomos zëvendësimi që i kishte bërë ai sistem i dashurisë njerëzore me dashurinë për partinë, trashëguan ura njerëzore të dëmtuara keqas nga mosbesimi dhe shikimi i tjetrit si armik. Boshllëku i madh që krijuan këto mungesa gjatë diktaturës, u kthyen në telajon e zhgënjimeve, ku nostalgjikët mbajtën fort penelatat e tyre, duke u bërë shtytës së një demokracie tarafesh, duke ushqyer sërish kulturën e bindjes dhe jo atë të ligjit të së vërtetës.

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages84
Published year2020
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitRevistë
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
I ri1