Revista Medius Nr. 14 Shoqeria e spektaklit View larger

Revista Medius Nr. 14 Shoqeria e spektaklit

Instituti i Komunikimit Medius BGJ0154

New product

Përshkrim i shkurtër Për këndvështrimet mbi pasojat e shoqërisë së spektaklit mund të lexoni në Medius 14 shkrime nga: Selami Xhepa, Vehbi Miftari & Donik Sallova, Lutfi Dervishi, Anjeza Xhaferraj, Lulzim Hoxha, Ervin Hatibi, Albert Riska, Latif Mustafa dhe Agim Baçi

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

ISBN9770261778895

500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Bota sot po sheh në ekrane apo portale fenomene të cilat, për shekuj me radhë, i ka konsideruar si “vetëm familjare”, apo “vetëm të një komuniteti” apo “të fshehta përvëluese”. Kësaj panorame, ku më së shumti nxiten anët më të errëta të natyrës njerëzore dhe jo kulturimi i tyre, i ka paraprirë largimi i librit dhe përhapja e gjerë e televizionit dhe portaleve “rozë”, të cilat, në vend të nxitjes së mendimit kanë synim argëtimin dhe vdekjen e mendimit individual. Ndaj në shoqërinë shqiptare është më e lehtë të besohet gënjeshtra.

Ashtu siç e kishte parashikuar edhe Xhorxh Oruell në romanin “1984”, se në vende ku funksionon apo ka funksionuar diktatura, gënjeshtra është disa hapa përpara të vërtetës.

Por, a ka shpresë, pas zgjimit më të madh të anëve të errëta të njeriut? Njerëzimi ka patur në historinë e vet kohë të errëta, por që ka mundur gjithnjë t’i kapërcejë. Por kapërcimi nuk ka qenë i mundur pa u mbështetur më parë tek institucione morale, institucione që e kanë bazën në besim, që i japin më shumë arsye bindëse njeriut se përse duhet të mendojë mirë dhe bëjë mirë.

Një nga rrugëtimet drejt mbijetesës është libri, që i fton lexuesit në meditim, që i fton në procesin e të menduarit vetë, duke u larguar plogështinë që krijon pafundësisht konsumizmi.

Libri është ftesë për liri, dhe jo thjesht për argëtim. Dhe njerëzit që besojnë se mund të jenë të lirë kanë më pak gjasa që të jenë viktima të manipulimit. Ndaj është me rëndësi që ndryshimi të nisë nga debati mbi moralin, sepse vetëm prespektiva morale e asaj që presim nga veprimet tona mund të jetë motorr për ndryshim.

Data sheet

pages162
ISBN9770261778895
Published year2021
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip/Anglisht
Tipi i publikimitRevistë
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë