Revista Medius Nr. 17 Intimja vs publikja View larger

Revista Medius Nr. 17 Intimja vs publikja

Instituti i Komunikimit Medius BGJ0153

New product

Përshkrim i shkurtër

Në numrin 17 të Medius do të lexoni shqyrtime të kësaj teme nga: Lulzim Hoxha, Fabian Zhilla, Sumea Ramadani, Klementin Mile, Armand Bora, Redi Shehu, Kim Mehmeti, Brenton Kotorri, Agim Baçi, Donika Omari, Fitim Zekthi dhe Ervin Hatibi.

More details

11 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

ISBN9770261778895

500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

“Në shoqëritë e spektaklit asgjë nuk jetohet më, por veç grumbullohet në paraqitje”, shprehet teoricieni francez Guy Debord, në librin e tij “Shoqëria e spektaklit”.

Padyshim që në këtë shumësi paraqitjesh, një nga aspektet më të debatueshme është ai i seksualizimit të shoqërisë, i cili prej kohësh ka thyer muret e intimitetit dhe tashmë po na serviret thjesht si një vakt debati. Shoë, pyetësorë, emisione e shumë tekste që mbështeten për publikim sot në Shqipëri po e shtyjnë përpara debatin e seksit si një rrugë që të çon drejt lirisë.

Rekrutimi i opinionit publik në llogoren e duartrokitjeve i ka lënë shteg zvetënimit të gjithçkaje, ndërkohë që lakuriqësia dhe orientimi seksual shtrohen si çështje që tani duhet t’i sqarojmë hapur me fqinjin, me shokun e klasës, me kushëririn. Madje, çështjet e seksit tashmë shtrohen për diskutim me formulën “tani dhe pa u fshehur”, duke ngritur kështu spektaklin e instinktit dhe të epshit.

Fatkeqësisht një debat i tillë ka zbritur deri në moshën e minorenëve, në sistemin arsimor nëntëvjeçar, duke rrezikuar t’u japë fëmijëve idenë e gabuar se trupi është më i rëndësishëm se mendja dhe duke përgatitur kështu një ushtri të re të gatshme për të ndjekur spektaklin dhe të cirkun e ofruar që i mëshon erotikmendimeve. Ka edhe nga ata që e sugjerojnë si një rrugëtim për të njohur veten dhe gjuhën. Dikush tjetër e shet si një betejë për të shembur të vjetrën dhe për të përqafuar modernen, të renë.

Ky lloj cirku publik, ku imazhi zë vendin e objektit e ku pamja ka zëvendësuar qenien, po ndikon gjithnjë e më shumë që shoqëria jonë ta shtyjë moralin dhe të menduarit tej, në periferi të përditshmërisë.

Hapësirat e mëdha që ka zaptuar ky debat janë edhe për shkak se qarqet universitare prej kohësh janë strukur përballë furisë së spektaklit. Për fatin tonë të keq edhe klerikët kanë humbur terren në të qenët faktor publik për çështje të tilla kaq të rëndësishme për mënyrën e perceptimit dhe të komunikimit tonë si shoqëri. Për pasojë të heshtjes së faktorëve që deri pak vite më parë konsideroheshin të rëndësishëm për opinionin publik, cirku i zhveshjes së gjithçkaje do të kërcënojë gjithnjë e më shumë të menduarit përmes normave të moralit.

Madje, morali rrezikon të konsiderohet luks i panevojshëm në rrugëtimin për të qenë në rregull me kohën. Në këtë numër, Medius synon ta sjellë këtë debat, duke besuar se gjithsecili prej nesh është i përfshirë në pasojat e këtij cirku, edhe kur nuk arrin të shohë veten se është në mes të skenës.

Data sheet

pages162
ISBN9770261778895
Published year2022
Vendodhja e botimitTirane
Gjuhashqip/anglisht
Tipi i publikimitRevistë
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
I ri1