Revista Medius Nr. 15 e djathta perballe postmodernes View larger

Revista Medius Nr. 15 e djathta perballe postmodernes

Instituti i Komunikimit Medius BGJ0156

New product

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

ISBN9770261778895

500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Nuk është gjithaq me rëndësi zënka mes burrështetasve shqiptarë dhe ajo çka, për shembull, u thotë Kryeministri i Shqipërisë opozitarëve dhe Presidentit të vendit, siç nuk janë të rëndësishme as talljet e tij thuajse me mbarë shqiptarinë. Nuk kanë rëndësi as thëniet e opozitarëve drejtuar Kryeministrit të shtetit, që duket sikur komunikojnë thuajse me një rrugaç të pandreqshëm.

Ajo që ka më tepër rëndësi është heshtja e turpshme, poshtëruese dhe trishtuese e akademikëve, krijuesve, profesorëve...., heshtja që ndihmoi në fuqizimin e hajdutëve dhe kriminelëve politikë të cilët morën në duar fatin e shqiptarisë. E rëndësishme, pra është heshtja që shpalos kalbëzimin e vlerave tona, kalbëzim që shton plehun politik.

Nëpër “Shqipëritë” tona mbisundon heshtja sepse ne nuk guxojmë të flasim për partitizmin që shkatërroi çdo gjë shqiptare, sepse ne jemi prindërit që fëmijëve tanë u ndërtuam shoqëri ku një dele kushton qindra euro, ndërsa një votues vetëm dhjetëra, ku deputeti shitet e blihet për miliona euro, ndërsa votuesit e tij për një thes me miell.

Në shoqëri të tilla flitet për “destruktivitetin” e feve, por jo për “talebanët” tanë partiakë që varfëruan popullin, që detyruan rininë tonë të degdiset nëpër botë, ku në pjesën më të madhe ajo deshqiptarizohet e kriminalizohet.

Pikërisht, ne heshtim sepse kemi frikë ta themi të vërtetën se radikalizmi dhe banditizmi partiak janë ato që “Shqipëritë” tona i bënë “xhunga” ku nuk ia vlen të jesh as i mençur e as i ndershëm ngaqë fatin ta përcaktojnë qeveritarë e burrështetas të cilët e dinë se kur mik dhe këshilltar ke cubin e katundit, nuk ke pse druan nga të ndershmit dhe mendimtarët e tij.

...Me siguri e keni dëgjuar thënien se vetëm gjatë fëmijërisë dhe rinisë njeriu jeton me fytyrën që i ka dhënë Zoti. Pra, njeriu lind e rritet me fytyrën që i ka dhënë Zoti, por plaket e vdes me fytyrën që vetë ka zgjedhur: me atë të turpit apo atë të njerëzores. Na mbetet pra të zgjedhim se me cilën fytyrë do t’i mbyllim sytë.

Data sheet

pages162
ISBN9770261778895
Published year2022
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip/Anglisht
Tipi i publikimitRevistë
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë