Grup autorësh A-002749
New product
Hidhet ne qarkullim Revista Letrare – Pranvere 2022, botim i RL Books, përgatitur nën drejtimin e Dritan Kiçit. Në këtë numër do të gjeni intervista me shkrimtarë, tregime, poezi, ese dhe përkthime
195 Items
Shtëpia Botuese | RL Books | |
| ISBN | ISSN 2736531X20211 | |
Revista Letrare - pranverë 2022 sjell në dy intervista:
Lea Ypi tregon për librin e saj "Të lirë", si kalohet me sukses nga libri akademik në atë letrar, si dhe rrëfen metodën e saj krijuese.
Agron Tufa na flet për stilin, krijimin, elementet e rëndësishme të një vepre letrare dhe për librin e tij të fundit "Ngjizja e papërlyeme".
Në poezi:
Mimoza Ahmeti sjell 14 lirika me një gjuhë që të habit, të bën të mendohesh e që reflekton marrëzinë e kësaj bote sa të bukur aq edhe të çuditshme.
Ledia Dushi vjen me 6 poezi në gegnisht, me titull e pa titull, njësoj si dhe dyzimi i vargut të saj, mes absurdit dhe dyzimit kohor.
Ambasadori Arben Çejku sjell, me 8 poezi, aroma e ngjyra të para në një këndvështrim stoik e përshkrues plot imazhe.
Irma Kurti vjen me 5 poezi që sjellin shpirtin e gruas përmes një retorike të pastër e të drejtpërdrejtë. Vargje plot revoltë e falje.
Bajram Dabishevci sjell 4 poezi hermetike, të mbushura me figuracion, një metaforë e pastër e kohës që përshkruan.
Jorgos Alisanoglu vjen me 4 poezi të përkthyera me aq mjeshtëri nga Eleana Zhako.
Linditë Ramushi Dushku sjell ëmbël 5 poezi në gegnisht, me ndjesi e aroma trupash njerëzorë.
Artur Spanjolli me tri poezi mbi vetminë, dëshpërimin dhe dashurinë e larguar.
Albina Sinaj Shehetila sjell për herë të parë për lexuesit 6 poezi plot metafora e një revoltë të hidhur për kohën, njerëzit, nostalgjinë dhe lumturinë.
Në prozë:
Faruk Murtaj sjell "Mama të bëra prej nëne", një tregim që rrëfen rrethin vicioz të jetës mes gruas që është nënë dhe çdo vajze që bëhet grua.
Augusto Monterroso vjen me 9 mikrotregime të shqipëruara nga Elvana Zaimi.
Enriketa Kalldrëmxhiu Barbey vjen me "Slow gym", një tregim mbi sensualitetin pa moshë e kufizime dhe bukurinë e përjetshme të dashurisë fizike.
Jennifer Nansugba Makumbi me "Ta tregojmë këtë histori si duhet", përkthyer nga Dritan Kiçi, rrëfen një histori emigrantësh me gra në atdhe dhe në kurbet, që varfëria i bën të gënjejnë e të përdridhen, që aq shumë i ngjan historisë së shqiptarëve.
Romela Bozhani sjell "Në sytë e Zizisë, baobabi" një rrëfim klasik udhëtimi në një vend ekzotik, ku mrekullia e bukuria shuhen mes tyre.
John Updike, me shqipërim nga Arbër Ahmetaj, vjen me një tregim epistolar, "I dashur Aleksandros", një dritare në jetën e një vendi të huaj në tradita e përjetime.
Balil Gjini sjell esenë e mrekullueshme "Fjalët: edhe kaçka, edhe kuçka", që në titull tingëllon misogjenik, por në të vërtetë është një reflektim tepër i ndjeshëm mbi natyrën njerëzore.
| ISBN | ISSN 2736531X20211 |
| Redaktori | Dritan Kiçi |
| Published year | 2022 |
| Vendodhja e botimit | Bruksel |
| Tipi i publikimit | Revistë |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
Me njohuritë bazë për lexuesit e vegjël dhe me më shumë se 700 fotografi dhe ilustrime, "Enciklopedia ime e parë" është burim themelor për mendjet kureshtare të lexuesve të vegjël. Ky libër i mrekullueshëm mbështet me profesionalizëm të gjitha temat që zhvillohen në ciklin e ulët shkollor.
Është burim themelor për mendjen kureshtare të lexuesve të rinj. Me njohuritë, faktet dhe ilustrimet fantastike, josh imagjinatën e çdo lexuesi.
Enciklopedia e parë e lidhur me Internetin. Me fakte mahnitëse, me lojëra e veprimtari pa fund dhe me mbi 2.000 ilustrime të mrekullueshme.
Ku? Kur? Çfarë? Pse? Shfletoni "Enciklopedia e re për fëmijë" dhe gjeni në të përgjigjet e të gjitha pyetjeve tuaja. Nga galaktikat gjigante te bakteret mikroskopike, nga qelizat e trupit të njeriut te qytetërimet e lashta: - Të gjitha temat thelbësore që shtjellohen sot në shkolla, janë riprodhuar me mjeshtëri dhe në mënyrë tërheqëse në këtë libër.
Një libër i shkëlqyer praktik dhe pedagogjik për të rritur dijet dhe fantazinë e fëmijës tuaj. Gjithçka rreth hapësirës, tokës, botës së gjallë, njeriut dhe shkencës: Pyetje, përgjigje, fakte, rekorde, veprimtari dhe pyetësorë.
Zbuloni të fshehtat e shkencës me 101 eksperimente zbavitëse që mund t'i realizoni edhe në kushtet e shtëpisë. Hyni në një botë magjike, ku do të mësoni duke u argëtuar.
Mësoni gjithçka për trupin e njerit nga koka te këmbët. Fakte, pyetësorë, veprimtari të ndryshme ju mësojnë, ju argëtojnë, ju nxisin kureshtjen dhe ju zgjerojnë njohuritë.
Të ndash faktin nga trillimi, të shembësh mitin dhe të provosh të vërtetën: gjithçka përmes një përmbledhjeje enciklopedike ku zbulohen të vërtetat.
Një libër që do t'ju mahnisë me njohuritë, faktet, ilustrimet dhe mënyrën si është konceptuar. Një enciklopedi fantastike, e cila ka bërë për vete të gjithë ata që kanë pasur mundësinë ta shfletojnë.
“Bazat e Programimit Kompjuterik” përmban gjithçka që I nevojitet një programuesi fillestar. Grafikat e ngjyrosura ndërthuren me udhëzimet hap pas hapi, për ta bërë artin e kodimit të qartë, të kuptueshëm dhe të këndshëm edhe për fillestarët. Ky udhëzues I mrekullueshëm do t’ju tregojë se si të ndërtoni lojëra dhe animacione duke përdorur dy gjuhë...
Enciklopedia e parë për dinozaurët e botuar në shqip. Përmban ilustrime, fakte mahnitëse, lojëra dhe veprimtari pa fund dhe çdo faqe është e lidhur me internetin.
Këtu do të mësoni çdo gjë rreth kafshëve. Përmban ilustrime, informacione, pyetje, përgjigje dhe për më tepër çdo faqe është e lidhur me internetin.
Fakte, kërshëri, statistika, rekorde. Ky libër do t'ju tregojë si të zbarkoni në një kometë, si të shëtisni në hapësirë dhe si të zbuloni mrekullitë e botës sonë. Gjithashtu do të mësoni: Pse vendosen teleskopët në hapësirë? A e kanë vizituar? Kur u formuan oqeanet dhe kontinentet?Tokën jashtëtokësorët? Cili është organi më i madh i trupit të njeriut?
La Fonteni i ka fabulat fantastike, por kur botimi është në një cilësi të lartë, fëmijët i shijojnë më shumë dhe e mbajnë më gjatë librin në duar. Nëse do që djali/vajza juaj ta shijojë zgjuarsinë, ironinë, sarkazmën dhe mjeshtrinë e vargut të fabulistit më të madh të të gjitha kohërave, zgjidhja më e mirë është “Fabulat më të bukura”, një botim special i...
Lexojuani princërve dhe princeshave tuaja para se të nisen për ndonjë udhëtim në vendet e ëndrrave përrallore.
Histori me zana e princesha, me aventura fantastike dhe vende magjike.
Eja dhe zbulo 18 rrëfenja me zana. Njëra zanë të dërgon shumë të puthura, një tjetër të pëshpërit fjalë të ëmbla, një e tretë t'i përmbush të gjitha dëshirat. Kalo bashkë me to çaste të mrekullueshme.
12 përralla të mrekullueshme të shoqëruara me ilustrime plot ngjyra. Shëtitni me to në botën e aventurave dhe të fantazisë.
Qeshni dhe argëtohuni me kafshët që do të takoni. Njihuni me personazhe të çuditshme që do ju shoqërojnë gjatë leximit dhe imagjinatës suaj.
Në 5 libra të mrekullueshëm do të mësoni historitë fantastike të princeshave, të sirenave, të zanave dhe të këcimtareve më të njohura në botë.
Princesha e vërtetë je ti! Thellë brenda çdonjërës prej jush fle një princeshë, e cila pret çastin të dalë e të shfaqet në dritën e diellit, falë ndihmës së këtij libri, ëndrra juaj do të marrë jetë! Shfletojeni dhe do të mësoni se si të visheni si një hyjneshë, të vallëzoni bukur dhe të bëni biseda të këndshme. Zbuloni si të silleni si ZONJUSHË e...
Bëhuni pjesë e argëtimeve të kafshëve të fermës. Me 18 meloditë e mahnitshme që përmban ky libër, përveç ëndjes së leximit, fëmijët do të argëtohen duke shtypur butonat.
Me 18 meloditë e mahnitshme, përveç ëndjes së leximit, fëmijët do të argëtohen duke shtypur butonat.
Vogëlushët njihen me botën që i rrethon: - Me kafshët, frutat, numrat, format, lodrat dhe konceptet e para.
Ngjyrosni yjet e kinemasë dhe yjet e kërcimit. Bëjini të shkëlqejnë duke i zbukuruar me diamante!
Ngjyrosni yjet e kinemasë dhe yjet e kërcimit. Bëjini të shkëlqejnë duke i zbukuruar me diamante!
Në këtë ditar të veçantë vetëm për djemtë do të gjeni testet e personalitetit, udhëzime për misionet që do të kryeni, si edhe do të shkruani për të fshehtat dhe aventurat tuaja.