Dora D' Istria ZEN0301
New product
Dora D'Istria, si njohëse e mirë e kulturës, traditave, historisë dhe etnografisë së popujve të Ballkanit, por dhe si një veprimtare e spikatur në fushën e letrave europiane të gjysmës së shekullit XIX për evidentimin dhe njohjen e çështjeve etnike ballkanike që bulëzonin nën suazën e Perandorisë Osmane, - me këtë punim mbi gjendjen politike të shqiptarëve në periudhën e gjysmës së dytë të shekullit XVIII dhe dekadave të para të shekullit XIX, shënon një kontribut të vlertë edhe në lëndën historiografike.
10 Items
Shtëpia Botuese | Zenit | |
| ISBN | 9789928293411 | |
Nëse në historiografinë bashkëkohore shqiptare etapat historike analizohen dhe vlerësohen sipas parimit të rolit të masave në zhvillimet historike, përkundër në këtë punim filli përçues i trajtimit historiografik është roli i protagonistëve individualë që marrin përsipër të kryejnë kthesa të mëdha historike në jetën politike të një populli. Dhe nëse kjo etapè e historisë së Shqipërisë spikat me veçoritë e saj të individualitetit politik mbi faktorët e tjerë ballkanikë, kjo i detyrohet pikërisht rolit të drejtuesve politikë që dolën në skenë në këtë hark kohor, pra dinastisë së Bushatlive dhe Ali Pashë Tepelenës.
Fragment nga teksti:
Duke u rrekur të kuptojmë natyrën e Aliut, gjë thelbësore në një shtet ku sovrani është gjithçka dhe ligji asgjë, përpiqemi të mësojmë atë çka duhet menduar për qeverisjen e tij.
Fizionomia e Aliut ka diçka të mirë që më kot do të kërkohej tek personazhet e shquar të cilët përfaqësuan Shqipërinë pas vdekjes së Kastriotit të madh (Skanderbeg): del nga mjegulla që qarkon të tjerët dhe që nuk lë të krijohet një ide e plotë mbi ta.
Nëse nuk mund të përfitonte prej përvojës së njerëzve më të mëdhenj me anë të librave, përkushtohej përherë që të studionte shpirtin e njeriut dhe të njihte saktësisht shkaqet që mund ta vinin në lëvizje atë.
Shpesh habitemi kur gjejmë në shkrimet e mistikëve, mjaft pak të arsimuar, një psikologji eksperimentale të thellë, dhe një zgjuarësi të veçantë politike tek priftërinjtë që merren vetëm me udhëheqjen e shpirtërave. Aliu kishte mësuar ashtu si ata të njihte dhe të sundonte njerëzit duke i studiuar me durim të mahnitshëm.
Një studim i vëmendshëm i natyrës shqiptare arrin të pajtojë një antinomi që nuk ngjan më pak turbulluese se ato të Kantit. Shqiptari, më i veçanti ndër arianët, nuk parapëlqen autoritetin fetar ndaj gjithë të tjerëve, por është lindor dhe njeri i Jugut; prandaj jepet pas impresionesh të pështjelluara ndjenje fetare që quhen bestytni dhe nuk përbëjnë një sistem besimesh si në fetë e rregullta.
Dhe sigurisht i duhej të gjallëronte projekte aq pak në përputhje me traditat vetjake dhe me zakonet e një vendi, ku të gjithë, i madh e i vogël, i druhen shumë më pak anarkisë se varësisë. Në të vërtetë sistemi i qeverisjes i praktikuar nga ai kishte në themel tolerancën fetare, përzierjen e racave,mbrojtjen e klasave punonjëse, përqëndrimin që zëvendësonte rregullin e fisit.
Toleranca e Aliut nuk ishte megjithatë rrjedhojë e ndikimit të një shekulli që bëri shumë për të garantuar fitoren e lirisë së ndërgjegjes. Por shqiptarët, veçanërisht toskët, ia nënrendojnë krejtësisht fenë politikës
| Lloji i botimit | Hardcover |
| pages | 173 |
| ISBN | 9789928293411 |
| Shtëpia botuese | Nuova antologia di scienze, lettere ed arti firence |
| Published year | 2023 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Grupmosha e leximit | Over 14 years old |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Qemal Velija |