E fshehta e sherbetores View larger

E fshehta e sherbetores

Freida McFadden BOT0849

New product

Përshkrim i shkurtër

Vjen vellimi i dyte i serise Sherbetorja i Frieda McFadden, - nje fenomen global i booktok-ut dhe nje bestseller absolut edhe mes lexuesve ne Shqiperi, - hedhur ne qarkullim nga shtepia botuese Bota Shqiptare

More details

6 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Bota Shqiptare
ISBN9789928006264

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

More info

Mos hyr në dhomën e gjumit të mysafirëve. – Në fytyrën e Dagllas Garrikut bie një hije e zymtë kur ai prek derën me majat e gishtave. – Ime shoqe... është shumë e sëmurë. – Ndërsa ai vazhdon të më tregojë apartamentin fantastik mbi tarracë, kam një ndjesi tmerruese për gruan prapa dyerve të mbyllura. Por nuk mund të rrezikoj humbjen e kësaj pune; jo, po të dua të vazhdoj të ruaj të fshehtën time më të errët...

Është e vështirë të gjej një punëdhënës që nuk më pyet shumë për të kaluarën time. Prandaj falënderoj yllin tim fatsjellës që Garrikët, si për mrekulli, më pajtojnë për të pastruar apartamentin e tyre fantastik prej nga shikohet i gjithë qyteti dhe për të përgatitur ushqime të shijshme në kuzhinën e tyre plot dritë. Mund të punoj ca kohë këtu pa rënë në sy, përderisa më paguajnë mirë.

Shtëpia është pothuajse e përsosur. Por nuk e kam takuar ende zonjën Garrik dhe nuk kam arritur të hedh një sy brenda dhomës së gjumit të mysafirëve. Jam e sigurt që e dëgjoj duke qarë. Kur mbledh rrobat e palara, shikoj pikat e gjakut në jakën e këmishës së saj të bardhë të natës. Dhe një ditë nuk e mbaj dot veten e trokas te dera. Kur hapet ngadalë, ajo që shikoj brenda ndryshon gjithçka...

Është ai çasti kur bëj një premtim. E kam bërë edhe më parë një gjë të tillë. Mund ta mbroj zonjën Garrik pa zbuluar të fshehtat e mia.

Dagllas Garriku ka gabuar. Do të paguajë për gabimin.

Çështja shtrohet vetëm se deri ku jam e gatshme të shkoj...

REVIEWS

"O Zot! TË HEQ TRURIN! Sa më pëlqeu ky roman!... O Zot, kthesa që të mbajnë të mbërthyer!... E përpiva me një frymë!... Roman që të mban frymën pezull deri sa e mbaron!"

– Goodreads reviewer 

"Absolutisht tërheqës!... Fantastik... Kthesa e mbylljes ishte E PAPARË dhe ishte hera e parë kur kam lexuar një triller që kam thirrur 'joooooooo' me zë aq të lartë sa burri më pyeti i shqetësuar çfarë kishte ndodhur!... I shkëlqyer... E rekomandoj fort."

– Goodreads reviewer   

"O Zot i madh... Freida McFadden është MBRETËRESHA e temave të papritura... Të papritura pas të papriturash!... Më rrëmbeu qysh në çastin e parë!... aq sa nuk e lëshoja dot nga dora!... Kishte çaste kur më ikte fryma... Shijova çdo sekondë të leximit!"

– Goodreads reviewer

"OH, PO!... Fluturova mes faqeve si lakuriqi i natës kur del nga ferri. Shumë, shumë i bukur! Më pëlqeu absolutisht çdo sekondë e leximit!... Do t'ju fusë në shtigje të tilla që do të hutoheni e do të thërrisni: Ç'dreqin po ndodh kështu?!"

– Goodreads reviewer

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages376
ISBN9789928006264
Published year2024
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitOver 14 years old
Numri i botimeveI parë
RomanMister&Thriller
I ri1