Ne kete set kemi permbledhur dy prej...
Romani 1984 flet për një botë që gjendet e ndarë në një konflikt të vazhdueshëm. Konflikti justifikon sundimin e qeverisë, e cila ka zhvilluar shkencën me qëllimin për të kontrolluar dhe shtypur individin. Bota e Orwell është ajo ku jeta private e individit nuk ekziston. Njerëzit flasin gjuhën e gazetave. Bota është e ndarë në tre supershtete që shtrihen...
Nje nga kryeveprat e letersise klasike per te rinj, shkruar nga Zhyl Verni, vjen ne nje botim special ne gjuhen shqipe, pergatitur nga Zenit, nen perkthimin e mjeshtrit Halit Selfo.
Më zbrisni këtu posthë ca verdhërime hëne/ Ndonjë gllenjkë shi në një kupë dielli/ T'jua shkrij dënesën e borave/ Vajtojcë për të diela qielli
Lexo Amerikën të zbulosh të nëndheshmen e një kontinenti përrallash. Të qasësh një tjetër univers, një tjetër kohë, një tjetër botë. Të rrokësh imazhet e një utopie të çuditshme që, pa reshtur, përkundet mes ëndrrës dhe realitetit. Me një Jean Baudrillard si udhërrëfyes dhe mentor, Amerique, ose tekstili i vërtetë i modernitetit.
Në këtë vëllim janë përfshirë tregimet: Jeta e çuditshme e Progron Zaharisë; "La fouet": sprovë për eulogji; Visili, i përsosuri; Anatomi e shkurtër e pikëllimit; Letër; Humbold Revolucionari; Për mishin dhe shpirtin; Zenodoti dhe Abu "Umar al – Muhamed in Husein" sufu.
Botimi që keni ndër duar, përmbledh në një vëllim të vetëm disa prej teksteve më të rëndësishme apokrife të Besëlidhjes së Re, të cilat mund t’i grupojmë në disa zhanre: ‘ungjijtë gnostikë’ (Ungjilli i Tomës, Ungjilli i Maries, Ungjilli i së vërtetës, Ungjilli i Judës dhe Ungjilli i Filipit), ‘ungjijtë e fëmijërisë’ (Protoungjilli i Jakobit dhe Ungjilli i...
Në këtë libër jam përpjekur që nëpërmjet përshkrimit të këtyre etiketimeve në një gjuhë të thjeshtë dhe më kuptimplotë të tregoj se ç'është arti në të vërtetë. Fovizmi për shembull është përkthyer si "triumfi i ngjyrës", ekspresionizmi si "piktorë të cilët i dhanë liri emocioneve të tyre", surealizmi si "ëndrra dhe ankthe" dhe pop arti si "piktura që...
Asketika”, traktat i udhakimit të shpirtit human drejt përparimit, nën njësimin e një materializmi të skajshëm dhe idealizmi romantik, ashtu si krejt vepra e tij, gjer te teksti i fundit i tij “Udhëtim në Malin e Shenjtë” (botim Zenit, 2013), përbashkon dy skajet: nisjen e tij kah e përpjeta reale e jetës si dhe përpjekjes spirituale deri në fund të saj.
Në fëmini më habitnin fluturat me krahët gjithë ngjyra. I ndiqja lule më lule. S’i kapja dot, por edhe kur i kapja më linin në gishta veç një push verdhëllemë. Krahët e tyre ishin bërë për qiellin, ama trupi, eh, trupi ishte bërë krejtësisht për tokën, u ngjante krimbave që zvarriteshin ngado në tokë. Kërkova dashuri të tjera. Midis tyre dhe letërsinë....
Filozofia nuk është as soditje, as reflektim, as komunikim. Ajo është veprimtaria e prodhimit të koncepteve. Si mund të dallohet prej rivalëve të saj?
Politika e njeriut, në emër të njeriut, mund të jetë një përshkrim i saktë i humanizmit. Libri i Agambenit është njëkohësisht një rihapje e dosjes së (anti)humanizmit, çështje qendrore e filozofisë bashkëkohore, e inauguruar nga Heideggeri më 1946 në një "Letër mbi humanizmin".
Përmes një rrëfimi që bëhet gjithmonë e më i ngjeshur dhe esencial, dramat shprehin, edhe fizikisht, gozhdimin e personazheve një kuadër ku nuk është i mundur asnjë evoluim ekzistencial apo psikologjik. Në 1969, vlerësohet me çmimin Nobel.
Kjo vepër reflekton jetën në Irlandë në nisje të shekullit të kaluar, dhe duke hedhur poshtë eufemizmat, zbulon realitetin aspak romantik të Irlandezëve. Secila nga të 15 historitë ofron grimca nga jetët e dublinasve të zakonshëm dhe bashkërisht këto histori përbëjnë portretin e një kombi.
Në këtë vëllim janë përmbledhur epigrame nga poetë të botës antike si: Antipatri i Selanikut, Filodemi, Kalimahu, Rufini, Asklepiadi, Meleagri, Honesti, Stratoni, Dioskoridi, Statil Flaku, Parmenioni dhe Glauku.
Epika e dehur. Krenar Zejno sjell në një libër, një mori vargjesh të konceptuara në formën e një piramide. Çfarë janë piramidat? Çfarë mund të gjesh në këto forma kaq të vjetra mbi të cilat orvatet sot ende njerëzimi.
Çdo pikël mrekulli kristalizon çastin e vet./Dhe secili çast buron nga Krishti që takon./Kjo botë s'ka të brendshme ta fshehë/Nuk mvesh magji drite as mister terri.
Le të marrim shembullin e Kritikës së arsyes së kulluar. Ajo nis me zbulimin e fakultetit sipëror të njohjes, pra me interesin spekulativ të arsyes. Ky interes drejtohet për te fenomenet; në fakt, duke qenë se nuk janë gjëra në vetvete, fenomenet mund t'i nënshtrohen fakultetit të njohjes, dhe madje duhet ta bëjnë një gjë të tillë që njohja të jetë e...
"Afrohuni dhe do të ndjeni të regëtijnë në kërmën e baltosur dhe të gjakosur, arteriet e shpirtit universal, venat e bymehura nga gjaku hyjnor. Ky gjiriz është i tëri i mbrujtur me pafundësi: në ato nevojtore ndjehet diçka prej zotit"
James Joyce e shkroi këtë skicë të hollë dashurie në korrik – gusht 1914. Sipas Richard Ellmann – it, biografi unik i autorit, faktet e shumta e përcaktojnë këtë periudhë si të qenësishme, megjithëse dorëshkrimi, ndryshe nga veprat e tjera të Joyce – it, nuk ka dalë. Autori e pati lënë dorëshkrimin – të hartuar në fletë të trasha letre mat e me bojë të...
Historia dhe utopia, tundimi për të ekzistuar, demiurgu mortje, padobia e të qenit lindur apo silogjizma të hidhërimit. Inkursioni tij nuk është as prej shenjti as prej antishenjti, pikërisht se mungon rrugëtimi shënjues.
Sigurisht kurajoja për të rishkruar një klasik kaq të rëndësishëm në historinë e letërsisë botërore si Iliada e Homerit, mund të jetë një utopi dhe pa ndonjë mundësi suksesi. Megjithatë, përpjekja e shkrimtarit italian Alessandro Baricco e ka transformuar këtë roman të ngjeshur dhe voluminoz në një histori të gjallë tërheqëse, që të rrëmben, e cila mund...
Ai është një botë idesh të qarta, të dëlira dhe njëherësh të pazakonta që...Janë shprehur në fjalë me një drejtpërdrejtësi dhe përkorje të shkëlqyer .[Ai] qe tregimtar madhështor.Ne i lexojmë tregimet e Borhesit me kërshërinë hipnotike me të cilën lexojmë zakonisht prozën policore... -Mario Vargas Llosa
Një dramë me pesë akte e Kamysë, një nga shkrimtarët më të shquar të shekullit të XX ku rrok temën e tragjedisë së intelektit
Kjo shëmtia që është mbeturinë nga para nëntëdhjetës, kjo shëmtia pa kategori, domethënë që nuk është as e kundërta fare e bukurisë, e kupton, një shëmti e monizmit apo ku di unë, po që vetëm në demokraci bëhet e dukshme, kjo shëmtia që mezi e ka pritur një demokraci, që ka pritur vetëm një sistem tjetër nga ai ku është kultivuar që të dalë në pah, që të...
Gjithë vepra e Lautréamont-it, por veçanërisht Këngët e Maldororit, luajtën rol shumë vendimtar në zhvillimet letrarë të shekullit XX. Thotë Edmond Jaloux: «Jeta e tij mbaron, ashtu si dhe vepra, mes një misteri të paanë. Ne dimë vetëm që u zhduk prej kësaj bote, ashtu si Maldorori prej veprës së tij... Duke i lënë lamtumirën Maldororit, vëmë re se ky...