Dru qershie dhe ndjenja te vjetra View larger

Dru qershie dhe ndjenja te vjetra

Marica Bodrožic BDI0204

New product

Përshkrim i shkurtër

E përkthyer në 10 gjuhë të Europës, Dru qershie dhe ndjenja të vjetra, rrëfen për një grua që kërkon mbështetje, në një botë plot probleme. Dhe i duhet të përballet me të shkuarën e saj, të ndrydhur për një kohë të gjatë, si dhe me kujtesën e copëzuar, nëse vërtet do të jetojë të sotmen.

More details

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9789928 42809 7

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Prej shumëçkaje mundet të ndahet Arjeta Filipo, por prej tryezës së gjyshes së saj, jo. Tani ajo është ulur në këtë copëz trashëgimi në banesën e re në Berlin dhe shpërhap fotografitë që i kishin rënë në duar gjatë shpërnguljes. Kujtimet zgjohen brenda saj, sikur druri i qershisë t'i rrëfejë të gjitha historitë, dëshmitare e të cilave tryeza ishte bërë në rrjedhën e viteve. Aty janë qyteti i rrethuar dhe Istria, deti i fëmijërisë dhe i rinisë, ikja në fillim të viteve '90 që ndryshoi gjithçka. Por aty janë para së gjithash edhe koha në Paris, ku kishte studiuar dhe kishte filluar një jetë të re, në një gjuhë të re - bashkë me piktorin Arik, me të cilin ishte dashuruar kundër vullnetit të saj. Ornitologu Misha Vajsband bëhet i besuari i saj i urtë, fizikania Nadeshda - shoqja e saj më e ngushtë. Dy gratë i lidh një e fshehtë që për vite të tëra e di vetëm Ariku. Vetëm kur të dyja përballen me njollat e verbra brenda tyre, e gjejnë rrugën për tek e vërteta. Në mënyrë mbresëlënëse, Marica Bodroi? rrëfen për një grua që kërkon mbështetje në një botë plot plasaritje. Dhe asaj i duhet të përballet me të shkuarën e saj, të ndrydhur për një kohë të gjatë, si dhe me kujtesën e copëzuar, nëse vërtet do të jetojë të sotmen.

Data sheet

pages200
ISBN9789928 42809 7
Published year2016
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiEdvin Cami
RomanSagë&Histori