Mbi letersine dhe artet

Sigmund Freud FNK0010

New product

Përshkrim i shkurtër

Krijuesi bën të njëjtën gjë si fëmija që luan. Ai krijon një botë të fantazuar, të cilën e merr shumë seriozisht, d.m.th. e trajton me pasion të madh duke e ndarë qartë nga realiteti. Gjuha e fikson këtë afri të lojës së fëmijës me krijimin poetik, kur veprimtari të tilla krijuese që orientohen nga objektet e kapshme dhe që mund të zbatohen, i quan lojëra: lojë gazmore, lojë tragjike dhe personin që interpreton, e quan lojtar të shfaqjes (aktor).

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

ISBN978-99943-52-00-5

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Por nga bota artistike joreale dalin pasoja shumë të rëndësishme për teknikën artistike, sepse shumë gjëra që si objekte reale nuk do të da jepnin kënaqësi, në kuadrin e lojës së fantazisë për dëgjuesin dhe shikuesin e krijuesin bëhen burime kënaqësie, megjithëse në fakt janë ngacmime munduese. Për shkak të një lidhjeje tjetër, le të ndalemi për një çast te kontradikta midis realitetit dhe lojës. Kur fëmija rritet dhe pushon së luajturi, kur gjatë dhjetëvjeçarëve, megjithë seriozitetin e nevojshëm, ai është përpjekur të kapë shpirtërisht realitetet e jetës, një ditë prej ditëve mund të bjerë në një gjendje shpirtërore që rithekson kundërshtinë midis lojës dhe realitetit. I rritur kujton se me çfrarë serioziteti të madh, ushtronte dikur lojërat fëminore dhe teksa barazon veprimtaritë e tij, gjoja serioze, me ato lojëra fëminore, flak tej hallet e rënda të jetës dhe arrin përfitimin e kënaqësisë së butë te humori.

Data sheet

pages293
ISBN978-99943-52-00-5
RedaktoriRexhep Hida
Published year2010
Vendodhja e botimitTirane
Tipi i publikimitLibër
PërkthyesiGaqo Karakashi & Haxhire Luli