Gjithesia, perendite, njerezit View larger
Pjesë nga libri

Gjithesia, perendite, njerezit

Jean-Pierre Vernant DK0022

New product

Përshkrim i shkurtër

Edhe sot e kësaj dite, një poemë gjallon vetëm kur thuhet me zë. Ajo duhet ditur përmendësh dhe, për ti dhënë jetë, duhet recituar me fjalët e heshtura të ligjërimit të brendshëm. Edhe miti është i gjallë vetëm nëse vazhdon të rrëfehet brez pas brezi, në jetën e përditshme.

More details

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botimet IDK
ISBN978 9928 136 01 5

650 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Na ishte njëherë... ky qe titulli që mendova fillimisht t'i vija këtij libri. Më në fund, vendosa ta zëvendësoja me një titull tjetër, më domethënës. Mirëpo, në nisje të veprës nuk mund të mos përmend kujtimin të cilit i bënte jehonë titulli i parë dhe që i dha shkas këtyre faqeve.Një çerek shekulli më parë, kur im nip ishte ende fëmijë dhe i kalonte pushimet me mua e time shoqe, kishim vënë një rregull që për ne ishte po aq rutinë sa dhe të larët e të ngrënët: çdo mbrëmje, me të ardhur ora që Zhylieni shkonte në shtrat, e dëgjoja tek më thërriste që nga dhoma e vet, shpeshherë me një lloj padurimi: "Zhipe", dua përrallën, përrallën!" Unë shkoja i ulesha pranë dhe i tregoja ndonjë legjendë greke. S'e kisha të vështirë të qëmtoja në morinë e miteve me të cilët merresha gjithë kohën duke i analizuar, zbërthyer, krahasuar, interpretuar, duke u rrekur që t'i kuptoja, por që atij ia përcillja tjetërsoj, lirshëm, ashtu siç më vinin në mendje, si të ishin përralla me zana, pa e vrarë trurin për gjë tjetër gjatë të rrëfyerit, nga kreu në fund, përveçse të mos humbisja fillin e tregimit dhe të ruaja tensionin dramatik: na ishte një herë Me veshët pipëz, Zhylieni dukej i lumturuar. Ashtu si dhe unë. Gëzohesha që po i përcillja me zërin tim pakëz nga ajo botë greke, pas së cilës jam aq i dhënë dhe mbijetesa e së cilës te secili prej nesh, në botën e sotme, më duket e nevojshme më shumë se kurrë. Më pëlqente po ashtu, që këtë trashëgimi ta merrte gojarisht, sipas asaj mënyre që Platoni e quan rrëfenjat e mëndeshës, ashtu si gjërat që përcillen nga brezi në brez, pa pasur lidhje me ndonjë arsim zyrtar, pa ndihmën e librave, duke formuar kështu repertorin e pashkruar të dijeve dhe praktikave: duke nisur që me rregullat e hijeshisë kur flasim e veprojmë, te sjellja e duhur, te teknikat fizike, si mënyra e të ecurit, vrapimit, notimit, ngarjes së biçikletës, ngjitjes në male...

Data sheet

ISBN978 9928 136 01 5
Published year2012
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
PërkthyesiLuan Canaj