Ky është një libër bazë që shënoi epokën e madhe të studimit të subkoshiencës njerëzore, shtysat dhe domethënien e tyre. Këtu zënë fill shumë nga teoritë e mëvonshme të Frojdit, një prej mendjeve më të spikatura të shekullit të kaluar
Neurozat kanë luajtur rol të rëndësishëm në historinë e qytetërimit; ato u shfaqën në formë epidemike njëlloj sikur të rridhnin nga një molepsje psikike, dhe përfshiheshin në historinë e obsesioneve e të shtrigërisë. Disa dokumente të asaj kohe dëshmojnë se simptomatologjia e neurozave nuk ka pësuar ndryshime.
Pavarësisht të gjitha plotësimeve, që do t’i bëheshin strukturës së psikoanalizës gjatë çerekshekullit që pasoi, këto leksione paraqesin një skicë paraprake të admirueshme. Japin një ide të shkëlqyeshme të stilit të qartë e të çlirët dhe të arsyetimit të pasforcuar, që e bënë Frojdin një lektor aq të shquar.
Sigmund Freud (1856-1939) konsideruar si ndër mendimtarët më të shquar të shek. XX, ishte neurolog austriak, i cili themeloi shkollën psikanalitike dhe psikiatrike. Ai u bë i njohur për teoritë e tij në lidhje me gjendjen e pandërgjegjshme dhe mekanizmin mbrojtës të represionit, si dhe për krijimin e praktikës klinike të psikanalizës për trajtimin...
Totem dhe tabu, disa pika takimi mes jetës mendore të popujve të egër dhe neurotikëve. Në këto dy romane shohim se si makina e pushtetit, e institucioneve të moralit e të drejtësisë është lidhur ngushtë me një zinxhir marrëveshjesh të fshehta.