Mbi edukimin estetik te njeriut

Friedrich Schiller PL0068

New product

Përshkrim i shkurtër

Schiller-i arriti të argumentonte se edukimi estetik është i domosdoshëm jo vetëm në ekuilibrin vetjak të shpiritit të cilitdo prej individëve të njerëzimit, por edhe për zhvillimin e harmonishëm të gjithë shoqërisë në tërësi.

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PLEJAD
ISBN9789992798211

500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Kontributi më i çmuar që Schiller-i i ka dhënë kulturës dhe filozofisë gjermane, janë shkrimet e tij mbi estetikën. Ai arriti të argumentonte se edukimi estetik është i domosdoshëm jo vetëm në ekuilibrin vetjak të shpiritit të cilitdo prej individëve të njerëzimit, por edhe për zhvillimin e harmonishëm të gjithë shoqërisë në tërësi. Në këtë këndvështrim, seria e letrave drejtuar dukës së Holstein-Augustenburgut, të botuar nën titullin "Mbi edukimin estetik të njeriut" është një nga tekstet më sublime që është shkruar ndonjëherë dhe që, nëse kuptohet thellë, arrin të ndikojë drejtpërdrejt në prirjet e një individi, si ndaj jetës ashtu dhe ndaj procesit të krijimit. E kjo për shkak se një shoqëri ku njerëzit janë veçse ingranazhe të një makine më të madhe, individët e kanë të pamundur të zhvillohen plotësisht. Liria mund të arrihet vetëm nëpërmjet edukimit dhe çelësi i edukimit është përjetimi në përvojë i së bukurës. Mirëpo "me budallallëkun edhe zotat u përpoqën më kot", sqaron ai.   E do jetë kjo një frazë e famshme që Niçja më vonë do ta parashtronte si një aforizëm në një tjetër formë: "Kundra mërzisë edhe zotat u përpoqën më kot". Gjithsesi, këshilla e Shillerit për çdo artist vijon e tillë: "Jeto me kohën, por mos ji më krijesë e saj”!Poetët modernë s'kanë për ta rifituar kurrë lidhjen e drejpërdrejtë dhe të pandërgjegjshme - pra naïve - me natyrën. Për këtë arsye, Shilleri e konsideron veten shkrimtar "sentimental" ose refleksit, kurse mikun e tij Gëte si një gjeni naiv. Kjo esse mbi estetikën ka krijuar atë bazë të fortë e shpirtngacmuese të filozofisë së tij artistike, që ka arritur të ndikojë në mënyrë të jashtëzakonshme jo vetëm breza të tërë poetësh dhe shkrimtarësh, por edhe mendimtarësh të tillë si Hegeli, Jungu, Herbert Read apo Herbert Marcuse.

Data sheet

ISBN9789992798211
Published year2004
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
PërkthyesiElda Gjana