Rrefimet View larger

Rrefimet

Zhan Zhak Ruso A-005025

New product

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Pika pa Sipërfaqe
ISBN9789928185662

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Po nis një punë që është e pashembullt, të cilën nuk do ta imitojë askush. Dua t'u tregoj njerezve të tjerë jetën e një njeriu, pa fshehur asgjë që ka të bëjë me natyrën e tij dhe ky njeri do të jem unë. Vetëm unë. E ndiej ç'më thotë zemra dhe i njoh njerëzit.

Nuk i ngjaj asnjërit nga ata që kam parë; guxoj të besoj se natyra nuk më ka bërë si ndonjë nga njerezit që ekzistojnë. Në qoftë se nuk vlej më shumë, së paku jam ndryshe nga ata. Po qe se natyra ka bërë mirë apo keq, duke e thyer kallëpin në të cilin më derdhi, për këtë gjë njerëzit mund të gjykojnë vetëm pasi të kenë lexuar librin tim. Le të buçasë kur të dojë trumbeta e Gjyqit të fundit, unë do të vij të paraqitem me këtë libër në dorë përpara gjykatësit sovran e do ti them me zë të lartë: "Ja çfarë kam bërë, çfërë kam menduar dhe cili kam qenë".

Kam folur për të mirën dhe të keqen me të njëjtën çiltëri. Nuk kam heshtur për asnjë gjë të keqe, nuk kam shtuar asgje të mire dhe nëse më ka ndodhur të përdor ndonjë zbukurim që nuk ngre shume peshë, këtë e kam bërë vetëm për të mbushur një zbrazëti të rastit, të shkaktuar nga harresa; mund ta kem quajtur të vërtetë atë që e dija se ishte e tillë, asnjëherë atë që e dija se ishte e rreme.

E kam treguar veten time ashtu siç kam qenë të përbuzshëm dhe të poshtër kur kam qenë i këtille; të mirë, bujar, sublim kur kam qenë i atillë e kam shpalosur botën time të brendshme, ashtu siç e ke parë ti vetë.

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages681
ISBN9789928185662
Published year2018
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiFerida Papleka