Reduced price! Frika View larger

Frika

Sigmund Freud FNK0003

New product

Përshkrim i shkurtër Frika përfaqëson në vetvete diçka që mund të ndihet. Ne atë e quajmë gjendje afektive, ndonëse po ashtu nuk e dimë ç'do të thotë afekt. Si ndjesi, frika karakterizohet nga një shenjë fare e qartë e diçkaje të pakëndshme, por me kaq nuk merr fund cilësia e saj: jo çdo gjë që ka karakterin e të pakënshmes mund ta quajmë frikë.

More details

909 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Fan. S. Noli
Fletët245
ISBN978-99943-52-89-0
Viti i botimit2013

850 Lekë

-15%

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Ka edhe ndjesi të tjera të karakterit të pakëndshëm (tensioni, dhembja, hidhërimi) dhe frika, përveç kësaj cilësie të të pakëndshmes, duhet të ketë edhe veçori të tjera. Lind pyetja: a do të mund ta kuptojmë dallimin midis këtyre afekteve të shumëllojshme? Nga ndjesia e frikës, sidoqoftë, mund të veçojmë diçka. Karakteri i saj i pakëndshëm duket sikur ka njëfarë veçorie. Kjo është vështirë të vërtetohet, por duket sikur ka njëfarë veçorie. Kjo është vështirë të vërtetohet, por duket sikur ka njëfarë veçorie. Kjo është vështirë të vërtetohet, por duket sikur ka njëfarë veçorie. Kjo është vështirë të vërtetohet, por duket tepër e besueshme, dhe këtu, s'do të kishte asgjë për t'u çuditur. Por përveç kësj shenje të veçantë që zor se mund të veçohet, në rastin e frikës provojmë ndjenja fizike të caktuara, që i lidhim me organe të caktuara. Meqenëse fiziologjia këtu nuk na intereson, për ne është e mjaftueshme të veçojmë përfaqësues të veçantë të këtyre ndjenjave trupore, d.m.th. proceset që largojnë ngacmimin, marrin pjesë në afektin e përgjithshëm të frikës. Analiza e gjendjes së frikës na zbulon kësisoj momentet që vijojnë: e para, karakterin specific të pakëndshmes, e dyta, reagimin e largimit të ngacmimit dhe, e treat, perceptimin e këtyre momenteve.

Data sheet

Lloji i botimitHard Copy
Fletët245
ISBN978-99943-52-89-0
RedaktoriRexhep Hida
Viti i botimit2013
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitmbi 18 vjeç
PërkthyesiMyfit Mushi