Arshi Pipa SP0022
New product
Libri pëmbledh dorëshkrimin origjinal të shkruar në italisht dhe përkthimin e tij në shqip. Dorëshkrimi, nën titullin "Abbozzo di una concezione della vita (seguito da) Il genio", është transliteruar dhe shoqërohet me një aparat kritik nga Prof.As.Dr. Merita Sauku Bruci. Gjithashtu, ai është përkthyer nga motra e Arshi Pipës, znj. Nedret Kalakulla dhe ardhja e tij në letrat shqipe prezantohet me një parathënie nga Prof. Dr. Ardian Marashi.
1 Item
Warning: Last items in stock!
Shtëpia Botuese | Botimet Princ | |
| ISBN | 9789928461407 | |
Sipas znj. Nedret Kalakulla, teksti u shkrua ndenjur mbi një dyshek të shtruar mbi çimenton e një dhome të burgut të Burrelit, në zhurmën e të burgosurve të tjerë të asaj dhome dhe nën trysninë e rreptë të kontrolleve të herëpashershme të gardianëve.
A.Pipa, pas vitit të nëntë në burg, e shkroi Konceptimin e tij mbi jetën në një fletore të vogël të maskuar me një kopertinë me figurën e Stalinit. Ai e ruajti atë fletore të vogël deri ditën që u lirua, pas një viti, më 1956.
Dorëshkrimi doli i fshehur në një dyshek të vjetër, që gardianët nuk kishin marrë mundimin ta kontrollonin, meqenëse ishte tepër i ronitur dhe i ndotur. Para arratisjes së tij nga Shqipëria në vitin 1957, A.Pipa ia besoi dorëshkrimin e Konceptimit dhe disa dorëshkrime të tjera mikut të tij shkodran, Ruzhdi Çoba, falë kujdesit të të cilit shkrimet erdhën deri në ditët e sotme.
| pages | 466 |
| ISBN | 9789928461407 |
| Shtëpia botuese | Princi |
| Published year | 2011 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
Ky botim përmbledh studime mbi vargëzimin e folklorit shqip, perspektivën shoqërore të letërsisë shqipe dhe monografinë për Jeronim Derada.
Është studimi i parë në gjuhën angleze i këtij karakteri për veprën e Eugenio Montales, i cili është ndoshta poeti italian më i madhe i gjallë.
Ka mbi dhjetë vjet që për veprën e Arshi Pipës spekulohet pa e njohur atë, duke u mbështëtur në paragjykime të krijuara në shtyp nga disa gazetarë apo edhe shkrimtarë të ngarkuar politikisht dhe me qëndrim apriori negativ ndaj autorit në fjalë.
Në këtë vëllim janë mbledhur shkrimet politike të viteve 1958 1989, të cilat, gjithsesi, nuk arrijnë ta mbulojnë të gjithë harkun kohor të asaj periudhe.
"Për Migjenin" është një libër që përmbledh tri ese të autorit të shkruara në kohë të ndryshme: "Historia e dhimshme e nji shpirti të ri" (Revista "Kritika" 1944'), "Nderim për Migjenin" (Revista letrare, 1945) dhe "Miti i Oksidentit në poezinë e Migjenit".
Politika e gjuhës në Shqipërinë socialiste. (A ka ndonjë gjë që s'do tia falnit dreqit Veçse gjuha është thesar i pa çmim).
Në vitet '30, Arshi Pipa e nisi krijimtarinë e tij si poet, duke eksperimentuar vargun modernist në poezinë shqipe, dukë lënë gjurmë në librat e tij të parë
Një eksperimentim i veçantë i poezisë së Pipës, i sprovuar edhe në gjuhë të tjera, si italisht dhe anglisht, në kërkim të përsosjes në ritëm, tingull dhe figuracion
Një botim i rrallë me ajkën e poezisë klasike latine, të sjellë në një shqipe të pastër nga Arshi Pipa, e denjë për çdo antologji. Me këtë botim njihet thelbësisë e gjithë vlera dhe mjeshtria e poezisë antike romake
Një përzgjedhje goditëse e poezive më të mira në nektarin poetik italian, gjerman, francez dhe anglez, një shoshitje e mjeshtrave të poezisë europiane që nga shekulli XV deri në mesin e shekullit të XX, të filtruara me kujdesin e veçantë të përkthyesit dhe kritikut Arshi Pipa
Studimi i Arshi Pipes per fenomenin Kadare ne letersine e realizimit socialist