Jeta ime Mahatma Gandhi View larger

Jeta ime Mahatma Gandhi

Mahatma Gandhi A-007805

New product

Përshkrim i shkurtër

Një autobiografi ose Historia e eksperimenteve të mia me të vërtetën

More details

1000 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PEMA
ISBN9789951817107
Viti i botimit2021

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Mahatma Gandi është një nga figurat më frymëzuese të historisë. Në autobiografinë e tij klasike rrëfen historinë e jetës së tij dhe se si zhvilloi konceptin e tij të rezistencës aktive jo të dhunshme, e cila nxiti përpjekjen triumfuese indiane për pavarësi që inspiroi pafund përpjekje të tilla triumfuese për liri e pavarësi gjithandej botës përgjatë shekullit XX. Për realitetin tonë, një histori e tillë është më se e njohur. Madje, për më shumë, e përjetuar!

Mahatma Gandi druante se entuziazmi për idetë e tij mund të priret të tejkalojë një kuptim më të thellë të kërkimit të tij për të vërtetën, të rrënjosur në devotshmërinë ndaj Zotit. Përpjekjet e tij për t'u afruar me këtë fuqi hyjnore bënë që ai të kërkonte pastërtinë përmes jetesës së thjeshtë, praktikave dietike, beqarisë dhe një jete pa dhunë. Kjo nuk është një biografi e drejtpërdrejtë narrative. Në Histori e eksperimenteve të mia me të vërtetën: Një autobiografi, Gandi ofron historinë e jetës së tij si një referencë për ata që duan t’i ndjekin gjurmët e tij.

“E shkruar në kapituj të shkurtër për një seri në gazetë, autobiografia [e Gandit] nuk është një kryevepër letrare, por megjithatë ajo të lë mbresa më shumë për shkak të rëndomtësisë së materialit. Duhet të sillet ndër mend që Gandi në fillimet e tij pati ambiciet e një studenti të ri indian dhe i adoptoi opinionet e tij ekstreme shkallë-shkallë - në disa raste pa dashur. Ne mësojmë me interes që njëherë e një kohë ai mbante kapelë të modës, ndiqte mësime kërcimi, studionte frëngjisht dhe latinisht, ngjitej në Kullën Eifel dhe madje tentoi që të mësonte t’i binte violinës – që të gjitha këto me idenë që ta asimilonte qytetërimin evropian sa më plotësisht që të ishte e mundur.”

– George Orwell

Data sheet

Lloji i botimitPaper back
pages530
ISBN9789951817107
Viti i botimit2021
Vendodhja e botimitPrishtinë
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitmbi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiLira Sejdini
I ri1