Ditaret shqiptare View larger

Ditaret shqiptare

Justin Godart BDI0040

New product

Përshkrim i shkurtër

Ditarët shqiptarë, është i pajisur me shënime të shkurtra për mjaft personalitete shqiptare, në vitet kur ai vizitoi Shqipërinë. Ai ka folur mjaft edhe për personalitete të tilla, që kanë luajtur rol të rëndësishëm në vend, sidomos pas shpalljes së pavarësisë, si: si: Ahmet Zogu, Fan Noli, Gjergj Fishta, Avni Rustemi, Bajram Curri, Luigj Gurakuqi, Mit'hat Frashri e shumë të tjerë.

More details

1 Item

Warning: Last items in stock!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9789994346622

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Në këta ditarë, vihet re se ai interesohet për çdo gjë që ka lidhje me Shqipërinë.Justin Godart ka mbajtur një lidhje të gjatë me At Gjergj Fishtën. U takua disa herë me të dhe biseduan jo vetëm për politikën shqiptare dhe përpjekjet që duhet të bënte ajo për mbrojtjen e interesave të vendit, por edhe për marrëdhëniet që duhet të zhvilloheshin më tej në fushën e kulturës midis Francës dhe Shqipërisë. Ai e vlerësonte si njeri, si burrë, si aktivist të çështjes shqiptare. Godart na e përshkruan mjaft mirë edhe fizikisht At Gjergj Fishtën. Ai ndalet sidomos në çështjet që Fishta kishte më së shumti për zemër dhe çfarë e shqetësonte më shumë atë. Justin Godart sjell në këta ditarë, copëza bisedash mes tij dhe poetit... Senatori francez, Justin Godart, ka qenë një mik i Shqipërisë në shekullin e XX. Ishte i pari që themeloi misionin arkeologjik francez në Shqipëri, vuri në krye të njohurin Leon Rey dhe hodhi bazat e para të lidhjes kulturore shqiptaro-franceze. Ishte viti 1921, kur deputeti francez, Justin Godart, u nis për të zbuluar Shqipërinë. E kishte njoftuar baroni D'Esturnel dë Konstan, fitues i "Nobelit për Paqen", që ta zëvendësonte në një mision drejt Shqipërisë. Pas kësaj, Godart e vizitoi Shqipërinë edhe më 1922, 1923, 1937, si dhe në vitin 1951. Gjatë udhëtimeve në viset shqiptare, ai ka mbajtur shënime të shumta në ditarët vetjakë. Këta ditarë, të shoqëruar me letra dhe me fotografi, kanë qëndruar për një kohë të gjatë të mbyllura, dhe lexuesi asnjëherë nuk ka pasur mundësi të njihet me to. Për një kohë të gjatë, ditarët e Godart janë ruajtur me kujdes nga nipi i tij Fransua Bilanzh. Po kush ishte francezi Justine Godart? Një politikan mjaft i njohur dhe mjaft aktiv në Francë. Godart është cilësuar si një prej figurave më të veçanta të Republikës së Tretë në Francë. Ai ishte një mendimtar i lirë, laik dhe humanist. Emri dhe vepra e Justin Godart njihen mirë në Francë. Veprimtaria e tij, kryesisht ajo që lidhet me mbrojtjen e Shqipërisë, është bërë e njohur në Shqipëri qysh në vitet 1920 e më tej me artikuj e vepra të botuara për Shqipërinë.

Data sheet

pages248
ISBN9789994346622
RedaktoriPetrit Ymeri
Published year2008
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAsti Papa