Irakli Koçollari BO0059
New product
Deri më tani madhështinë dhe egërsinë e Ali Pashë Tepelenës e kemi mësuar nga të tjerët; Tani është një rast i shkëlqyer për të mësuar përmes dokumenteve, letrave, korrespondencave dhe raporteve me kancelaritë perëndimore këtë personalitet kontravers. Një botim i shkëlqyer i përgatitur nga njohësi më i mirë i Pashait të Janinës, studiuesi Irakli Koçollari. 2400 dokumente të panjohura deri më tani, bëhen të ditura për publikun shqiptar
7 Items
Shtëpia Botuese | Onufri | |
| ISBN | 9789928435415 | |
DY FJALË RRETH LIBRIT NGA AUTORI
E kam pasur përherë të vështirë të besoj se civilizimet kanë pasur një ditë të caktuar, unike lindjeje, në këtë apo atë shekull, në këtë apo atë vit. Përkundrazi, kam gjykuar se qytetërimet lindën pikërisht atëhere kur njeriu u ndërgjegjësua se, më shumë sesa ajo që gjente të gatëshme në natyrë, të krijonte, dhe mbi të gjitha të ruante atë që të tjerët kishin krijuar me parë. Ndërsa, shkatërrimet e vlerave dhe të trashëgimisë të të parëve nuk kanë qënë asgjë më shumë sesa reminishenca të barbarisë.
Dhe historia ka treguar se jo pak popuj të rënë në apati, në pasivitet, që u ka munguar përpjekja dhe vetëdija për krijimin e vlerave, apo më keq kanë shkatërruar trashëgiminë e të parëve, janë larguar nga rruga e civilizimit, kanë humbur identitetin dhe janë shuar nëpër kohe.
Prandaj, çasti dhe procesi i krijimit të vlerave, për më tepër i atyre shpirtërore është momenti i zgjimit të madh, i hopit të magjishëm, i udhëve të ngjitjes dhe prosperitetit të një populli, agu i civilizimi të tij.
Dekadat e fundit të shekullit të XVIII dhe të fillimit të shekullit të XIX, për ne shqiptarët, përkojnë pikërisht me hopin e madh cilësor, të krijimit dhe prodhimit të vlerave materiale, të veprave të shumta me karakter urban, social, kulturor, ushtarak, arkitek¬tonik, infrastrukturor, relixhioz, etj.
Por, mbi të gjitha ato janë dekadat e fillimit të krijimit të një pasurie të madhe shpirtërore, dokumentare të papërsëritëshme, të shenjave të shumta të lëna nga mellani në letër apo më mirë të themi të shenjave të lëna nga mëndja dhe shpirti i shqiptarëve të kohës, në dorëshkrime, për të n'a treguar ne gjeneratave të shekujve XX, XXI dhe atyre që do të vijnë më pas, se kush qenë, çfarë bënë, çfarë mendonin, çfarë ëndëronin dhe çfarë tentuan këta njerës.
Këto prurje dokumentare veç vlerave të tjera shumëplanëshe, janë padyshim aktet më domethënëse të një epoke të re, janë pasqyre dhe elementët bazikë të koshiencës shtetformuese dhe infrastrukturës nacionale që kish filluar të lindëte dhe ngjizej tek shqiptaret. Dhe meritën e madhe për këtë epokë tronditjesh, prurjesh dhe transformimesh të mëdha civilizuese e ka Ali Pashë Tepelena, firmën e të cilit mbajnë mbi vehte jo vetëm ato kohë, por edhe të gjitha dokumentet e këtij vellimi, materie autentike dhe pasuri e rralle për historinë dhe trashegimine tonë.
| pages | 735 |
| ISBN | 9789928435415 |
| Shtëpia botuese | ONUFRI |
| Redaktori | Prof. Dr. Pëllumb Xhufi |
| Published year | 2016 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | I parë |
Arvanitët ose arbërit e Mesjetës, të larguar nga toka amë nëpër mugëtirat historike drejt jugut ballkanik dhe të vendosur përgjithmonë aty, pothuaj nëpër tërë hapësirat e Greqisë, janë padyshim një pjesë e patjetërsueshme e historisë së kombit shqiptar.
Tashmë edhe vendi ynë ja një studim të plotë mbi Historin e Filozofisë të së Drejtës,të cilit e solli Dr.Irakli Koçollari,historian,jurist e shkrimtar,duke mbushur boshllëkun që ekzistonte në kulturën dhe letërsine filozofiko-juriqike shqiptare.
Tashmë edhe vendi ynë ja një studim të plotë mbi Historin e Filozofisë të së Drejtës,të cilit e solli Dr.Irakli Koçollari,historian,jurist e shkrimtar,duke mbushur boshllëkun që ekzistonte në kulturën dhe letërsine filozofiko-juriqike shqiptare.
Epërsitë e një rendi shoqeror ndaj atij paraardhës, nuk gjenden kurrsesi tek përçmimi e aq më keq shkatërrimi, mohimi apo zerimi i vlerave të krijuara nën sistemet e së shkuarës, përkundrazi në vlerësimin rigoroz, me objektivitet dhe kuraje të prurjeve, të gjetjeve të arrira, të sakrificave, në nderimin e mundit, djersës dhe gjakun e breznive që i...
Në këtë pasqyrë që autori bën, nuk përmenden shumë ngjarje të dhimbshme, të viteve 1913-1914 e më pas, vrasjet e deportimet masi ve që pësoi popullsia shqiptare e trevave të jugut të saj, shpopullimet shkatërrimet, djegiet nga themelet të shumë fshatrave dhe vrasjet masive, nga ndërhyrja e trupave greke në territoret e Shqipërisë së Jugut. Plagët e asaj...