Kanuni i Lekë Dukagjinit është botim anastatik, duke ruajtur me besnikëri botimin dhe tekstin origjinal të botimit të parë që ka përgatitur At Shtjefën Gjeçovi. Ky është një botim luksi dhe me çmim fantastik, duke qenë njëherësh një ndër botimet më të kërkuara në treg
Ka shumë tekste të Lahuta e Malcis, por ata që duan të lexojnë botimin origjinal, ky është i vetmi. Botimet Françeskane sjellin botimin XVII i cili ka krijuar besimin e padiskutueshëm te lexuesi, jo vetëm për shkak të autenticitetit, por edhe për shkak të cilësisë dhe çmimit ekonomik
Leka ka qenë një nga revistat kulturore më të njohura në vitet '30 në Shqipëri prandaj ky botim I karakterit bibliografik sjell të gjithë historinë e saj: "1929-1944, bibliografi kronologjike, Bleni III" iu vjen në ndihmë atyre që duan të studiojnë fenomenet kulturore, shkrimet, analizat, dhe studimet që u botuan në të gjithë historinë 15-vjeçare të kësaj...
Ky tekst i përdorur për ciklin 9-vjeçar dhe të mesëm para 7 dekadash vjen si një botim autentik, me vlera jo thjeshtë historike por edhe me standardet sesi mësohej letërsia shqipe përmes tekstit të At Justin Rrotës një prej gjuhëtarëve dhe studiuesëve më në zë të shekullit të XX. Ky libër është një vlerë e rrallë jo vetëm për botën e shkencës.
Ky është një botim i rrallë me të dhëna rreth bibliotekës françeskane, e cila konsiderohet një pasuri me vlera të jashtëzakonshme kombëtare për librat që përmban, dorëshkrimet e ruajtura dhe dokumentet me vlera të rralla historike
Kulminacioni poetik i At Gjergj Fishtës është Mrizi i Zanavet. Ky është botimi IX, origjinal që vjen nga Botimet Françeskane për të gjithë ata që duan të shijojnë magjinë poetike fishtiane
At Anton Harapi vjen me një tjetër profil, - atë të publicistit në këtë botim. Një pjesë e mirë e artikujve të tij të botuara në revistën Hylli i Dritës, si dhe disa shkrime të botuar në gazetën Ora e maleve në vitet 1923-1924 janë përfshirë në këtë libër. Me rëndësi të veçantë është edhe fjala e tij që ka mbajtur në Këshillin e Naltë, ku vetë Harapi...
Poema satirike Nikolejda vjen në botimin autentik siç e ka shkruar Fishta në origjinal përmes Botimeve Françeskane. Një prej majave të satirës fishtiane, e cila rrit ndjeshëm fuqinë e mendimit dhe madhështinë e Gjergj Fishtës në letrat shqipe
Luigj Marlekajt është njohës i shkëlqyer i veprës së Bogdanit dhe i Shqipërisë së shekullit të XVII, gjë që dëshmohet më së miri edhe në studimin e tij monografik Pjetër Bogdani e Shqipnia e kohës se tij. Kjo është një punë kolosale e një njeriu të përkushtuar. Prandaj kjo vepër është referenciale për të kuptuar Bogdanin dhe Shqipërinë e asaj periudhe..
Provinca Françeskane Shqiptare është nga botimet më të plota që tregon historinë e misioneve të këtij urdhri që nga shekulli XIII deri në vitet 60 të shekullit të XX. Për herë të parë jepen të dhëna për rolin fetar në ruajten e krishtërimit në Shqipëri, por edhe për kontributin që dhanë françeskanët për gjuhën, kulturën dhe zhvillimin social-ekonomik të...
At Gjergj Fishta njihet pak si prozator, dhe ky botim i përgatitur nga Prof. Dr. Persida Asllani sjell përmasën e këtij kolosi të kulturës komëbtare si prozator. Në vëllimin e parë janë përfshirë të gjitha krijimet që nga viti 1899 deri 1922
At Gjergj Fishta njihet pak si prozator, dhe ky botim i përgatitur nga Prof. Dr. Persida Asllani sjell përmasën e këtij kolosi të kulturës komëbtare si prozator. Në vëllimin e II janë përfshirë të gjitha krijimet që nga viti 1923 deri në vitin1940
Ky është botimi autentik Prralla kombëtare, vëllimi I, i mbledhur prej gojës së popullit nga studiuesi, etnologu dhe historiani At Donat Kurti. Suksesi prej disa dekadash e ka bërë librin referencial për të njohur dhe studiuar krijimtarinë popullore shqiptare ndër shekuj
Ky është botimi autentik Prralla kombëtare, vëllimi II, i mbledhur prej gojës së popullit nga studiuesi, etnologu dhe historiani At Donat Kurti. Suksesi prej disa dekadash e ka bërë librin referencial për të njohur dhe studiuar krijimtarinë popullore shqiptare ndër shekuj
Në 80-vjetorin e vdekjes së Át Gjergj Fishtës Botimet Françeskane kanë ndërmarrë nxjerrjen e nji botimi të posaçëm të veprës së tij në gjashtë vëllime. Çdo vëllim paraprihet prej një studimi të veçantë nga personalitete të njohura në fushën e shkencave albanologjike në Shqipëri dhe Kosovë. Në këtë vëllim përfshihet edhe eseja “Tash që asht ba Shqipnia,...
Konsiderohet një vepër monumentale pasi është thirrja e brendshme e ndërgjegjes së këtij vendi. Ky libër është i ndarë në tre pjesë, sipas tre ndarjeve që bëri frati i madh, dhe konsiderohet një botim luksi për bibliotekë dhe për dhurata. Vëllimi “Rrno vetëm për me tregue”, Libri i kujtimeve, pjesa e parë, përfshin periudhën 1944 – 1951. Ky libër ka dalë...
Konsiderohet një vepër monumentale pasi është thirrja e brendshme e ndërgjegjes së këtij vendi. Ky libër është i ndarë në tre pjesë, sipas tre ndarjeve që bëri frati i madh, dhe konsiderohet një botim luksi për bibliotekë dhe për dhurata. Libri “Rrno vetëm për me tregue”, vëllimi i tretë “Robnia e gjatë”, përfshin periudhën 967-1989. Ky libër ka dalë në...
Shkëndija 1940-1943, Shêjzat 1957-1975, bibliografi kronologjike, Bleni IV është një botim që sjell të dhëna të plota të karakterit bibliografik për të dy organet kulturore që dolën në Shqipëri dhe në Itali. Ky botim vlen për studentët, por më së shumti për studiuesit që duan të njohin kënvështrimin historik dhe kontributin kulturor që sollën këto dy revista
Ky libër është ndër referencat bazike për të kuptuar historinë e Shqipërisë para-osmane: Aty trajtohet me një sërë burimesh historike zona e depërtimit ortodoks në digën katolike dhe pasojat që pati në historinë e mëtejshme e ashtuquajtura vija e Teodosit. Libri vjen në shqip nga Edmond Malaj
Vitet e para të meshtarisë Atë Marini shërbeu në Kthellë, Pishkash, Bazë-afër Burrelit e Matit, kohë e zona të cilat ai do t’i shfrytëzonte për botimin pak vite më vonë të veprës “Skenderbeu simbas gojëdhanave”. Kjo vepër plotëson boshlleqet e detajet për të cilat e kishte porositur Atë Shtjefën Gjeçovi, mbi gjithë traditën popullore, toponomastiken dhe...
At Valentin Rroku është ndër vazhduesit e anëtarëve të urdhrit Françeskan që u morën me poezi. Ai është lëvrues i poezisë dhe komedisë dhe në këtë vëllim poetik sjell një model të poezisë së Shën Françeskut në letërsinë tonë. Ai merret me ekologjinë e shpirtit, i cili kalon në dallgët e jetës, duke bërë serf. Poezia lëviz në ritmin e metruar, dhe autori...
Ky libër konsiderohet vazhdim i historisë së Teodor Ippen rreth Shqipërisë në vigjilje të shekullit të XX nga Ludvig (Lajos) von Thallóczy, një politikan dhe historian hungarez. Thallóczy e botoi tekstin në vitin 1898 me pseudonimin prej nji Gege që don vendin e vet dhe me titull Tnnollunat e Shqypniis dhe e justifikon botimin e tij si nevojë e cila duhej...
Në këtë botim do të gjeni shkrime të bëra në revista të ndryshme pas viteve '90 nga franceskani i madh shqiptar, At Zef Pllumi. Pena e tij shquhet për stil të rrallë, antikonformizëm dhe urtësi në analizimin e fenomeneve të ndryshme shoqërore në Shqipërinë e tranzicionit
Fuqia e lirikës së tij mbetet përgjithnjë në emocionalitetin e veçantë, në elementaritetin e figurës, në gjuhën shqipe krejt të veçantë, që mund të quhet gjuhë e Fishtës. Ajo fuqi vullkanike, që derdhet në vargje, ai rebelim që lirikën e kthen në kryengritje, janë karakteristikat e para të lirikës së tij atdhetare, fetare apo personale te Vallja e Parrizit.
At Bernadin Palajn e njohim kryesisht si studiues dhe etnolog, por ky botim sjell anën e panjohur të tij;poezinë. Ky vëllim është përgatitur nën kujdesin e Angela Cirrinciones dhe shënon një majë në poezi, jo vetëm ndër françeskanë por edhe në radhën e poetëve shqiptarë të shekullit të XX