Fjalor enciklopedik letrar

Gjergj Zheji, Natasha Xhafka A-005274

New product

Përshkrim i shkurtër

Ky është botimi i parë i këtij në vendin tonë me konceptet kyçe të letërsisë. Libri është tejet i vlefshëm në punën e përditshme dhe në studimin e letërsisë për mësuesit, nxënësit dhe studentët e rinj, por edhe një lexues më të gjerë që do të shkojë më thellë kuptimit të mistereve të letërsisë.

More details

1 Item

Warning: Last items in stock!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Libri shkollor

400 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Rreth librit

"FJALORI ENCIKLOPEDIK LETRAR" është botimi i parë i këtij lloji që bëhet në vendin tonë. Në rreth 300 faqe, autorët kanë paraqitur një material të pasur që do t'u shërbejë lexuesve të shumtë — studiues të letërsisë, nxënës, mësues, studentë, të rinj etj — për të krijuar një ide sa më t ë plotë, si për vlerat e artit të fjalës, ashtu dhe për sa u përket autorëve shqiptarë (poetë, prozatorë, dramaturgë etj) që në zanafillë të letërsisë sonë e deri në ditët tona.

Libri do t'i shërbejë, pra, një mase të gjerë lexuesish, për t'u afruar e familjarizuar më shumë me veprat letrare.

Libri përbëhet nga dy pjesë kryesore. Në pjesën e tij të parë, paraqiten terma të ndryshme letrare me një gjuhë të kapshme edhe nga lexuesit më të thjeshtë.

Nga ana tjetër duke qenë se letërsia është e lidhur edhe me forma të tjera të artit, në këtë pjesë janë përfshirë edhe disa terma të ndlyshme të muzikes, pikturës, skulpturës, koreografisë etj. Një gjë e tillë i jep një frymëmarrje më të madhe kësaj vepre duke e përsosur edhe më tej në mundësitë e saj informuese.

Në pjesen e dytë paraqiten personalitetet e ndryshme të letërsisë sonë. Autorët, duke u nisur që nga emrat më të rendësishëm, janë përpjekur të sjellin edhe zërat më të rinj e jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga Kosova, Maqedonia, nga Arbëreshët e Italisë, nga Arvanitët e Greqisë etj.

Zërat për autorët shqiptare janë ndërtuar në mënyrë sintetike, por të plotë për të krijuar te lexuesi një përfytyrim sa më të qartë për personalitetet dhe veprat e autorit në fjalë. Mund të themi se në këtë pjesë përfshihen më shumë se 90 % e emrave.

Nuk mungojnë në këtë pjesë edhe zërat që kanë të bëjnë me data apo fenomene letrare e kulturore të historisë sonë — si kodiku i Beratit, fenomeni Voskopojë, neo-shqiptarizma etj.

Libri vazhdon me një rubrikë në të cilën renditen shprehjet në latinisht dhe në gluhë të tjera që hasen më dendur si në letërsi ashtu edhe në publicistikë.

Libri mbyllet me një listë të Çmimeve Nobel për letërsinë që nga viti i parë i dhënies së këtij siç vihet re kemi të bëjmë me një libër për të cilin është harxhuar shumë mund e punë dhe që do t'i shërbejë një numri shumë të madh lexuesish.

Data sheet

pages292
RedaktoriAurel Plasari
Published year2001
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveRibotim