Reduced price! 10 ligjerata per letersine View larger

10 ligjerata per letersine

Razi Brahimi A-004532

New product

Përshkrim i shkurtër

Kjo është vepra e fundit që la para largimit nga kjo botë e studiuesit, eseistit dhe një prej studiuesve më të njohur të realizmit socialist, Razi Brahimi: Këtu është përfshirë e gjithë krijimtari e tij në raportin e artit me idetë dhe ideologjinë, artin dhe realitetin dhe fuqinë e artit për ndryshimin e shoqërisë. Më pritje të polemikave që mund të shkaktojnë mes studiuesve, kjo vepër konsiderohet edhe një reflektim i autorit.....

More details

7 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Maluka
ISBN978992826084

1 020 Lekë

-15%

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Në vend të parathënies

Razi Brahimi

Në vitin arsimor 1990-1991 në shkollat e larta u ndërprenë mësimet për afro dy muaj (dhjetor 1990 – janar 1991). Që studentët të mos e humbnin vitin, u vendos të mbaheshin ligjërata përmbledhëse, shoqëruar me rekomandime të letërsisë së domosdoshme që duhej të njihnin studentët për t’u paraqitur në provime.

Kjo detyrë, me gjithë vështirësitë që kishte, më pëlqeu për dy arsye: e para, sepse më jepte mundësi për riformulim ligjëratash jashtë kërkesave rigoroze të programit dhe, e dyta, ngaqë prej debateve të zhvilluara më 1989-1990 dhe ngjarjeve të dhjetorit 1990 shumë ide, pikëpamje e qëndrime ndaj letërsisë së realizmit socialist e ndaj autorësh e veprash të veçanta ishin vënë në diskutim.

Pra, u gjendëm përpara domosdoshmërisë për reflektim dhe detyrimit shkencor, politik e moral për pjesëmarrje në polemikë, duke dëgjuar vëmendshëm mendime kontestuesish, dhe duke u munduar të sqarojmë shumë çështje në frymë kritike.

Në këto dy përfundime arrita sidomos në fund të dhjetorit 1990, kur, i ftuar në një mbledhje të katedrës së letërsisë shqiptare të UT, mora pjesë në diskutimin paraprak të programit të Historisë së Letërsisë Kombëtare nën prizmin e ndryshimeve politike që po ndodhnin. Objekt diskutimi u bënë dy çështje kryesore: shmangia e politizimeve dhe përfshirja në program e ligjëratave për autorë si Faik Konica, Gjergj Fishta, Zef Skiroi, Ernest Koliqi e disa të tjerë.

Nisma e katedrës ishte me vend.

“Është e drejtë dhe relativisht e lehtë, - vërejta gjatë diskutimit, - që autorët e përmendur si dhe Ali Asllani e Sejfulla Malëshova të përfshihen në program si dhe të bëhen disa ndryshime dhe plotësime në kapitujt hyrës për Letërsinë e Rilindjes dhe atë të periudhës 1912-1944. Më vështirë ka për të qenë dhe më shumë punë do të kërkojë zgjidhja e dy problemeve: nga ç’këndvështrim do të shikohet letërsia dhe, lidhur me këtë, cili do të jetë qëndrimi  ndaj letërsisë së realizmit socialist, autorëve dhe veprave të kohës së LANÇ e të periudhës 1945-1990. Sepse do bërë mirë dallimi në mes çpolitizimit, që më duket i pamundur, dhe ndërrimit të një këndvështrimi politik me një tjetër këndvështrim politik. Nëse do të garantohet zbatimi i kritereve shkencore, nuk do të ketë rëndësi kush vjen në pushtet, po ç’drejtim do të marrë zhvillimi ekonomik, shoqëror e kulturor, mbasi do të qe zor të mendohet, se në qoftë se zhvillimi do të jetë kapitalist, t’u lihet vend autorëve komunistë dhe veprave kushtuar ndërtimit të socializmit, siç ka qenë zor të përfshiheshin gjer tani në program autorë të implikuar me fashizmin dhe vepra me përmbajtje të kundërt me ideologjinë e komunizmit.

Për të dalë nga kjo gjendje do të duhet kohë, durim, reflektim dhe përgatitje serioze hulumtuesish, studiuesish e mësimdhënësish. Kam dëgjuar të flitet se për autorët që u përmendën mund të ligjërojnë njohës e admirues të tyre. Por, për ç’program mund të flitet në qoftë se secili prej pedagogëve do të lihej i lirë të bënte ç’t’i tekej dhe shkolla të kthehej në arenë përplasjesh në mes simpatizantësh e ndjekësish të drejtimeve të ndryshme ideologjike, politike e letrare? Dikush, fjala vjen, në ligjëratën për Ernest Koliqin, do të përmendëte se mbante në gjoks një urdhër “Për merita ushtarake” dhënë nga qeveria e Benito Musolinit, ka qenë ministër i fashizmit dhe ideolog i Partisë Fashiste Shqiptare, rekomandues e propagandues i librit “Fashizmi”, një ndër bashkëpunëtorët e parë potent të pushtuesve. Si do të reagonin ata që do të donin “glorifikimin” e autorit të përmbledhjes poetike “Gjurmë stinësh” e të vëllimit me tregime “Tregtar flamujsh”? Dhe e kundërta: Ç’reagim do të pritej në qoftë se do të trajtoheshin si gjer tani poemat “Epopeja e Ballit Kombëtar”, “Përse mendohen këto male”, “I përkasim komunizmit”, “Nënë Shqipëri” dhe vepra të tjera të kësaj natyre?

Ky është shqetësimi dhe, siç më duket, në këtë rrafsh, polemikat akademike dhe orvatjet për t’i dhënë përparësi “mëvetësisë së letërsisë” do të mbyten prej vendimmarrjesh shtetërore e ushtrimesh të trysnisë politike. Prandaj sugjeroj që katedra ta mendojë edhe më shtruar rishqyrtimin e programit, të përgatisë një projekt-platformë, e cila të diskutohet në një konsultë shumë më të gjerë nga kjo e sotmja”.

Konsultë tjetër nuk pati, kështu që u mundova të shfrytëzoja ligjëratat përmbledhëse mbajtur në Degën e Kulturës të Institutit të Lartë të Arteve për reflektime sidomos lidhur me letërsinë e realizmit socialist, konkretizuar në këto dhjetë ligjërata.

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages437
ISBN978992826084
Published year2019
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
I ri1