Razi Brahimi A-004532
Libër i ri
Kjo është vepra e fundit që la para largimit nga kjo botë e studiuesit, eseistit dhe një prej studiuesve më të njohur të realizmit socialist, Razi Brahimi: Këtu është përfshirë e gjithë krijimtari e tij në raportin e artit me idetë dhe ideologjinë, artin dhe realitetin dhe fuqinë e artit për ndryshimin e shoqërisë. Më pritje të polemikave që mund të shkaktojnë mes studiuesve, kjo vepër konsiderohet edhe një reflektim i autorit.....
Ky libër nuk është më në stok
Shtëpia Botuese | Maluka | |
ISBN | 978992826084 | |
Në vend të parathënies
Razi Brahimi
Në vitin arsimor 1990-1991 në shkollat e larta u ndërprenë mësimet për afro dy muaj (dhjetor 1990 – janar 1991). Që studentët të mos e humbnin vitin, u vendos të mbaheshin ligjërata përmbledhëse, shoqëruar me rekomandime të letërsisë së domosdoshme që duhej të njihnin studentët për t’u paraqitur në provime.
Kjo detyrë, me gjithë vështirësitë që kishte, më pëlqeu për dy arsye: e para, sepse më jepte mundësi për riformulim ligjëratash jashtë kërkesave rigoroze të programit dhe, e dyta, ngaqë prej debateve të zhvilluara më 1989-1990 dhe ngjarjeve të dhjetorit 1990 shumë ide, pikëpamje e qëndrime ndaj letërsisë së realizmit socialist e ndaj autorësh e veprash të veçanta ishin vënë në diskutim.
Pra, u gjendëm përpara domosdoshmërisë për reflektim dhe detyrimit shkencor, politik e moral për pjesëmarrje në polemikë, duke dëgjuar vëmendshëm mendime kontestuesish, dhe duke u munduar të sqarojmë shumë çështje në frymë kritike.
Në këto dy përfundime arrita sidomos në fund të dhjetorit 1990, kur, i ftuar në një mbledhje të katedrës së letërsisë shqiptare të UT, mora pjesë në diskutimin paraprak të programit të Historisë së Letërsisë Kombëtare nën prizmin e ndryshimeve politike që po ndodhnin. Objekt diskutimi u bënë dy çështje kryesore: shmangia e politizimeve dhe përfshirja në program e ligjëratave për autorë si Faik Konica, Gjergj Fishta, Zef Skiroi, Ernest Koliqi e disa të tjerë.
Nisma e katedrës ishte me vend.
“Është e drejtë dhe relativisht e lehtë, - vërejta gjatë diskutimit, - që autorët e përmendur si dhe Ali Asllani e Sejfulla Malëshova të përfshihen në program si dhe të bëhen disa ndryshime dhe plotësime në kapitujt hyrës për Letërsinë e Rilindjes dhe atë të periudhës 1912-1944. Më vështirë ka për të qenë dhe më shumë punë do të kërkojë zgjidhja e dy problemeve: nga ç’këndvështrim do të shikohet letërsia dhe, lidhur me këtë, cili do të jetë qëndrimi ndaj letërsisë së realizmit socialist, autorëve dhe veprave të kohës së LANÇ e të periudhës 1945-1990. Sepse do bërë mirë dallimi në mes çpolitizimit, që më duket i pamundur, dhe ndërrimit të një këndvështrimi politik me një tjetër këndvështrim politik. Nëse do të garantohet zbatimi i kritereve shkencore, nuk do të ketë rëndësi kush vjen në pushtet, po ç’drejtim do të marrë zhvillimi ekonomik, shoqëror e kulturor, mbasi do të qe zor të mendohet, se në qoftë se zhvillimi do të jetë kapitalist, t’u lihet vend autorëve komunistë dhe veprave kushtuar ndërtimit të socializmit, siç ka qenë zor të përfshiheshin gjer tani në program autorë të implikuar me fashizmin dhe vepra me përmbajtje të kundërt me ideologjinë e komunizmit.
Për të dalë nga kjo gjendje do të duhet kohë, durim, reflektim dhe përgatitje serioze hulumtuesish, studiuesish e mësimdhënësish. Kam dëgjuar të flitet se për autorët që u përmendën mund të ligjërojnë njohës e admirues të tyre. Por, për ç’program mund të flitet në qoftë se secili prej pedagogëve do të lihej i lirë të bënte ç’t’i tekej dhe shkolla të kthehej në arenë përplasjesh në mes simpatizantësh e ndjekësish të drejtimeve të ndryshme ideologjike, politike e letrare? Dikush, fjala vjen, në ligjëratën për Ernest Koliqin, do të përmendëte se mbante në gjoks një urdhër “Për merita ushtarake” dhënë nga qeveria e Benito Musolinit, ka qenë ministër i fashizmit dhe ideolog i Partisë Fashiste Shqiptare, rekomandues e propagandues i librit “Fashizmi”, një ndër bashkëpunëtorët e parë potent të pushtuesve. Si do të reagonin ata që do të donin “glorifikimin” e autorit të përmbledhjes poetike “Gjurmë stinësh” e të vëllimit me tregime “Tregtar flamujsh”? Dhe e kundërta: Ç’reagim do të pritej në qoftë se do të trajtoheshin si gjer tani poemat “Epopeja e Ballit Kombëtar”, “Përse mendohen këto male”, “I përkasim komunizmit”, “Nënë Shqipëri” dhe vepra të tjera të kësaj natyre?
Ky është shqetësimi dhe, siç më duket, në këtë rrafsh, polemikat akademike dhe orvatjet për t’i dhënë përparësi “mëvetësisë së letërsisë” do të mbyten prej vendimmarrjesh shtetërore e ushtrimesh të trysnisë politike. Prandaj sugjeroj që katedra ta mendojë edhe më shtruar rishqyrtimin e programit, të përgatisë një projekt-platformë, e cila të diskutohet në një konsultë shumë më të gjerë nga kjo e sotmja”.
Konsultë tjetër nuk pati, kështu që u mundova të shfrytëzoja ligjëratat përmbledhëse mbajtur në Degën e Kulturës të Institutit të Lartë të Arteve për reflektime sidomos lidhur me letërsinë e realizmit socialist, konkretizuar në këto dhjetë ligjërata.
Lloji i botimit | Me kapak te holle |
Faqe | 437 |
ISBN | 978992826084 |
Viti i Botimit | 2019 |
Vendodhja | Tirane |
Gjuha | Shqip |
Tipi i publikimit | Libër |
Statusi | I ri |
Numri i botimeve | I parë |
Një roman i bukur dhe turbullues për rebelimin dhe tabunë, dhunën dhe erotikën, si dhe metamorfozën ngatërruese të shpirtit. Ky libër fitues i Çmimit Man Booker Prize International
"Një fantazi e vërtetë epike... plot me shkëlqim verbues shpatash e yshtjesh që shkatërrojnë... një banket i vërtetë për oreksmëdhenjtë e fantazisë."
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
WITH OVER THREE MILLION COPIES SOLD, read the Sunday Times and No.1 New York Times bestselling, record-breaking thriller that everyone is talking about - soon to be a major film.
Një libër i këndshëm, me humor, prekës dhe frymëzues, TRUMP, PRESIDENTI ME JAKË BLU, do të jetë padyshim një nga librat më të mirë që është shkruar për presidencën e Trump-it.
Janë kujtime të vitit 1915. Në këto kujtime tregohet lufta që udhëhoqen malësorët në krye fratin At Bernardin Llupi, aso kohe famullitar në Palç, kundra ushtrisë malazeze që mësynte me coptue Shqipninë dhe me marrë veriun e saj. Sigurisht synonte Shkodrën. Shumë ngjarje të panjoftuna tregohen prej At Bernardin Llupit.
As topical today as when it was first published in 1938, The 500 Hats of Bartholomew Cubbins is the story of a young boy (the same one featured in the Caldecott Honor Award-winner Bartholomew and the Oobleck) and his unjust treatment at the hands of a king. Written in unrhymed prose, The 500 Hats is one of Dr. Seuss's earliest works, and while it may not...
The third book in the laugh-out-loud funny Kid Normal series for readers aged 8+, from radio stars Greg James and Chris Smith
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
Perfect for fans of Tahereh Mafi's New York Times bestselling Shatter Me trilogy, this book collects the first two companion novellas, Fracture Me and Destroy Me, for a thrilling insight into the minds of Juliette's two great loves - Adam and Warner.
The fantastic new YA love story from master storyteller and author of Everything, Everything, Nicola Yoon
Romani Xha Gorioi është vlerësuar si një nga shtyllat mbajtëse të Komedisë njerëzore. Ndonëse ky roman mbyllet me vdekjen e Gorioit, komedia vazhdon. Ky kontrast i fuqishëm nuk gjendet vetëm te kjo vepër, por përbën thelbin e krijimtarisë së tij.
Ky libër i sjellë nga anglishtja në shqip, pasqyron mendimin e profesorit të shquar të filozofisë, prof. Antoni Fllu. Në të tregohet se si autori, dikur një ateist, me baza të forta filozofike të skepticizmit e racionalizmit, ndryshon qëndrimin e tij në lidhje me besimin duke pranuar ekzistencën e Zotit. Sipas arsyetimit dhe shtjellimit në librin e tij,...
Në sfondin e romanit përshkruhet Ponti deri në periudhën e shkëmbimit të popullsive, homogjenizimi i racave me hallkë lidhëse, por edhe si alibi, fenë, frika, nacionalizmi dhe intoleranca që kultivuan xhonturqit dhe në vazhdim qemalistët, jeta e përditshme në vitet e para të Bashkimit Sovjetik, përndjekjet e grekëve në kohën e Stalinit, kampet e punës në...
Mjaftoi një “gënjeshtër e vogël” e mamit për pyetjen e saj se si lindin bebet, që në mendjen e Amelit të ndizej një imagjinatë e madhe, sa ndërtoi një supermarket gjigant, ku shiteshin fara bebesh… Por, si mund të shkonin ata në këtë supermarket të largët, për të blerë një farë bebeje? Këto dhe ndodhi të tjera të këndshme lindën nga disa gënjeshtra të...
Zbavitu dhe lexo këto përralla të bukura me princeshat e magjishme. Ktheji 6 librat me shpinë dhe shfaqi që të krijosh figurën me princesha.
Përmes aktit të të menduarit Dekarti na shpalos kështu mënyrën e vetme sesi mund të ndërtojmë themele të forta kundrejt njohjes, duke u nisur nga dyshimi metodik.
Në këtë libër, autorët paraqesin në mënyrë mjaft të thelluar Çrregullimin i quajtur deficit i vëmendjes dhe Hiperaktivitetit ose siç njihet në nivel ndërkombëtar Attention deficit hyperactyvity disorder (ADHD)
Libri "Integrimi i traumës dhe lëvizjet e syve" ofron një eksplorim interesant të neuroterapisë, një formë inovative terapie që integron qasje të ndryshme terapeutike si EMDR, NLP, hipnozë, Gestalt dhe përvoja somatike për të ndihmuar pacientët të kapërcejnë traumat dhe të integrojnë përvoja të vështira.
Ky libër është pa asnjë dyshim më i miri nga zhanri i botimeve të vetëndihmesës dhe vetëshërimit për faktin se fuqia e mendjes dhe potenciali i saj për të ndikuar në shëndetin dhe mirëqenin e trupit ilustrohen në mënyrë të përsosur me fakte shkencore.
Ky botim është një përmbledhje studimesh dhe artikujsh me rastin e 140vjetorit të themelimit të Shoqerisë e të shtypuri shkronja shqip. Në të paraqiten materiale që nga koha e themelimit të kësaj shoqërie (1879) si Kanonizma e Shoqërisë, Shkonjëzatë shqip pra alfabeti shqip (i njohur si Alfabeti i Stambollit), komisioni i të cilit përbëhej nga figura si...
: Përpjekja Shqiptare ishte një revistë e përmuajshme kulturore e botuar nga tetori i vitit 1936 deri në mars të vitit 1939. Ajo u botua në 27 numra dhe preku pothuajse çdo fushë të jetës kulturore e shoqërore të Shqiperisë së atyre viteve. Revista u themelua nga publicistët e njohur të kohës, Branko Merxhani e Petro Marko.
Kjo është vepra e fundit që la para largimit nga kjo botë e studiuesit, eseistit dhe një prej studiuesve më të njohur të realizmit socialist, Razi Brahimi: Këtu është përfshirë e gjithë krijimtari e tij në raportin e artit me idetë dhe ideologjinë, artin dhe realitetin dhe fuqinë e artit për ndryshimin e shoqërisë. Më pritje të polemikave që mund të...