Të përjashtuarit View larger

Te perjashtuarit

Elfriede Jelinek SB0008

New product

Përshkrim i shkurtër

Pa asnjë dyshim “Të përjashtuarit” është ndër librat më të lexueshëm të Elfriede Jelinek. Ai është bazuar në fakte reale të vitet 1950. Pesë të rinj formojnë një bandë kriminale dhe nisin të bëjnë sulme brutale dhe rrëmbyese. Ata nuk duket se kanë ndonjë gjë të ërbashkët mes tyre, veç moshës.

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Skanderbeg Books
ISBN9789994351497

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Binjakët, Raine dhe motra e tij, Ana, vijnë prej një shtrese të borgjezisë së vogël. Babai është invalid i luftës dhe një nazist i vjetër, i cili i keqtrajton të ëmën dhe e dekurajon atë. Fëmijët e përbuzin të atin. Sofia vjen nga një familje e pasur, me vila dhe kurse tenisi. Hansi, vetëm pak vjet më i madh, por i paedukuar dhe pa përvojë, është punëtor. Atë çfarë ata kanë të përbashkët, është mospëlqimi i jetës dhe ndjesia e të qenit të burgosur në një shoqëri që reagon mjaft. Ata përpiqen të kapërcejnë trubullimet e tyre duke lexuar Kamynë dhe Sartrin dhe më vonë ata do ta përdorin brutalitetin e tyre kundër njerëzve që kalojnë në rrugë. Spiralja e dhunës vazhdon dhe përfundon në një banjë gjaku, kur Raine vret të gjithë familjen e tij. Çfarë në dukje shihet si copëz edukuese, është një roman kompleks e një histori e pasur me gjëra trishtuese. Jelinek përshkruan mekanizmin e shtypjes, depresionit dhe inatit. Gjuha e saj është e qartë, precize dhe plot ftohtësi. Ajo nuk ka ndonjë dhimbje me personazhet, as për viktimat, as edhe për ata që viktimizojnë.

Data sheet

pages271
ISBN9789994351497
Shtëpia botueseSkanderbeg Books
Published year2010
Vendodhja e botimitPrishtinë
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
Përkthyesi Haxhire Luli
RomanMister&Thriller