Brigita dhe Paula, dy personazhet tona, janë emrat që ti i has në të gjithë librin dhe ku endesh bashkë me to në kërkim të shpëtimit pa shpresë nga meskiniteti i jetës. Gjuha e thjeshtë e autores ia ka bërë të lehtë detyrën përkthyesit. Është një libër që e nderon publikun, kur e lexon...dhe mëson shumë për një stil femëror tepër kontrovers.
Dashuria e nxënësit për mësuesen e vet, nën mjeshtërinë e Elfriede Jelinek, kthehet në një dramë "klasike" të joshjes erotike nxënës - mësues. Ky libër është një "akuzë" madhështore, që kërkon shumë më tej realitetit të sotëm vjenez, duke pushtuar miliona lexues të botës.
Pa asnjë dyshim “Të përjashtuarit” është ndër librat më të lexueshëm të Elfriede Jelinek. Ai është bazuar në fakte reale të vitet 1950. Pesë të rinj formojnë një bandë kriminale dhe nisin të bëjnë sulme brutale dhe rrëmbyese. Ata nuk duket se kanë ndonjë gjë të ërbashkët mes tyre, veç moshës.