Pese drama dhe nje korn anglez View larger

Pese drama dhe nje korn anglez

Stefan Çapaliku IA0043

New product

Përshkrim i shkurtër

Tri këngë dashurie, Ftesë për darkë, Kulla e Babelit, Utopos Këpucët. Kjo është një përmbledhje dramash nga një prej përfaqësuesit më të suksesshëm të dramës së re shqiptare. Në këtë vëllim përmblidhen drama të vlerësuara me çmime brenda dhe jashtë Shqipërisë.

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Ideart
ISBN97899927 8668X

400 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Stefan Çapaliku ka lindur në qyetin e Shkodrës më 10 mars 1965. Shkollën e 8-vjeçare dhe atë të mesme e kreu në qytetin e lindjes, ndërsa studimet e larta i kreu në Tiranë në Fakultetin e Filologjisë në degën Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në vitin 1988. Emërohet në punë në janar të vitit 1989 si kërkues shkencor në fushën e studimit të artizanatit popullor pranë Muzeut të Shkodrës si dhe Ekspozitës Kombëtare të Kulturës Popullore të këtij qyteti. Nga shtatori 1990 deri në shtator 1998, ka punuar si profesor i estetikës, teorisë së letërsisë dhe kritikës letrare në Departamentin e letërsisë pranë Fakultetit të Shkencave Shoqërore në Universitetin Luigj Gurakuqi të qytetit të Shkodrës, duke qenë gjithashtu drejtor i Departamentit të Letërsisë. Në vitin 1996 fiton titullin doktor në shkencat filologjike. Në periudhën tetor 1998 shkurt 2005 ka punuar pranë Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve si Drejtor i Drejtorisë së Kulturës së Shkruar dhe Komunikimit dhe njëkohësisht me përgjëgjësinë e hartimit të politikave kulturore në fushën e botimeve, bibliotekave dhe arkivave. Në vitin 1998 emërohet profesor titullar i estetikës dhe teorisë së dramës në Akademinë Arteve në Tiranë, si dhe pedagog i jashtëm i estetikës dhe teorisë dramës pranë Fakultetit të Artit Skenik. Ka kryer një varg specializimesh në fushën e komunikimit artistik, teorisë së komunikimit, politikave editoriale, historisë së artit në shumë universitete dhe qendra kërkimore dhe shkencore evropiane dhe amerikane. Në vitin 2005 emërohet kërkues shkencor dhe njëkohësisht studiues i historisë së institucioneve dhe marrëdhënieve mes arteve pranë Qendrës së Studimeve Albanologjike në Tiranë. Prej vitit 2007 punon si profesor titullar i historisë së letërsisë dhe qytetërimit shqiptar në Katedrën e Albanalogjisë të Fakultetit Filologjik pranë Universitetit të Beogradit në Serbi. Ka botuar krijimtari letrare: Asgjë më shumë se kaq ska ndodhë, (Poezi), 1993, Kohë e ndalun, (Poezi), 1994, Kronikë në lindje, (Roman), 1996, Fjalë për fjalë, (Poezi dhe prozë), 2000, Tregime për Anën, (Tregime), 2002, Pesë drama dhe një korn anglez, 2003, ku përfshihen dramat: Tri këngë dashurie, Ftesë për darkë, Kulla e Babelit, Utopos, Këpucët (The Shoes: Allegretto Albania dhe drama të tjera, 2006, vëllim në të cilin përfshihen shtatë drama: Allegretto Albania, Putargat e thata, Minuta e fundit, Një ëngjëll në katin e njëmbëdhjetë, Ballkan expres, Im from Albania, Mbaje derën hapur, si dhe studimet: Fishta satirik, 1995, Prijës për gjeografinë dhe sociologjinë e letërsisë shqiptare, 1997, Letërsia e interpretuar, 1998, Estetika moderne, 2004, I vetëm në Europë dhe shkrime të tjera për kulturën, 2006. Pese komedi te pergjakshme. Enti Poligrafik "Fishta". Ku përfshihen pesë komedi: 20 vjet, 2 javë dhe 2 ditë, XXL TV, Shën Gjon Kryepremi, Një histori humbësish dhe Birrë, gozhdë dhe sapun.

Data sheet

pages176
ISBN97899927 8668X
Published year2003
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Numri i botimeveI parë