Stefan Çapaliku

Stefan Çapaliku është shkrimtar, studiues, dramaturg dhe artist shqiptar. Ka ka lindur në qytetin e Shkodrës më 10 mars 1965. Në  vitin 1988 u diplomua në degën Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Universitetin e Tiranës. Më pas ka ndjekur nga studime të mëtejshme në Itali, Çeki dhe Angli. Në vitin 1996 mori titullin Doktor i Shkencave Filologjike në Universitetin e Tiranës. Nga viti 1993 deri në vitin 1998 ka drejtuar Departamentin e Letërsisë në Universitetin e Shkodrës. Në periudhën tetor 1998-shkurt 2005 ka punuar pranë Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve si drejtor i Drejtorisë së Kulturës së Shkruar dhe Komunikimit dhe njëkohësisht me përgjegjësinë e hartimit të politikave kulturore në fushën e botimeve, bibliotekave dhe arkivave.


Në vitet 2007-2008, ai u emërua si Profesor Titullar i Historisë së Letërsisë dhe Qytetërimit Shqiptar në Katedrën e Albanologjisë të Fakultetit Filologjik pranë Universitetit të Beogradit. Aktualisht ai punon si studiues pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike dhe deri në vitin 2015 ishte profesor i Estetikës dhe Teorisë së Dramës pranë Fakultetit të Artit Skenik, në Universitetin e Arteve të Bukura, Tiranë, që prej vitit 2005. Veprat e tij janë shfaqur në disa festivale ndërkombëtare të teatrit, ku ai është nderuar me çmime kombëtare dhe ndërkombëtare. Pjesë nga veprat e tij në poezi, prozë, dramë dhe ese janë përkthyer në anglisht, gjermanisht, frëngjisht, italisht, rumanisht, polonisht, bullgarisht, serbisht, maqedonisht dhe turqisht. Ai është i nominuar për çmimin "Europa Prize of Theater for the New Theater Realities" (Çmimi Evropian për Teatrin e Ri). Si dramaturg u nderua me çmimin e autorit më të mirë shqiptar në vitet: 1995, 2003, 2007, 2012, 2016. Krahas studimeve në fushën e estetikës dhe publicistikës, ka shkruar edhe disa libra, të cilët janë vlerësuar: Secili çmendet simbas mënyrës së vet” është një triologji e suksesshme, e përfshirë edhe në listën e ngushtë të veprave në garë për çmimin vjetor të Ministrisë së Kulturës. “Tregimet e tranzicionit” është një tjetër përmbledhje e botuar së fundi. Po ashtu, janë edhe disa monografi të natyrës studimore për Serafin Fankun, Tef Palushin, Fisthën etj. Vepra e tij është botuar në disa gjuhë të huaja, si italisht, frëngjisht, anglisht, greqisht, serbisht, etj.

Lista e librave të autorit

Showing 1 - 13 of 13 items
  • Quick view
    600 Lekë In Stock

    600 Lekë
    In Stock
  • Quick view
    800 Lekë In Stock

    ... Te satira politike e Fishtës, përmbajtja paraqitet si një rast ose si lehtësi për një lloj të veçantë të ushtrimit formal të gjuhes. Në këtë kuptim edhe vepra “Gomari i Babatasit” nuk mund të jëtë një alegori e tranzicionit apo e transdiktaturave, përkundrazi, janë tranzicioni dhe transdiktaturat ato që vazhdojnë ta bëjnë alegorike veprën.

    800 Lekë
    In Stock
  • Quick view
    1 000 Lekë Out of stock

    1 000 Lekë
    Add to cart More
    Out of stock
  • Quick view
    500 Lekë In Stock

    “Një antologji e vogël e jetës” vjen tamam në kohën kur jeta dhe vdekja, që prej Luftës së Dytë Botërore, para 75 vjetëve e deri më sot, nuk kanë qenë ndonjëherë më afër. Nuk kanë qenë ndonjëherë më të miqësuar dhe më bashkëudhëtarë. Konsiderohet nga ato libra xhepi, për të dy xhepat e xhaketës. Shkojnë bashkë, ecin bashkë dhe lexohen bashkë…

    500 Lekë
    In Stock
  • Quick view
    425 Lekë 500 Lekë -15% In Stock

    “Një Antologji e vogël e vdekjes” vjen tamam në kohën kur jeta dhe vdekja, që prej Luftës së Dytë Botërore, para 75 vjetëve e deri më sot, nuk kanë qenë ndonjëherë më afër. Nuk kanë qenë ndonjëherë më të miqësuar dhe më bashkëudhëtarë. Konsiderohet nga ato libra xhepi, për të dy xhepat e xhaketës. Shkojnë bashkë, ecin bashkë dhe lexohen bashkë…

    425 Lekë
    500 Lekë -15%
    Reduced price!
    In Stock
  • Quick view
    800 Lekë In Stock

    Një autor postmodern në një Shqipëri postkomuniste, Çapaliku prek të gjitha zhanret, duke i përzier me mjeshtëri dhe shije, veçanërisht në teatrin e tij. Ndërkaq romanet e tij në përgjithësi nuk ndjekin linjën narrative të një personazhi të caktuar.

    800 Lekë
    In Stock
  • Quick view
    400 Lekë Out of stock

    Tri këngë dashurie, Ftesë për darkë, Kulla e Babelit, Utopos Këpucët. Kjo është një përmbledhje dramash nga një prej përfaqësuesit më të suksesshëm të dramës së re shqiptare. Në këtë vëllim përmblidhen drama të vlerësuara me çmime brenda dhe jashtë Shqipërisë.

    400 Lekë
    Add to cart More
    Out of stock
  • Quick view
    680 Lekë 800 Lekë -15% In Stock

    680 Lekë
    800 Lekë -15%
    Reduced price!
    In Stock
  • Quick view
    1 900 Lekë In Stock

    Pas botimit ne tre vellime te ndara, trilogjia “Secili cmendet sipas menyres se vet” vjen ne nje botim te plote, hardcaver, per te gjithe te pasionuarit e kesaj sage te bukur shkodrane, shkruar plot sqim dhe detaje nga studiuesi dhe shkrimtari Stefan Çapaliku....

    1 900 Lekë
    In Stock
  • Quick view
    1 000 Lekë In Stock

    Dramaturgu Stefan Çapaliku rrëfen përmes një monografie “Serafin Fankon, si Felin i teatrit shqiptar”. Teksa na tregon se njohja e tij profesionale me artistin shkodran ka nis në vitin 1994, me dramën “Gjurmë mbi borë” e më pas me “Ftesë në darkë”, shpjegon edhe arsyet se përse për të, Fanko ka qenë një artist i kalibrit evropian.

    1 000 Lekë
    In Stock
  • Quick view
    1 000 Lekë In Stock

    Libri që ju prezantohet asht i tani polifonik, koral. Gjenden në të zanet e shumë njerëzve që kanë nda me Teftën eksperienca thellësisht personale.

    1 000 Lekë
    In Stock
  • Quick view
    800 Lekë In Stock

    Te ky koleksion tregimesh, të shkruara përgjatë një çerek shekulli, banoj unë, miqtë, hera herës armiqtë, të dashurit, dhe gjithë ato që do doja t’i kisha gjatë rrugës. Në to rri një njeri i brishtë, ëndrrimtar, i dashuruar, aventurier, i heshtur, i dëshpëruar, nervoz dhe lumturisht i gënjyer.

    800 Lekë
    In Stock
Showing 1 - 13 of 13 items