Një libër kuzhine për të gjithë. Për admiruesit pasionantë të artit të kulinarisë, por edhe për fillestarët që duan të ushqehen mirë dhe të zbulojnë magjinë e gatimit, përmes recetave të thjeshta dhe të shpejta. Një libër që nuk mund të mungojë në kuzhinën tuaj.
Mjafton të thuash Pasta dhe ke thënë gjithçka! Pjata që nuk i thuhet kurrë jo! Pjata që mund të gatuhet me dhjetëra mënyra, nga më e thjeshta, vetëm me vaj ulliri e deri tek ato më të ndërlikuarat ku pastat duhet t’i prodhoni vetë. Por për të mbërritur tek receta e një shefi, së pari leximi kalon nga botimi më i ri i Ideart, nën kujdesin e së famshmes...
Në horizontin e përvojave estetike, aftësia për të marrë përgjegjësi personale, duhet të shfaqet si cilësia parësore e kritikës. Kritiku duhet të mësojë të mos fshihet pas gishtit dhe të shfaqë publikisht një guxim që nuk ka pse të mos nisë fillimisht nga pohimi i vlerave.
Poezia e Arian Lekës, tek libri Anija e gjumit, është sfidë magjepsëse për aventurë krijimi, kumte e zëra plot vibrime të brendshme, drithërima befasish, frike, gëzime e trishtime që frymojnë bashkë. Ali Aliu Ajo që e bën të bukur poezinë e Arian Lekës, tek Anija e Gjumit, është afrimi me eksperimentin e avangardës - një çudi kaleidoskopike, përpjekje për...
40 receta antipastash të zgjedhura nga Academia Barilla, frymëzuar nga tradita italiane: pjata tradicionale, variante të krijuara duke u bazuar në klasiket dhe risi, që vijnë si një prelud i shkëlqyer i një vakti të mirë.
Agron Tufa ka studiuar për gjuhë dhe letërsi në Fakultetin Filologjik të Tiranës dhe në Institutin e Letërsisë Gorki 1994-1999, Moskë. Studimet pasuniversitare i kreu për Filozofi artesh në Institutin e Kulturave Europiane 1999 - 2001, ku dhe magjistroi. Është lektor i Letërsinë së Huaj të shekullit XX, në UT. Ka botuar fillimisht poezi, ese, përkthime,...
Borebardha, përralla më e famshme e Vëllezërve Grimm në të gjithë botën, vjen për lexuesit e vegjël në këtë libër me zë.
40 receta buke, çibukësh dhe biskotash të kripura të traditës italiane të zgjedhura nga Academia Barilla: gatime tradicionale dhe të reja, për të festuar mirësinë e bukës, ushqim i pazëvendësueshëm në tavolinat tona.
"Denesje ne dru" është libri në prozë, që propozon për lexuesin Lazer Stani. Shqiptimi i jetës dhe i botës së brendshme të njeriut në tregimet e këtij autori, bëhet mbi bazën e ëndrrës: dukuritë shfaqen të ndërlidhura në rrafshe e në mënyra të ndryshme e të shumta: ato përafrohen dhe bashkëekzistojne edhe kur i ndan koha, vendi, hapësira.
Çoçoli rindërton një botë të zhdukur, që në kujtesë rikthehet dhe ribëhet e tashme.Ai e përmbledh eksperiencën, nuk e imiton atë.