Artiste te famshem moderne : nga Cézanne tek Pop Art View larger

Artiste te famshem moderne : nga Cézanne tek Pop Art

Charlotte Willard ZEN0046

New product

Përshkrim i shkurtër

Në këtë libër jam përpjekur që nëpërmjet përshkrimit të këtyre etiketimeve në një gjuhë të thjeshtë dhe më kuptimplotë të tregoj se ç'është arti në të vërtetë. Fovizmi për shembull është përkthyer si "triumfi i ngjyrës", ekspresionizmi si "piktorë të cilët i dhanë liri emocioneve të tyre", surealizmi si "ëndrra dhe ankthe" dhe pop arti si "piktura që sugjestionojnë lëvizje".

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Zenit
ISBN9789995660536

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Që nga vendlindja e tij Lewis Carroll vuri re që ekzistonte një ndryshim midis emërtimit të një sendi dhe asaj se ç'është në të vërtetë vetë sendi. Historianët e artit, kritikët dhe ndonjëherë edhe vetë artistët na kanë dhënë mjaft emërtime llojesh të arteve si post - impresionizëm, fovizëm, surealizëm apo ekspresionizëm, të cilat në të vërtetë nuk zbulojnë mjaft rreth artit të pikturës dhe madje disa prej tyre na bëjnë të ndjehemi konfuz. Unë jam marrë, gjithashtu, me disa rrënjëzime psikologjike të artit modern, bazat emocionale të tyre si dhe marrëdhëniet me shkencën dhe zbulimet. Eksploroj trajtime apo tema të tjera në marrëdhëniet me shkencën dhe zbulimet. Eksploroj trajtime apo tema të tjera në marrëdhëniet e artit modern me veprën dhe kohën në të cilën ai u krye.Për "Shpikësit dhe Zbuluesit" si Cezanne - i, Picasso dhe Pollok, na tregohet për mënyrat e reja të shikimit prej tyre, të botës përreth. Ben Shahn dhe Andreë Wyeth na paraqesin atë çfarë unë e quaj "Portreti i njeriut modern", ndërsa Lèger dhe Lichtenstein përpiqen të pajtojnë "Artin me Makinën" (Mekanizimin). Këta artistë u ndeshën shpesh në epokën e tyre me një protestë violente nga një publik, i cili nuk qe i përgatitur të përballej me idetë dhe vizionet e tyre revolucionare. Mbi të gjitha, qëllimi im ishte të eliminoja pengesat mes lexuesit dhe përfshirjes së tij me vetë pikturën. Unë u përpoqa që ta çliroja artin prej një gjuhe mistifikuese që e rrethon me shpresën që ajo do të çojë në një shkallë më të lartë të të kuptuarit dhe të një ndjenje më të thellë të kënaqësisë që na jep piktura moderne. Në këtë vepër janë paraqitur pikturat më të rëndësishme në historinë e artit modern shoqëruar edhe me një analizë estetike dhe teknike të veprave përkatëse. Kështu, autori ka analizuar veprat më të njohura të një sërë artistësh të famshëm: Pablo Picasso, Marcel Duchamp, Jackson Pollock, Jean Dubufeet, Vincent Van Gogh, Henri Matisse, Hans Hofmann, Edvard Munch, Chaim Soutine, Ernest Kirchner, Willem de Kooning, Marc Chagall, Salvador Dali, Paul Klee, Rene Magritte, Andreë Wyeth, Ben Shahn, Umberto Boccioni, Bridget Riley, Victor Vasarely, Fernand Leger, Andi Warhol dhe Roy Lichtenstein.

Data sheet

pages135
ISBN9789995660536
Published year2007
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitmbi 18-vjeç
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiVlashi Prifti