Dashurite e perjetshme ne tre romane - set me 3 libra

Grup autorësh SET0006

New product

Përshkrim i shkurtër

Dashuria nuk njeh as moshë, as status dhe as kufizime. Këto tri aksioma na sjellin këto tre romane që Bukinist i rekomandon në një set për ata që duan ti shtojnë magjinë hapit të përditshëm të dashurisë së tyre.

More details

9 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria

2 565 Lekë

-10%

2 850 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Seti përmban tre libra të autorëve Marguerita Duras, Pedro Freitas dhe Mitsi Valaka. Përzgjedhja është bërë duke gërshetuar botime të reja dhe ato që janë të shitur tashmë në treg, por njëherësh bazuar edhe te reagimet e lexuesve ndaj këtyre tre romaneve.

1. Dashuritë e mëdha nuk veshin fustan nusërie nga Mitsi Valaka. Vetëm këtë libër mund ta porositësh KËTU.

“Dashuria nuk është e pamoralshme, është një perëndi që e kërkon, që e mohon, dhe sa më shumë e mohon, aq më tepër e zbulon pranë vetes, brenda teje. Është një perëndi që e beson dhe e ndjek nga pas, pavarësisht nga adhurimi që përzgjedh. Nuk ka adhurim të moralshëm dhe adhurim të pamoralshëm. Dashuria është si fetë, ku çdo formë adhurimi është e respektuar”- Këtë leksion na jep Mitsi Valaka në romanin që po ndajmë me lexuesin

2. Dashnori i Kinës së Veriut nga Marguerita Duras. Vetëm këtë libër mund ta porositësh KËTU

Një ngjarje unike letrare: M. Duras, pasi mëson për vdekjen e burrit që kishte qenë protagonist i romanit "Dashnori", gjashtë vjet më pas rishkruan historinë e dashurisë. Protagonistët janë po ata: burri kinez dhe pesëmbëdhjetëvjeçarja e bardhë. I njëjti sfond: Indokina e viteve tridhjetë, me pasditet e saj rraskapitëse, aroma e shiut dhe jaseminit, rrugët e mbushura me qen, lypës, të marrosur, netët e xhazit. Por historia rijetohet, nxirret edhe një herë nga pluhuri, zhvillohet, zmadhohet, sepse në thelb ajo është zemra e të gjithë veprës së Duras-it. Tani, universi moral i Duras-it në këtë roman është mjaft i errët

3. Premtoj të gaboj nga Pedro Chagas Freitas. Vetëm këtë libër mund ta porositësh KËTU. "Premtoj të gaboj" është një fenomen letrar i pakrahasueshëm. Sapo doli, rrëmbeu vendet e para të klasifikimit si libri më i shitur, duke mbetur për muaj të tërë në vend të parë. Është shitur në gjithë botën pas panaireve ku spikati bujshëm. Rrjeti është mbushur me komente dhe mijëra dashamirës e kanë zgjedhur si librin e vitit. Sepse dashuria na pushton, dashuria na trullos, dashuria na bën të ndjehemi të pavdekshëm dhe, menjëherë më pas, të pambrojtur e pa pikë force. Por fuqia e saj më e madhe është se na bën të ndjehemi të lirë. Kjo është dashuria që, me një pëshpërimë, i flet drejtpërdrejt shpirtit tonë.

Suksesi i këtij romani është i pabesueshëm. Është një fenomen i lindur falë fjalëve të lexuesve dhe nuk ndalet kurrë.”

- “Publico”

“Pedro Chagas Freitas është një rast i çmendur, të gjithë duhet ta studiojnë.”

- “Sabado”

Data sheet

Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RomanRomancë&Pasion