I ri Cmim i reduktuar! Premtoj të gaboj Shiko më të madhe

Premtoj të gaboj

Pedro Chagas Freitas BOT0077

Produkt i ri

Përshkrim i shkurtër

“Të dashurova para se ta merrja vesh dhe ndoshta vetëm kështu dashurohet” – këtë ndjesi rrok mjeshtrisht romani i konsideruar fenomen letrar, dhe që pati rekord absolut shitjes, fillimisht në Portugali dhe më pas në të gjitha tregjet botërore. Që sot vjen edhe në shqip përmes përkthimit të Taulant Hatisë. Konsiderohet “fenomen i lindur” dhe lexuesit e dashurojnë çmendurisht....

Më shumë detaje

85 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Bota Shqiptare
Fletët436
ISBN9789928 001979

1 080 Lekë

-10%

1 200 Lekë

Share

30 produkte të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Rreth librit

"Premtoj të gaboj" është një fenomen letrar i pakrahasueshëm. Sapo doli, rrëmbeu vendet e para të klasifikimit si libri më i shitur, duke mbetur për muaj të tërë në vend të parë. Është shitur në gjithë botën pas panaireve ku spikati bujshëm. Rrjeti është mbushur me komente dhe mijëra dashamirës e kanë zgjedhur si librin e vitit. Sepse dashuria na pushton, dashuria na trullos, dashuria na bën të ndjehemi të pavdekshëm dhe, menjëherë më pas, të pambrojtur e pa pikë force. Por fuqia e saj më e madhe është se na bën të ndjehemi të lirë. Kjo është dashuria që, me një pëshpërimë, i flet drejtpërdrejt shpirtit tonë.

- Prill 2014 Lisbonë. Pedro Chagas Freitas ka një pasion të madh: të jetojë. Dhe për të treguar gjithçka të mrekullueshme që na ofron jeta, duhet të shkruajë. Premtoj të gaboj është krijimi i tij më i ri, sapo mbaroi së shkruari reshtin e fundit dhe e di që ka përmbyllur aty gjithë universin e tij.

- Gusht 2014. Libri sapo doli dhe u përshëndet si fenomeni i ri i vitit. Të gjithë e presin dhe nuk ka asnjë forum të rrjet ku nuk flitet për të.

- Shtator 2014. Premtoj të gaboj pushton libraritë portugeze dhe, menjëherë, ngjitet në të gjitha klasifikimet si libri më i shitur.

- Tetor 2014. Libri ka vetëm një muaj që ka dalë dhe është rishtypur 15 herë. Pedro Chagas Freitas ka bërë për vete librarët, publikun dhe kritikën.

- Dhjetor 2014. Fenomeni është i pandalshëm. Të gjithë titujt gazetareskë e përshkruajnë si rastin më ët madh të botimeve të viteve të fundit.

- Shkurt 2015. Agjenti e dërgon librin Premtoj të gaboj te të gjithë botuesit e botës. Brenda pak orësh, vërshojnë ofertat nga çdo anë e globit. Mjaftojnë pak reshta për të kuptuar se gjendesh para një shkrimtari të madh.

- Qershor 2015. Shtëpitë e huaja botuese fillojnë bashkërendimin për shpërndarjen në tregun botëror.

“Suksesi i këtij romani është i pabesueshëm. Është një fenomen i lindur falë fjalëve të lexuesve dhe nuk ndalet kurrë.”

- “Publico”

“Pedro Chagas Freitas është një rast i çmendur, të gjithë duhet ta studiojnë.”

- “Sabado”

Pjesë nga libri

Lokali është plot me njerëz, i zhurmshëm. Burri është ulur pranë dritares dhe vështron qiellin gri, i mërzitur, si çdo mëngjes të hëne. Papritur kthehet dhe ajo është aty, përballë tij. Sytë i mbushen me habi, gishtat e dridhur me të cilat mban çantën tregojnë se ndjehet e zënë ngushtë. Kanë kaluar vite nga hera e fundit kur e ka parë, që nga dita kur e la. Pa një shpjegim, pa një përse, iku duke i thyer zemrën.

Që atëherë, ajo ngriti një jetë të re, edhe ai. E megjithatë, vetëm tani e kuptoi se nuk kishte pushuar së dashuri as edhe një sekondë. Prandaj, kur ajo përpiqet t’i ikë, e tronditur nga emocionet e forca që përjeton, burri vendos ta ndalojë.

Dhe në përqafimin e tyre, në mes të kalimtarëve, i premton se do të provojë, veprojë, rrëzohet, gabojë përsëri. Ta dojë. Me të vërtetë dhe përgjithmonë.

Duket sikur ky është fundi, por është vetëm fillimi i historisë. Sepse çdo gjest i tyre, çdo letër që shkruajnë, çdo person që takojnë, ka një univers të tërë për të treguar. Kurse dashuria është fija e kuqe që i lidh të gjitha. Sa herë e kemi pyetur veten si ka qenë dashuria nga e cila kemi lindur? Si është ndier babai ynë herën e parë kur na ka mbajtur në krahë? Emocioni më i madh është të gjesh edhe një herë atë që ke humbur dhe ta duash përsëri, sikur të ishte hera e parë.

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Fletët436
ISBN9789928 001979
V. Bot2017
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiTaulant Hatia
RomanRomancë&Pasion