Saga Wallflowers ne nje set

Lisa Kleypas SET0350

New product

Përshkrim i shkurtër

Në këtë sagë keni mundësi që të njiheni me katër lulet e murit: Anabela, Lillian, Evie dhe Deizi. Këto katër vajza të reja hyjnë në shoqërinë londineze me një qëllim të përcaktuar qartë: ato duhet të përdorin zgjuarsinë dhe dredhitë e tyre femërore për të gjetur një burrë. Kështu ata bashkohen së bashku dhe lind një skemë e guximshme e gjuetisë së burrave – një skemë që do të ndryshojë pa dyshim jetën e tyre përgjithmonë. Magji, sekrete vere, ndodhi në vjeshtë, djalli në dimër dhe skandal në pranverë.

More details

1104 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Bota Shqiptare

4 320 Lekë

-10%

4 800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Seti me katër libra përbëhet:

Sekrete te nje nate vere nga Lisa Kleypas

https://bukinist.al/sq/bota-shqiptare/15253-sekrete-te-nje-nate-vere.html

Anabela, Liliana, Evi dhe Dejzi janë katër gra të reja plot shpresa, ëndrra dhe frikëra, të lodhura duke pritur që burri i jetës së tyre të vijë t'i kërkojë: miqësia do t'i bëjë më të guximshme dhe të shkathëta, dhe tani e tutje do të ndihmojnë njëra-tjetrën.

Anabela është magjepsëse dhe e kulturuar, me origjinë fisnike, por pa pajë. Dhe vetëm në përralla princërit martohen me vajzat e varfëra, ajo e di mirë këtë. Por krenaria e saj e akullt nuk e lejon ta pranojë vardisjen e Simon Hantit, borgjez i pasur dhe joshës i vrullshëm, shumë i ndryshëm nga aristokratët që do të donte të shtinte në lak. Të paktën deri kur ai i vjedh një puthje që nuk arrin ta harrojë më...

Kështu fillon midis të dyve një lojë joshjeje dhe dëshire, deri kur lëvizja më e paparashikuar nga të gjitha, dashuria, do t'i lërë pa frymë.

 

Ndodhi ne vjeshte nga Lisa Kleypas

https://bukinist.al/sq/bota-shqiptare/15484-ndodhi-ne-vjeshte.html

Ndodhi në ballo, ku bukuroshja Lilianë Bouman zbuloi që temperamenti i saj prej amerikaneje, s'shihej me sy të mirë në shoqërinë e stërholluar amerikane. Sidomos nga Lord Uestklifi, Markusi, beqari i artë më i padurueshëm i qytetit.

 

Ndodhi në kopsht, ku Markusi dhe Liliana zbuluan që një puthje e vetme plot pasion mund të vlente më shumë se një mijë paragjykime arrogante, dhe madje më shumë se një parfum afrodiziak!

Ndodhi në vjeshtë, kur Markusi, burri që nuk e kishte humbur kurrë kontrollin e emocioneve të tij, zbuloi se nuk ishte aspak një shkëmb: me Lilianën çdo prekje ishte një torturë shumë e këndshme.

Por ajo amerikane e pacipë nuk ishte patjetër në listën e "grave që duheshin marrë për nuse"...

 

Mekate dimri nga Lisa Kleypas

https://bukinist.al/sq/bota-shqiptare/15661-mekate-dimri.html

Evanxhelinë Xheneri është shumë e ndrojtur, dhe do të ishte edhe shumë e pasur, vetëm nëse do të shtinte në dorë trashëgiminë që i takon. Vetëm që t'ua shkëpusë kthetrave të të afërmve të saj të pandershëm, është e vendosur t'i sfidojë konvencionet dhe t'i drejtojë beqarit të papenduar, Sebastian St Vinsent propozimin më fyes nga të gjithë: atë për martesë!

Të kalonte më shumë se një minutë në shoqërinë e viskontit do ta shkatërronte emrin e çfarëdolloj vajze, por jo atë të Evit, e sigurt që nuk donte të hynte në koleksionin e tij të zemrave të thyera. Sa e përmbajtur aq kokëfortë, Evanxhelina është gati ta sfidojë: do t'i jepet atij vetëm kur të dijë t'i tregojë se është besnik. Një pakt me djallin apo një bast dashurie?

 

“Skandal në pranverë” nga Lisa Kleypas

https://bukinist.al/sq/romance-pasion/15687-skandal-ne-pranvere.html

Pas tre stinëve zhgënjyese në shoqëri, babai i Dejzit është i prerë: e bija duhet të gjejë një burrë, shumë shpejt. Dhe nëse Dejzi nuk do ta gjejë burrin e ëndrrave të saj, atëherë do të jetë e shtrënguar të martohet me atë që i ati ka zgjedhur për të: Metju Suiftin.

Dejzi është e tmerruar, do të martohej me këdo tjetër përveçse me atë individ të vrazhdë dhe men-djemadh. Por nuk i ka bërë llogaritë me sharmin e padyshueshëm që Metjuja do të përdorë për ta bërë për vete.

Djali shëndetlig dhe ambicioz që kishte njohur është shndërruar në një burrë tërheqës, të pjekur, plot vitalitet. Por pikërisht kur është duke iu dorëzuar pasionit, shpërthen një skandal që rrezikon të shkatërrojë gjithçka...

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
Published year2023
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Grupmosha e leximitOver 14 years old
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
I ri1