Historite e macokut Odin

Francesco Bedini SET0183

New product

Përshkrim i shkurtër

Maçoku Odin është një personazh i ri për lexuesit shqiptarë që vjen nga letërsia italiane. Kjo seri, e shkruar nga Francesco Bedini, deri më tani ka dy vëllime dhe është hedhur në qarkullim nga shtëpia botuese “Dritan”. Ne i kemi bërë bashkë në një set dhe ua rekomandojmë lexuesve të vegjël që moshën mbi 7 vjeç.

More details

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botimet Dritan

1 260 Lekë

-10%

1 400 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Seti me dy libra përmban:

Maçoku im quhet Odin

https://bukinist.al/sq/fantazi/14974-macoku-im-quhet-odin.html

Maçoku im quhet ODIN dhe ka vetëm një sy, pikërisht si perëndia nordik i poezisë dhe i luftës. Unë jam Aldoja dhe kam një motër të bezdisshme me emrin Petra. Kohët e fundit kanë ndodhur disa ngjarje të çuditshme rreth shtëpisë sonë. Korba të mëdhenj, hije ujqish, një pemë gjigante e shfaqur në pyll… Eh… Po sikur t’ju thosha se maçoku im jo vetëm quhet Odin, por është Odini dhe se po përgatitet të shpërthejë një luftë kundër fuqive të errëta? Por mos kini frikë. Me shokët e mi Xhulio dhe Sandro dhe Klubin tonë të NOVELAVE GRAFIKE jemi gati për të shpëtuar botën!

 

Mbretëresha e kukudhëve të errësirës 2

https://bukinist.al/sq/fantazi/14975-mbreteresha-e-kukudheve-te-erresires-2.html

Odini nuk ishte një maçok si gjithë të tjerët, sepse… epo, ishte Odini i vërtetë, perëndia nordik i poezisë dhe i luftës, i rimishëruar në trupin e një maçoku me një sy. Falë sakrificës së tij kemi ndaluar fundin e botës, por mendimi që nuk do ta shihja më kurrë më bënte të ndihesha… Me kë po tallem kështu? Me siguri maçoku im do të kthehet. Emri i tij është Odin, jo Borëbardha ose Fafi. Kemi ende nja dy punë për të sistemuar unë dhe ai. Së bashku. Ose, së paku, kështu shpresoj…

Data sheet

Published year2023
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Grupmosha e leximitmbi 8 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAjsela Koka
I ri1