Kandili i kuq View larger

Kandili i kuq

Faik Konica A-007715

New product

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Argeta LMG
ISBN9789928303806

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

More info

Me një artikull në dorë paraqitesh në drejtorinë e fletores "La Parole Libre" një djalosh shqipëtar njëzetvjeçar; një shqipëtar i ri paraqitesh në zyrat e një fletoreje të Parisit për të kërkuar një të drejtë, për të mprojtur një komb të shtypur, por liridashës.

Atë që i vlonte në zemër, djaloshi e kishte hedhur në ca letra, ku çfaqte hidhërimin dhe zemërimin e vet dhe të bashkëvendasvet kundrejt robërisë turke dhe Murat Be Çerqezit.

Shqipëtari i ri i Konicës shprehu ahere shpirtin e vet t'egërsuar, e në të drejtë, ai çfaqi shpirtin e lirë kundra një shtypësi prapanik e mizor. Djaloshi që do të drejtonte më vonë revista e gazeta të dëgjuara paraqitesh më 1895 në redaksinë e fletores frënge. Ishte artikulli i parë i një flamurtari të fletorizmës shqipëtare. Ishte shkrimi i parë i një burri që punoi një jetë të tërë për zgjimin e për qytetërimin e vendit të vet.

1895: data kur filloi të shkruajë e të flasë Faik Konitza për të drejtat shqipëtare dhe për kombin e robëruar, më 1895 filloi Faik Konitza të fliste e të shkruante dhe më 1942 si për nga hera. Vetëm vdekja e largoi nga puna dhe nga vendi.

Më 1895: dit'e shënuar për historinë e lëvizjes.

Dit' e shënuar për jetën e këtij luftëtari të mendimit duke patur "me palcën e luanëve", i ngjeshur me një kulturë të rrallë dhe me një shpirt polemisti, i cili, për pallë pati pendën, kulturën, diturinë dhe prirjen e ndritur të kritikut...

Lefter L. Dilo

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages380
ISBN9789928303806
Published year2021
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitmbi 10 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
I ri1