Reduced price! Mbi kohen e lire View larger

Mbi kohen e lire

Seneca BZ0226

New product

1107 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PEMA
ISBN9789951846165

630 Lekë

-10%

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Përbërja e veprës është e vështirë për t’u përcaktuar. Pas një hyrjeje që i thur lavde menjëherë kohës së lirë (I, 1-3), e pastaj ia jep fjalën Serenusit i cili tronditet që po e sheh mjeshtrin e vet “duke u dorëzuar” (I, 4-5), vjen divisio (II), ku Seneka pohon se nuk po i tradhton aspak stoikët dhe paraqet “dy palët”: nga njëra anë, do të vërtetojë se që në moshë shumë të re, mund të “lëshohemi me plot të drejtë në kundrimin e së vërtetës”, dhe nga ana tjetër, një “ushtar i vjetër, që e ka mbaruar kohën e shërbimit, ka të drejtë edhe ai që ta kalojë stafetën “. Vjen pastaj confirmatio (ato pjesë që kanë mbetur…) Seneka përpiqet fillimisht të provojë se koha e lirë është në përputhje me parimet e Zenonit dhe Krisipit (III); ekzistojnë në fakt “dy republika” – “e madhja” që përfshin zotat dhe njerëzit, dhe “e vogla”, që përkon me këtë apo atë qytet: është po aq e dobishme t’i shërbesh së parës sa dhe të dytës (IV). Natyra na ka krijuar për kundrim dhe veprim: madje, a nuk është aktiv mendimi kur i kundron mrekullitë e Universit dhe përpiqet t’ia depërtojë sekretet? Por i Urti stoik tërhiqet mënjanë vetëm me bindjen se edhe aty do të jetë i dobishëm për njerëzit; vetë Krisipi dhe Zenoni, që s’do të mund t’i quanim përtacë, nuk janë marrë kurrë me punët publike (VI). Madje, në këtë çështje, dallimi ndërmjet epikurianëve dhe stoikëve, nuk është themelor: për të parët, kundrimi është një ideal, për të dytët, një “ndalesë” (VII). Kapitulli i fundit që zotërojmë, është më problematik dhe pa dyshim nuk përbënte përfundimin e veprës: në fakt, i shtyrë me siguri nga përvoja e vet por duke kryer një lloj kthese disi të sofistikuar, Seneka arrin t’i shpallë si krejt të papajtueshëm Qytetin dhe të Urtin. Fjalët e fundit, që mbajnë një gjurmë ironie të hidhur, japin në një formë metaforike kundërshtinë në të cilën gjendet stoiku i vjetër përballë dishepullit të vet…

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages84
ISBN9789951846165
Published year2023
Vendodhja e botimitPrishtinë
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitOver 14 years old
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiUrim Nerguti
I ri1