Seneca

Seneka (Lucius Annaeus Seneka) ka lindur në kapërcyell të ndërrimit të mijëvjeçarit në Kordu të Spanjës. I quajtur zakonisht Seneka Filozofi, është një nga personalitetet më komplekse dhe më interesante të Lashtësisë, pasi themeloi mendimin dhe filozofinë stoike. Jeta e tij qe e jashtëzakonshme për nga ngjarjet dhe personazhet që e shoqëruan, për nga shtrirja dhe larmia e veprimtarisë mendore që ai zhvilloi, për nga armiqësia e dhunshme që e ndoqi gjatë gjithë jetës me një forcë të papërfytyrueshme.


Seneka qe një mendimtar, që guxoi i pari të lidhte filozofinë me politikën, gjë kjo që përbën një nga ndihmesat e tij më të thella në mendimin modern. Me veprën e tij, Seneka na mundëson të njohim mirë përbërjen kulturore dhe historike të gjashtëdhjetvjeçarit të parë të erës sonë.


Ka lindur në një familje të pasur e të kulturuar romake ndërmjet viteve 4 dhe 1 para Krishtit dhe vdiq më 12 Prill të vitit 65 pas Krishtit. Në moshë shumë të re, studjoi filozofi dhe gojëtari në Romë. Pasi ishte njohur më parë me pitagorizmin, u bë pjestar i doktrinës stoike, të cilën e zbatoi deri në fund të jetës së tij. Vepra e tij përbëhet prej shkrimesh të ndryshme: poezi, fjalime politike, traktate shkencore, tragjedi, punime filozofike. Poezitë dhe fjalimet kanë humbur; nga traktatet shkencore kanë mbetur shtatë vëllime të “çështje të natyrës”, dhe vetëm tragjeditë e botimet filozofike kanë mundur të mbërrijnë pak a shumë të plota deri në ditët tona.


Ushtroi në fillim avokatinë, pastaj u bë kuestor e më pas senator. Gjatë kësaj kohe ai u bë i njohur edhe si gojëtar i shkëlqyer e shkrimtar i madh. Tragjeditë që ai shkroi konkuronin më së miri me tragjeditë e Greqisë së lashtë. Falë dhuntive të tij, Seneka përfitoi e pësoi njëkohësisht: përparoi në karrierë, por tërhoqi gjithashtu zilinë e perandorit Kaligula, i cili ndërmori, në vitin 39, nismën për ta dënuar me vdekje, dënim nga i cili Seneka shpëtoi me të drejtë.


Në vitin 54, me ardhjen në pushtet të Neronit, Seneka shkruan traktatin e tij të parë filozofik “Mbi mëshirën”. Gjithashtu, ai emërohet këshilltar politik i Neronit. Por, pak nga pak, personaliteti i Neronit ndryshon. Qëndrimi i tij bëhet gjithmonë e më i paparashikueshëm dhe shqetësues. Pas vdekjes së dyshimtë të  Burrus-it, më 62,  Seneka, duke ndier rrezikun t,i afrohej, i kërkon Neronit t,i jepte leje për të  dalë në pension. Por ai ishte tepër i vyer për Neronin, i cili, zyrtarisht, nuk ja dha kurrë këtë leje, por as nuk  e pengoi që të merrte pjesë gjithmonë e më pak në jetën politike të perandorisë. Kështu, Seneka fillon t,ia kushtojë pjesën më të madhe të kohës hartimit të shumë veprave, punë që nuk zgjati më shumë se tre vjet, sepse në Prill të vitit 65, i paditur me pa të drejtë si pjesmarrës në komplotin e Pizonit kundër Neronit, ky e urdhëron Senekën të vetvritet. Dhe Seneka e zbaton këtë urdhër në mënyrë të atillë që “të mos zhdukej nga jeta por të dilte prej saj në mënyrë sa më dinjitoze”.


Përgjatë disa muajve përpara vetëvrasjes, Seneka shkruan kryeveprën e tij filozofike  “Letra për Lucilin”. Në këto letra, Seneka i drejtohet, mendimi i të cilit kishte arritur pjekurinë e plotë, i përçon nxënësit të tij shumë të dashur shumën e persiatjeve të veta, të cilat çdo njeri i ndjen shumë pranë vehtes dhe i ka ndier në çdo kohë, sepse ato kanë të bëjnë me përpunumin e shpirtit njerëzor, me përpunimin e njeriut si vetë e si qënie shoqërore, me përparimin e jetës njerëzore.


Në këto letra, shfaqen parimet dhe emrat e mëdhenj të stoicizmit, si Zenoni, Kleanthi, Krisipi, Panetius, Posidonius, Hekatoni etj. Megjithëse filozof, Seneka nuk ështe i vështirë për t’u kuptuar.  Përkundrazi, ai është i qartë, i thjeshtë e konkret, por edhe hijerëndë e i thellë. Në këtë kryevepër të letërsisë filozofike botërore, Seneka flet para së gjithash për forcat dhe dobësitë njerëzore. Drejtësia dhe ëmbëlsia e fjalëve të tij, mesazhi shpresëdhënës që ai dërgon për çdokënd që dëshiron ta ndjekë, i bën Letrat për Lucilin një vepër të përbotshme për të gjitha kohërat, leximi i sëcilës shndërron dhe pasuron pambarimisht njeriun dhe shoqërinë njerëzore. Ky ishte edhe qëllimi përfundimtar i Senekës në të gjithë letërkëmbimin e tij.


Temat që trajtojnë Letrat për Lucilin, janë të pranishme sot po aq saç ishin edhe dy mijë vjet më parë, kur ato u shkruan. Figura e njeriut të urtë që paraqitet në to, është njëkohësisht mit dhe realitet i mendimit antik romak. Veçantia e këtij mendimi shfaqet nëpërmjet  përputhjes së asaj që Seneka thotë me atë që ai bën e jeton çdo ditë. Për Senekën, filozofia nuk është art për të përmbushur kënaqësitë, por për të formuar shpirtin e njeriut, për të përmirësuar jetën, për të treguar se çfarë nuk duhet bërë në këtë jetë. Ai e sheh filozofinë si dritën e së vërtetës, si një përputhje mes atyre që janë fizike, logjike dhe morale. Seneka nuk e pranon që bota mund të qeveriset nga një fat i verbër. Ai mendon se, gjithçka ndodh sipas një plani hyjnor dashamirës, që quhet providencë. Për t,u bërë thirrje aftësive arsyetuese të bashkëbiseduesit, si dhe për ta bërë filozofinë të pranueshme në problemet e përditshme të jetës, Seneka përdor analogjinë, krahasimin dhe figurat: “Ashtu si lumenjtë, shirat e rrëmbyer dhe ujrat minerale nuk mund ta ndryshojnë shijen e ujit të detit, nuk mund ta zbutin kripën e tij, ashtu edhe vrullet e një gjëme nuk mund ta turbullojnë a ta cënojnë njeriun guximtar, përkundrazi, ato e çelnikosin natyrën e tij të fortë, dhe është pikërisht kjo natyrë që ndryshon rrjedhën e ngjarjeve, sepse ajo është më e fortë se çdo gjë tjetër që vjen nga jashtë”. Ai merr e analizon veset e këqia të njeriut, që mud ti sjellin dëm jo vetëm atij por gjithë shoqërisë. Një nga këto vese është zëmërimi, të cilën e sheh si një dëshirë të dhunshme, të papërmbajtur për hakmarrje. Ai thotë: Ashtu si çmenduria, edhe zemërimi nuk mund të përmbahet; zemërimi e nëpërkëmb mirësjelljen, i harron lidhjet e ngushta njerëzore, ngul këmbë në të vetën si mushka, i qepet keq asaj që ka ndërmarrë, nuk dëgjon as këshilla, as arësye, merr flakë për shkaqe të gabuara, është i paaftë të dallojë të drejtën e të vërtetën, dhe u ngjet atyre rrënojave që shkërmoqen mbi rrënojat që zënë nën vehte… Zemrimi është shumë i fuqishëm për të dëmtuar”.


Mendimi filozofik antik greko-romak kishte vetëm një synim: artin e të jetuarit. Ato përçojnë artistikisht deri në ditët e sotme vlerat në mënyrën e të jetuarit. Filozofia e Senekës përcjellë kumtin që e keqja nuk vjen nga sendet apo gjërat, por nga përceptimi i gabuar për to. Ndaj ai na fton që të punojmë për të riedukuar gjykimin tonë, i cili do të mundësojë një përceptim të drejtë, dhe si rrjedhim, një sjellje të drejtë. Ky kumt i tij themelor ka përshkuar shekuj dhe ka frymëzuar mendimtarë të panumërt të brezave e vendeve të ndryshme të rruzullit tokësor.

Lista e librave të autorit

Showing 1 - 8 of 8 items
  • Quick view
    800 Lekë Out of stock

    800 Lekë
    Add to cart More
    Out of stock
  • Quick view
    1 000 Lekë In Stock

    Letrat e Seneca-s janë si një ditar, ose nje manual meditimesh filozofike. Shpeshherë ato nisin me vëzh gime për jetën e përditshme dhe trajtojnë shumë tema tradicionale të filozofisë stoike, si për shembull shpërfillja e vdekjes, vlera e miqësisë, dhe virtyti si e mira supreme. Në këtë botim kemi sjellë 65 letra 124 të tilla që nga janë shkruar, ndaj e...

    1 000 Lekë
    In Stock
  • Quick view
    800 Lekë Out of stock

    800 Lekë
    Add to cart More
    Out of stock
  • Quick view
    800 Lekë Out of stock

    800 Lekë
    Add to cart More
    Out of stock
  • Quick view
    700 Lekë In Stock

    Shkrimet stoike të filozofit Seneka ofrojnë njohuri të fuqishme mbi artin e të jetuarit, rëndësinë e arsyes dhe moralit dhe vazhdojnë të ofrojnë udhëzime të thella për shumë njerëz nëpërmjet elokuencës, kthjelltësisë dhe urtësisë së tyre të përjetshme.

    700 Lekë
    In Stock
  • Quick view
    800 Lekë Out of stock

    800 Lekë
    Add to cart More
    Out of stock
  • Quick view
    800 Lekë Out of stock

    Lënda e këtij vëllimi është nxjerrë nga Letrat morale drejtuar Lucilit, përkatësisht librat X-XIV, e cila është kryevepra e Senekës nga pikëpamja filozofike, edukative dhe artistike. 

    800 Lekë
    Add to cart More
    Out of stock
  • Quick view
    800 Lekë Out of stock

    800 Lekë
    Add to cart More
    Out of stock
Showing 1 - 8 of 8 items