Mbi historine e Ballit Kombetar View larger

Mbi historine e Ballit Kombetar

Kristo Frashëri BD0258

New product

Përshkrim i shkurtër Në trajtimin e historisë së organizatës Balli Kombëtar nuk u mbështeta në kritikat që i ka bërë kundërshtarja e saj kryesore, Partia Komuniste Shqiptare.Siç e kam theksuar, jam mbështetur krejtësisht mbi aktet e nënshkruara nga vetë Balli Kombëtar dhe në kujtimet që kanë botuar vetë udhëheqësit e saj kryesorë. Kristo Frasheri

More details

9 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN9789994303076

600 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Qëndrimet që mbajtën qeveritë dhe partitë e vendeve të Europës gjatë Luftës së Dytë Botërore u gjykuan në Konferencën e Paqes, e cila u mblodh fill pas Luftës, më 1946. Qeveritë që ishin rreshtuar përkrah Koalicionit të Madh Antifashist anglo-sovjeto-amerikan u thirrën si aleatë në Konferencën e Paqes. Përkundrazi, qeveritë që u rreshtuan përkrah bllokut hitlerian u thirrën në Konferencën e Paqes për të dhënë llogari për veprimtarinë e tyre armiqësore. Ndryshe nga qeveritë e Hungarisë, Rumanisë, Bullgarisë, Finlandës qeveria kuislinge e Tiranës shpëtoi pa dhënë llogari në Konferencën e Paqes falë pjesëmarrjes së Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar në Luftën e Dytë Botërore përkrah Koalicionit të Madh Antifashist. Dëshmi është fakti se në Konferencën e Paqes, në bankën e fitimtarëve u thirr qeveria shqiptare e kryesuar nga komunisti Enver Hoxha. Përkundrazi, as qeveria kuislinge e Tiranës, as ish mbreti Zog, i cili pretendonte se përfaqësonte Legalitetin e përmbysur nga okupatorët fashistë, as Mithat Frashëri, kryetari i Ballit Kombëtar, të cilin ballistët e trumbetonin si flamurtarin e madh të pavarësisë dhe të demokracisë shqiptare nuk u ftuan qoftë edhe si dëshmitarë në Konferencën e Paqes. Kjo për arsye se me qëndrimin e mbrapshtë që të tre këta faktorë politikë shqiptarë mbajtën gjatë Luftës së Dytë Botërore, ndihmuan jo parimet e Kampit të Madh Antifashist, por veprimet ushtarake të bllokut agressor hitlerian.

Data sheet

pages156
ISBN9789994303076
Published year2013
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Numri i botimeveI parë