Ky botim është monografia më e plotë shkencore mbi këtë revolucionar të Rilindjes Kombëtare Shqiptare...
Ahmet Zogu ka ngritur shumë përshtjellime të cilat Akademik Kristo Frashëri gjen rastin për t’iu përgjigjur. Ai ka trajtuar në disa plane pyetje të tilla si: Kush ishte Ahmet Zogu si njeri? Cilat qenë meritat e mbretërimit të tij? Cilat qenë gabimet apo dëmet që atij i atribuohen? Si duhet të cilësohen veprimet e tij, nëse ka ndër to akte të mbrapshta, -...
Poema romantike Shtegtimet e Çajlld Haroldit së bashku me njoftimet që përmbajnë letrat e Lordit drejtuar nënës së vet dhe shënimet në formë ditari që ka mbajtur bashkudhëtari i tij Xhon Kem Hobhauz, përbëjnë lëndën e kësaj trajtese. Ato dëshmojnë sesi një poet romantik i pararojës letrare evropiane dhe shoku i tij, një i ri i kulturuar anglez, e shihnin...
Ky punim ka karakterin e një debati historik shkencor. Fillin e ka marrë nga formulimet historike që përmban Enciklopedia e Maqedonisë, botuar nga Akademia e Shkencave e Shkupit me 2009, në zërin shqiptarët e Maqedonisë.Aty shqiptarët trajtohen si turma malësorësh të ardhur nga malësitë e Shqipërisë së veriut dhe të vendosur në viset e sotme të Maqedonisë...
Autori e ka konceptuar hartimin e kësaj monografie mbi jetën dhe veprën e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, të lidhur edhe me paraqitjen e burimeve historike dokumentare të shek. XV, dokumentet bashkëkohëse të heroit, që fillojnë me kohën e Gjon Kastriotit dhe mbarojnë me vdekjen e Skënderbeut. Monografia është vëllimi i parë i kolanës që ndiqet nga nëntë...
Ky botim është cikli më i plotë në historinë fatkeqe të Çamërisë, peripecitë që ajo pati nga lashtësia deri në ditët tona. Libri ofron garanci, si studim shkencor falë bagazhit historik në lidhje me trajtimin e çështjes çame. Së dyti, si problem shkencor i historisë shqiptare dhe së fundi jepen të dhëna të sakta në trajtimin tepër të vështirë të problemit...
Historia e Dibrës, e përftuar nga laboratori i njërit prej studiuesve më në zë, më prodhimtarë e të rëndësishëm të historiografisë së sotme kombëtare, vjen si një pasurim burimor në fushën e historiografisë dhe si një plotësim në historishkrimin shqiptar.
Në trajtimin e historisë së organizatës Balli Kombëtar nuk u mbështeta në kritikat që i ka bërë kundërshtarja e saj kryesore, Partia Komuniste Shqiptare.Siç e kam theksuar, jam mbështetur krejtësisht mbi aktet e nënshkruara nga vetë Balli Kombëtar dhe në kujtimet që kanë botuar vetë udhëheqësit e saj kryesorë. Kristo Frasheri
Principata Mesjetare e Arbërisë e viteve 1190-1215 është formacioni i parë shtetëror shqiptar. Si proces historik, formimi i tij nënkupton për vendin fillimin e një diferencimi të ri shoqëror, plasaritjen e bashkësive krahinore, zhvillimin e lidhjeve ndërkrahinore, dobësimin e ndjenjës së fisit dhe zëvendësimin e saj me ndërgjegjen e kombësisë. Ai...
Pikënisje e këtij studimi kritik historik u bë trajtesa me titull "Skënderbeu" e historianit zviceran O. J. Schmitt, botuar vetëm në përkthimin shqip. Autori i trajtesës kritike prof. Dr. Kristo Frashëri, një njohës i mirë i historisë së Skënderbeut, nuk u pajtua në asnjë pikë me këndvështrimin negativ të historianit zvicerian.
Histori e mirëfilltë e Skënderbeut, mbështetur në dokumente dhe materiale të shumta arkivore. Ndryshe nga historitë e tjera të shkruara për Skënderbeun, kjo është më e kompletuar dhe e sheh Heroin jo vetëm si udhëheqës të luftës çlirimtare, por edhe si nismëtar të shtetit shqiptar