Aforizmia View larger

Aforizmia

Friedrich Nietzsche BUE226

New product

Përshkrim i shkurtër

Një libër tjetër nga Fridrih Niçe, këtë radhë me Aforizmat e tij të shkëlqyera. Ka një përngjasim origjinal midis aforizmave dhe poezisë, por ndryshojnë mendimet e dhëna shkurt e prerë nga mendimtarë të mëdhenj siç është rasti i Niçes. Mendimet janë marrë nga librat e tij dhe janë botuar nga studjues dhe njohës të mëdhenj të veprës së mendimtarit dhe filozofit të madh. Njeriu fare mirë mund të çlodhet me to, mund të meditojë së bashku me atë mendim të Niçes, mund të hedhë pse jo edhe një farë të re, të kuturisë një mendim të ri origjinal. Niçja ta jep këtë mundësi në të gjithë veprën e tij, kurse në mendimet e zgjedhura, në aforizmat, këtë mundësi mund ta kesh në çdo rast që ia krijon vete

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

UEGEN
ISBN9789995652739

1 300 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Aforizmat e Niçes lexohen me ëndje dhe kuptohen menjëherë. E sheh veten jo rastësisht të futur në të thella, duke shqyrtuar botën që është rreth teje (e vrujuar apo e qeshur), duke analizuar praktikisht një mendim të veçantë, apo duke përvijuar një përgjithësim të kërkuar. Në Aforizmat e tij Niçe hedh një dritë tjetër dhe hartimi i tyre është bërë me mjeshtëri, sepse të gjitha krijojnë një unitet të veçantë. Kjo ndihet menjëherë. Por edhe pa e pasur këtë specifikë libri Aforizma të Niçes është interesant dhe i dobishëm në disa drejtime. Një gjë e tillë duket sidomos në dobinë e tyre në organizimin e personalitetit, në shpërfaqjen e vetive të tij, në shqyrtimin filozofik të dukurive të jetës dhe të natyrës së saj, në njeriun dhe organizimin e tij shpirtëror, në karakterin dhe forcën e njeriut si qenie me arsye dhe në zhvillimin e tij, në artin dhe letërsinë e të gjitha kohërave, në zhvillimin dhe progresin e të jetuarit në përgjithësi. Duke qenë një autor i madh dhe me fuqi të lartë mendimi Niçe nëpërmjet aforizmave vjen më afër kujtdo, duke u kthyer befas në libër xhepi, interesant, i kohës, zbavitës, një libër që dashje pa dashje të fut në të thella. Të mos harrojmë se shpesh njeriu ka nevojë të brendshme, shpirtërore sidomos, për tu kredhur në gjendje të tilla meditative. Jo për gjimnastikë shpirtërore, jo edhe për fisnikërim ndjenjash, jo edhe për shumë dukuri të tjera, mund ta bëjë këtë ushtrim qoftë edhe nëpërmjet një libri të vetëm, nga kjo përmbledhje mendimesh të zgjedhura prej një autori të madh, e filozofit dhe mendimtarit të shquar, Fridrih Niçe...

Data sheet

pages140
ISBN9789995652739
Published year2009
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAgim Doksani