Udhetari dhe hija e tij - Vepra e zgjedhur 7 View larger

Udhetari dhe hija e tij - Vepra e zgjedhur 7

Friedrich Nietzsche BUE094

New product

Përshkrim i shkurtër

"Udhëtari dhe hija e tij" e Niçes, si vepër e plotë dhe një e tërë, pa shkëputje dhe në një formë artistike e lakmuar, vjen në shqip nga Taulant Hatia, i cili ka freskuar shumë gjëra nga shikimi i parë i veprës. Ideja e veprës është fisnike, njerëzore dhe domethënëse: duhet të flasësh kur nuk hesht dot më dhe të flasësh vetëm për atë që ka ndodhur, që është kapërcyer; gjithë sa mbeten janë fjalë, ose siç thotë Niçja «letërsi», mungesë disipline. "Shkrimet e mia, nënvizon ai, flasin vetëm për fitoret e mia; në to jam unë me gjithë atë që kisha armik, ego ipsissimus (vetja ime më e thellë). Meret me mend që unë kam shumë gjëra poshtë meje..." "Udhëtari dhe hija e tij" të tërheq për mendimet e thella që na shtron përpara. Ska më enigma!

More details

89 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

UEGEN

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

"Udhëtari dhe hija e tij" zgjon interes të lartë. Niçja në parathënien e veprës shkruan: "Gjithnjë është dashur kohë, shëndet, largësi, para se të zgjohej tek unë shija për të zhveshur, për të shfrytëzuar, për të qartësuar, apo për të "paraqitur" si mund ta themi ndryshe, diçka që e kam jetuar dhe lënë prapa, një falsitet të cilin doja ti hiqja vellon për ta njohur. Nëtë kuptim (kjo vepër) shkrimet e mia duhet të mbajnë një datë të mëparshme, ato flasin gjithnjë për gjëra që vijnë pas tyre." "Opinionet dhe sentencat e përziera", përfshi "Udhëtari dhe hija e tij" janë botuar prej autorit vetëm si një vazhdimësi dhe shtojcë e "Njerëzor, tepër njerëzor", "Librit për shpirtra të lirë" dhe njëherazi si ndjekje dhe dyfishim i një kure shpirtërore, i një trajtimi antiromantik të vetes, të cilin gjithnjë e gjen dhe e krijon instinkti që ka mbetur i shëndetshëm kundër një sëmundjeje të përkohshme të formës më të rrezikshme të romantizmit. «Udhëtari dhe hija e tij» mund të konsiderohet si vëllimi i dytë i «Njerëzor, tepër njerëzor». Të marra së bashku, ato mund të shqyrtohetn, siç e cilëson Niçja, si doktrinë shëndeti që mund tu rekomandohet natyrave më shpirtërore të brezit që po rritet sot si një si një disiplinë voluntariste. Si një shpirt që hera-herës e ndërron lëkurën e tij, që u jep mësim të gjithëve e sidomos atyre që i shoqëron kurdoherë pesimizmi, po nganjëherë edhe optimistëve të pandreqshëm që marrin revan dhe thonë pastaj vetëm budallësira dhe çartje të pandreqshme...

Data sheet

pages368
Published year2014
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiTaulant Hatia