Pragmatizmi

Wlliam James PL0072

New product

Përshkrim i shkurtër

Pragmatizmi, është një lëvizje filozofike, e zhvilluar në SHBA, e cila pohon qëndrimin sipas të cilit si domethënia ashtu edhe e vërteta e një ideje është në funksion të rezultatit të tij praktik.

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PLEJAD
ISBN9789994372039

600 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Pragmatizmi, është një lëvizje filozofike, e zhvilluar në SHBA, e cila pohon qëndrimin sipas të cilit si domethënia ashtu edhe e vërteta e një ideje është në funksion të rezultatit të tij praktik. Pra, thelbësisht pragmatizmi është një antiabsolutizëm i fortë: bindja që të gjitha parimet lipset të shihen më shumë si hipoteza në zhvillim e sipër se sa si aksioma rreptësisht metafizike. Si një shprehje moderne e empirizmit, pragmatizmi lulëzoi e arriti të ndikonte mjaft në jetën amerikane që në gjysmën e parë të shekullit të XX - të, duke u prirur t'i trajtonte rezultatet tradicionale filozofike nën dritën e zhvillimeve shkencore dhe sociale. Charles Sanders Piers njihet si ati themelues i pragmatizmit që në vitin 1870, duke e formuluar atë së pari si një teori e kuptimit. Ishte William James (1842-1910), një nga udhëheqësit më autoritarë të kësaj lëvizjeje, i biri i filozofit Henri James Senior dhe vëllai i romancierit të famshëm Henri James, ai që e zhvilloi pragmatizmin si një teori të së vërtetës. Sipas tij, idetë e vërteta janë "udhëheqëset" më të dobishme. John Dewey është një tjetër zë i fuqishëm pragmatist, ndikimi i të cilit në edukimin dhe teorinë sociale është mbizotërues ende edhe sot në shoqërinë amerikane.

Data sheet

ISBN9789994372039
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër